Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë sot prezantimin për Programin e Qeverisjes 2025-2029 për Infrastrukturën dhe Transportin të forcës së tij politike për zgjedhjet e 11 majit. Berisha tha se qytetarët do të furnizohen me ujë me çmime simbolike duke shkuar drejt furnizimit falas si në Austri.
Ai shtoi se Shqipëria nuk ka më pak ujë se Austria në sipërfaqen dhe popullatën e saj. Kryedemokrati tha se kemi burime ujore shumë të mëdha, mbitokësore dhe nëntokësore dhe kemi relievin gjeografik shumë të përshtatshëm për t’i përdorur këto burime për banorët.
"Në programin e përgatitur i është kushtuar një vëmendje e veçantë sistemit të ujësjellësave dhe kanalizimeve. Kur ekziston një shembull, dhe ekzistojnë të gjithë bazat për ta adoptuar atë në vendin tonë, sa kohë që ti nuk arrin ta adaptosh, ndjen keqardhje të madhe. Është një vend që furnizon qytetarët e vet falas me ujë dhe ky vend është Austria.
Logjika e këtij vendi, është vend që i ka prirë kapitalizmit, ka qenë themeltare në vlerat konservatore, logjika e atij vendi është se ai është vend plot me ujë dhe duhet t’u furnizojë banorët e saj me ujë. Shqipëria nuk ka më pak ujë se Austria në sipërfaqen dhe popullatën e saj. Ne kemi burime ujore shumë të mëdha, mbitokësore dhe nëntokësore. Kemi relievin gjeografik shumë të përshtatshëm për t’i përdorur këto burime për banorët", tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Kjo qeveri zgjidhjen e sheh tek rritja e çmimeve. Absolutisht jo. Ne do shkojmë drejt uljes së çmimeve me synim për uljen maksimale për të mos thënë pa tarifa sepse duhet një investim i madh përpara. Por prapë, në kuadër të projekteve të mëdha energjetike që kemi, ato shpejtojnë edhe mundësinë e furnizimit me çmime simbolike të qytetarëve me ujë. Impiantet. Ne patëm një projekt nga Velipoja në Ksamil për 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza dhe bllokimit të derdhjes në det të të gjitha ujërave të zeza. Ky ishte një projekt realist dhe u ndërtuan disa prej tyre nga Saranda në Shëngjin. Problemi është se kryetarët e bashkive, në vend që të paguajnë energjinë për funksionimin e tyre, preferojnë t’i derdhin në det dhe të mbetemi pa asnjë flamur blu ose me ndonjë flamur blu sporadik në brigjet tona fantastike. Marrin fund!
Nuk u ndala tek transporti ajror. Thashë disa fjalë për aeroportin e Vlorës. Përveç problemeve të mëdha që ka me ndërtimin, ka një problem jashtëzakonisht të rëndë. Ai i prish Vlorës ekosistemin mijëravjeçar. Aeroporte mund të ndërtosh, por atë ekosistem që prish ky aeroport, nuk e ndërton më dot. Është një krim madhor mjedisor. Iu them unë ju, kur ne ndërtuam autostradën Levan-Vlorë është ndërhyrë në interesin më të mirë, në mënyrë shumë të vendosur dhe e përgëzoj Komisionin Europian, që kjo autostradë të mos cenonte habitatin. Dhe ne bëmë gjithçka në përputhje me ato kërkesa, këta shkuan dhe e ndërtuan aeroportin pikërisht aty ku e shfarosin. Plus që ka probleme të tjera se zonat e shpendëve nuk janë të favorshme për të ndërtuar për avionë.
Mos gaboj, institucionet ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime shumë serioze për këtë. Një gjë mund të them, se është ndërtuar në një vend ku nuk duhej të ndërtohej. Ne kishim fiksuar një vend shumë të përshtatshëm midis Vlorës dhe Fierit. Nuk prekte absolutisht habitatin, por i shërbente jo vetëm Vlorës, por edhe Fierit dhe Beratit. Këta vrapojnë pas xhepit, pas kontove. Ndaj dhe një plan fort i studiuar i transportit ajror brenda vendit do finalizohet dhe do veprohet mbi bazën e tij. Natyrisht hekurudhat, autostradat shkurtojnë distancat, por ato nuk përjashtojnë transportin ajror, veçse mbi kritere dhe baza fizibiliteti.
TIRANA- Rudina Hajdari ka reaguar pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë ditën e djeshme nga partitë po...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të programit për transportin dhe infrastrukturën, u shpreh se ...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes së PD-së u shpreh se n&eum...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha Gjatë prezantimit të programit për transportin dhe infrastrukturën, ka paraqitur...
TIRANA- Platforma TikTok do të duhej të niste mbylljen e saj ditën e sotme për 1.5 milion llogari të përdoruesve në territo...
SHKODRA- Pas daljes së listave të kandidatëve për deputetë, bashkia e Shkodrës ka emëruar nënkryetarin e ri, Alban Pre...
Kuvend SHQIPËRI - Janë 11 subjekte zgjedhore, parti e koalicione, të cilat dorëzuan, në KQZ, në përmbyllje të afati...
DIBRA- Zv. kryeministrja njëherësh dhe Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku me anë të një postim në rrjetet sociale ...
TIRANA- Kryetar i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti tha sot s...
TIRANA- Sot u zhvilluar seanca e radhës plenare në Kuvend ku u diskutua projektligji i “Paketës së Maleve”, hapja e zyr&e...