POLITIKE

‘Presioni po vjen nga jashtë’, Abilekaj: Rama po e përdor Ballukun si llogore për t'u shpëtuar vetë ‘plumbave’!

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 17:46
‘Presioni po vjen nga jashtë’, Abilekaj: Rama po e përdor

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një nga pozicionet më të vështira politike, i gjendur mes një debati në Gjykatën Kushtetuese për fatin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku, dhe një presioni në rritje nga hetimet e SPAK ,që për herë të parë duket se po i afrohen rrezikshëm atij.

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, analisti Enton Abilekaj, thotë se lëvizjet e Ramës nuk janë një përpjekje për të mbrojtur Ballukun, por një strategji për ta përdorur atë si një “llogore” për të devijuar të gjithë sulmin politik dhe ligjor larg zyrës së tij.

Ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet të japë një vendim për kërkesën e kryeministrit për pezullimin e masës së sigurisë ndaj Ballukut, Abilekaj argumenton se ky proces nuk mund të shihet si një debat normal demokratik. Në kushtet kur gjykata ka treguar historikisht një tendencë për të mos marrë vendime kundër kryeministrit, çdo deklaratë dhe këmbëngulje e Ramës shndërrohet në presion direkt mbi gjyqtarët.

Kjo e pozicionon atë jo si palë në proces, por si një “pushtet kontrollues” mbi sistemin e drejtësisë. E gjithë kjo dramë politiko-ligjore ndodh në një sfond ku veprat madhore të infrastrukturës, të cilat janë projekte të përbashkëta të Ramës dhe Ballukut, po dështojnë ose po hetohen nga SPAK.

Rrugë të sapo inauguruara që prishen nga shiu i parë dhe projekte me kosto dhjetëra milionë euro për kilometër, kanë ekspozuar thellësisht punën e qeverisë. Sipas analistit, kjo është arsyeja e vërtetë pse Rama po lufton “me mish e me shpirt”: jo për të mbrojtur zv/kryeministren, por për të ndërtuar një mur mbrojtës rreth saj, ku të përplasen të gjithë “plumbat” e akuzave dhe hetimeve, duke lënë të paprekur Kryeministrinë.

Një element thelbësor në këtë situatë të re, është guximi i SPAK-ut për të hetuar një çështje ku përfshirja e Ramës në vendimmarrjet paraprake është e qartë. Ky “hop cilësor” i Prokurorisë së Posaçme, e cila më parë ka qenë e kujdesshme për të mos e afruar hetimin pranë kryeministrit, buron nga një fuqi e jashtme.

Kontaktet e prokurorëve të SPAK me zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe sinjalet e qarta nga Uashingtoni, siç ishte shpallja “non-grata” e kartelit Sinaloa dhe bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, konsiderohen si burimi i kësaj fuqie të re që Rama duket se nuk e kontrollon dot. Ky zhvillim shënon një kthesë të rëndësishme, ku lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, e cilësuar nga SHBA si një kërcënim sigurie i barabartë me terrorizmin, ka përfshirë tashmë drejtpërdrejt Shqipërinë.

Kjo luftë, e cila sapo ka filluar, rrezikon të implikojë thellësisht qeverinë shqiptare, duke e vendosur kryeministrin Rama përballë një “rebelimi” institucional të mbështetur ndërkombëtarisht, me pasoja ende të paqarta për të ardhmen e tij politike dhe të vendit.

