Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për arsimin dhe shkencën u ndal edhe te tarifat e studentëve dhe pranimet në universitet. Gjatë fjalës së tij, Berisha dekaroi se nëse PD vjen në pushtet do të hiqet mesatarja për pranimet në universitete dhe se do të përgjysmohen tarifat e studentëve. Berisha deklaroi gjithashtu se do të dyfishohen rrogat e mësuesve dhe rroga minimale e pedagogut sipas tij do të jetë 2000 euro.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Një qendrim tjetër ndaj studentëve. Pranimet në universitete do jenë tjera, nuk është më mesatarja ajo që udhëheq, jo, do të hiqet.
Sigurisht që, pranimet do të jenë transparente. Tarifat do të përgjysmohen, minimumi. Unë e kuptoj dhe mirëkuptoj botën akademike, e cila për mungesë buxheti shikon te tarifat e studentëve një burim shumë të rëndësishëm të të ardhurave. Por garantoj se, buxheti do të dyfishohet për arsimin, ndërkohë tarifat, nuk mund të paguajë studenti në Shqipëri tarifë dy-tri herë më të lartë se studenti në Austri, apo se studenti në Gjermani, apo se studenti në Francë. Këto janë gjëra absurde, në një kohë kur prindërit te atyre studentëve kanë të ardhurat 5-6 herë më të mëdha se prindërit e këtyre këtu.
Thashë edhe njëherë, minimumi do të përgjysmohen, por edhe mund të zbresin në 1/3 sipas rastit.
Rrogat e mësuesve do të dyfishohen. Rroga minimale e pedagogut do shkojë në 2000 euro. Numri i studentëve për pedagogë do përgjysmohet. Nuk ishim afër standardit të OECD-së në vitin 2005, dyfishuam numrin e asistentëve dhe pedagogëve, shkuam në 11.600, nga 6000 që ishin, tani kanë zbritur përsëri në 6000, kanë ikur. Iu bëjnë superngarkesa, nuk i japin asnjë hapësirë për kërkime shkencore.
Liria akademike ka pësuar goditje të mëdha shumë. A mund të imagjinoni ju, nuk ka një vend të dytë në botë, ka diktatorë ideologjikë gjakësorë, siç është i koresë së Veriut, por prap nuk është kryetari i Këshillit Shkencor i Koresë së Veriut, nuk është. Edi Rama shpalli veten kryetar i Këshillit Shkencor. Bota akademike në këtë këshill përfaqësohet nga tri vetë: Lubi Loti, përfaqësohet nga tri vetë, nga tri personalitete dhe ajo. A mund të imagjinohet? E meriton ajo, sepse ajo është një plaçkitëse që pas Edi Ramës, historia e Shqipërisë nuk ka patur një të dytë. Ua them unë me fakte e dokumenta.
Pra, ajo përfaqësohet në këshill shkencor të kombit kombëtar me tre persona, universitetet me tre persona. Në krye të këshillit, do të më falin se unë kam shumë respekt për mësuesit, një mësues vizatimi, është shumë më keq sesa një mësues vizatimi. Mësues vizatimi janë të nderuar. Mësues zhgarravinash.
Po, absolutisht! Ia kanë thënë dhe në kritikë te artet, jo më unë. Pra, ky njeri kryeson Këshillin Shkencor.
Ky njeri, ka marrë me borde universiteteve çdo kompetencë. Kjo është e vërteta!
Por, në qoftë se ti ia merr lirinë akademike universiteteve ti i than ato, ti i përthanë ato, ti i shndërron ato në një automat që japin leksione, dalin nga leksioni, japin mësim. Kërkimi shkencor, inekzistent pothuajse. 1/57 e mesatares të vendeve të OSBE-së. Kjo është e vërteta!
Me dhjetëra e dhjetëra studiues të rinj mbrojnë tezat duke paguar dhe asnjë qindarkë shpërblim.
Në mjekësi, me qindra stazhierë që derdhin ditë e natë te shtrati i të sëmurit, nuk paguhen. Paguajnë ata. Është një, të themi, një degradim. Dhe ju garantoj një gjë, që është shumë shumë e hidhur.
Në raport me diktaturën më të egër staliniste të Europës, sot liria akademike është shumë më e cunguar. Sot, kërkimi shkencor është absolutisht dy-tre herë më i centralizuar se sa ishte në atë kohë.
Dilje, çojë te zv.dekani projektin shkencor, ai ta miratonte, ti vazhdoje punën. Tani, projektin duhet ta shohë kryetari i Këshillit Shkencor Kombëtar, Edi Rama.
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me njoftimin e shpërndarë nga mediar për ndalimin efondeve nga SHBA p&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për arsimin ...
DURRËS- Hyrja e automjeteve ne zonën e kënetës në Durrës, është bllokuar nga policia për shkak të nivel...
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë u ka nisur një notë diplomatike institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet nd&...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula dhe Kreu i LZHK Dashamir Shehi kanë folur për votën e diasporës.&n...
pamje nga mbledhja TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon sot mbledhjen e radhës në selinë blu. Kryetari...
fredi beleri TIRANË- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Kryepes...
komisioni TIRANË- Komisioni i Medias ka vendosur t'i kërkojë Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar të nd&eu...
Bllako TIRANË- Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka shtyrë ditën e sotme seancën e radhës për ish-deputetin socialist, ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një aktivitet të organizuar në institutin Harry Fultz, i cili ë...