Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë takuar të premten, ndaras, të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, në lidhje me pritjet nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Dy liderët e Kosovës i kanë zhvilluar takimet e para me Sorensenin në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih, e cila ka nisur punimet të premten.
“Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, ka thënë Osmani përmes një postimi në X - dikur Twitter.
Kurti ka folur për rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 2023. Palët nuk e kanë nënshkruar këtë marrëveshje dhe as nuk kanë bërë ndonjë hap drejt zbatimit të saj. Sipas Zyrës së kryeministrit, Kurti ka thënë se kjo marrëveshje “po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres [Ana] Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja”.
“Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiç, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160-faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës”, është cituar të ketë thënë mes tjerash Kurti.
Peter Sorensen, nga Danimarka, e ka nisur zyrtarisht punën më 1 shkurt, duke e pasuar Mirosllav Lajçakun. Osmani, Kurti dhe zyrtarë tjerë të Kosovës patën kritikuar Lajçakun për qasje të pabarabartë në dialog dhe për rreshtim, me raste, kah Serbia.
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ka thënë një ditë më parë se ka dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë mundësinë, së bashku me Sorensenin, për ta bërë funksional dialogun mes dy vendeve fqinje. Sorensen ka thënë të enjten se në dy ditët e fundit ka biseduar në Paris dhe Berlin për mënyrat se si mund të avancojë procesi i dialogut.
“Mirënjohës për mbështetjen e tyre të plotë për përpjekjet e mia”, ka thënë Sorensen në X, ku ka postuar edhe fotografi me zyrtarë të të dyja shteteve.
Nuk është e qartë se kur mund ta mbajë takimin e parë Sorensen në kuadër të dialogut, duke qenë se Kosova mbajti zgjedhje më 9 shkurt dhe pritet ta formojë qeverinë e re, ndërsa Serbia përballet me paqartësi politike pas dorëheqjes së kryeministrit.
Kallas tha se po pret derisa Kosova të formojë qeveri të re, për të “parë se si të vazhdojmë tutje”. Sorensen, për dallim nga paraardhësi i tij, do të merret vetëm me dialogun ndërmjet dy vendeve fqinje, e jo edhe me çështje rajonale të Ballkanit.
Emërimi i Sorensenit është parë si pozitiv, duke qenë se 57-vjeçari e njeh rajonin. Diplomat prej shumë vitesh, ai ishte angazhuar në Kosovë, në kuadër të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK), si dhe në role tjera, në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Sipas njohësve të politikës, ai nuk ka nevojë që të informohet paraprakisht për njerëzit apo faktet historike të rajonit, sepse tashmë ka pasur mundësinë ta krijojë një pasqyrë nga afër. Një tjetër argument që është përmendur si pozitiv nga zyrtarët në Prishtinë është se ai është nga Danimarka, vend që njeh shtetësinë e Kosovës, dhe se do të ketë qasje të barabartë në dialog. Kosova dhe Serbia dialogojnë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian që nga viti 2011./ REL
veliaj, bushka TIRANË- Dy ditët e fundit përpara se të paraqitej për të dëshmuar në Prokurorinë e Posa&cc...
erion veliaj DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga paraburgimi i Durrësit sërish lidhur me procesin gjyqës...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar foton e publikuar sot në media, ku kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci sh...
konferenca TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot në konferencë lidhur me regjistrimin e 300 emigrantëve ng...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një konferencë me mediat komentoi sërish fshirjen ...
TIRANË- Komisioni Rregullator ka miratuar ditën e sotme modelin e fletës së votimit për e nigrantët ose siç i e kanë...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon në selinë blu një konferencë me gazetar&e...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet se ...
TIRANË- Prestigjozja Bloomberg i ka kushtuar një segment arrestimin të kryebashkiakut Erion Veliaj në Shqipëri për korrupsion.&n...
Osmani MUNIH- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë sot në Konferenc&eum...