Së pari ky debat gjyqësor është një debat që duhet të zhvillohet demokratikisht në vend. Dhe në qoftë se do të zhvillohej demokratikisht, në qoftë se ne do të kishim ndërtuar institucione të pavarura, nuk do të kishte asnjë problem që të diskutohet dhe të kryeministrit të jetë palë në një proces gjyqësor dhe të mbrojë veten dhe të mbrojë kërkesën që ka bërë. Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese ka treguar që e ka shumë të vështirë ose të pamundur që të marri vendim që nuk i pëlqen kryeministrit, çdo deklaratë e kryeministrit, çdo ditë, është një ndërhyrje, duket si presion dhe duket si një ndërhyrje në një vendimmarrje të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese. Dhe kjo është arsyeja që ndryshe nga qëndrimet që do mbaheshin në një vend demokratik, ndryshe nga reagimet në një vend demokratik, kjo këmbëngulje e kryeministrit që Gjykata Kushtetuese të marri vendim të cilin ai e dikton, nuk është qëndrim pale, por është një qëndrim i një pushteti kontrollues ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Pra nuk është se kemi një palë, që është Kryeministria dhe që shkon në Gjykatën Kushtetuese si çdo vend të botës, mbron idenë e vet, por kemi faktin që një kryeministër autoritar, që kontrollon, ka pushtet absolut, që Gjykatës Kushtetuese nuk e ka zbatuar vendimet që nuk i pëlqejnë dhe imponon qëndrimet e veta dhe vendimet e veta, dhe është duke bërë një fushatë të fortë presioni për një vendim të Gjykatës Kushtetuese.  E dyta pastaj është që me legjitimitet ju, që në kushtet kur veprat e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, veprat e mëdha të tyre, janë duke u hetuar nga SPAK-u, ose duke u vënë në provë nga natyra, ne shikojmë se si sa të dështuara kanë qenë në të dyja krahët. Edhe nga pikëpamja e procedurave korruptive, edhe nga pikëpamja e cilësisë së ndërtimit. Puna e tij është vënë në presion. Kemi rrugë që kushtojnë mbi 20 milionë euro kilometri, kemi rrugë mbi 10 milionë euro kilometri, kemi rrugë kombëtare të sapo ndërtuara që prishen sapo bie shi dhe sigurishti gjendur në këtë presion, Edi Rama po mundohet që të ruajë llogoren e Ballukut që i gjithë presioni të shkojë tek zëvendësja e tij dhe jo tek ai.

Është kjo arsyeja që Rama po lufton për Ballukun? Jo për të mbrojtur Ballukun, por që i gjithë presioni, lufta të bëhet në atë llogoren e Ballukut dhe plumbat të shkojnë aty, në kuptimin politik të fjalës? Mos vijnë në Kryeministri, mos shkojnë tek ai. Pra Rama po mendon se si ta përdorë llogoren që është hapur tek Balluku, për të shmangur përgjegjësinë e tij, për të shmangur luftën në llogoren e tij. Dhe për këtë arsye është duke punuar me mish e me shpirt. Jo se ai ka, nuk besoj, unë nuk e besoj teorinë që Balluku e ka kërcënuar atë, ne e kemi parë në këto 12 vjet se si i ka shitur të gjithë, i ka bërë kurban të gjithë për interesin e vet, por sepse ai dëshiron që të mbajë sa më shumë atë që të goditet sa më shumë Balluku, që të mos vijë deri tek ai lufta.

Besoj që mjafton shpallja non-grata e kartelit Sinaloa dhe bashkëpunëtorëve të tyre të cilët janë shqiptarë që i kanë investuar në Shqipëri, vëllezërit Hysa apo jo? Ky është një sinjal i qartë që edhe Shqipëria është nën vëzhgim ose nën hetim për çfarë ka bërë me për pastrimin e parave të trafikut të drogës, dhe pastaj, jo vetëm për atë kartelin Sinaloa, por për të gjitha ato para, për të gjithë ata që përfshihen nëpër raportet të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ne i kemi. Ose në raportet me Bashkimin Evropian ose të agjencive ligjzbatuese të perëndimore. Kështu që besoj është e qartë tashmë që Shtetet e Bashkuara me një akt konkret, siç ishte ai i Sinaloas dhe vëllezërve Hysaj, ka përfshirë edhe Shqipërinë në atë që e quajnë luftën kundër trafikimit të drogës, të cilën e ka marrë shumë seriozisht dhe e quan si një luftë kundër terrorizmit.

I ka klasifikuar si organizata terroriste organizatat e trafikut të trafikimit të drogës, dhe në këto, Shqipëria organizata të tilla ka me bollëk. Ka të pavarura, ka dhe në bashkëpunim me organizata si Sinaloa, shumë të fuqishme si Sinaloa, Ndrangheta, e të tjera. Kështu që besoj që është një luftë që sapo ka filluar që nuk mund të përjashtojë Shqipërinë. Dhe sigurisht dhe qeverinë shqiptare. Dhe për këtë ka shumë shkrime, artikuj, deklarata se si qeveria shqiptare ka lehtësuar punën, pastrimin e parave, hyrjen, trafikimin, përdorimin e rrugëve të trafikut për drogat e rënda si kokaina dhe heroina, që vijnë nga Amerika Latine, kryesisht kokaina. Në këtë seri është një, kjo është një gjë që, një çështje e cila sa më shumë të hetohet, aq më shumë do të prekë Shqipërinë, dhe për fat të keq pastaj, mund të implikojë pozicionin e Shqipërisë në raport me Shtetet e Bashkuara, ose për fat të mirë mund të, mund të evidentojë vetëm përgjegjësinë e qeverisë dhe të kemi masa që nuk do e prekin Shqipërinë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë