Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon sot mbledhjen e radhës në selinë blu. Kryetari i PD-së, Sali Berisha po mban fjalën e tij para nisjes së pjesës tjetër të mbledhjes me dyer të mbyllura.
Ai u shpreh se për 100 ditët e ardhshme duhet nisur me përgatitjen e një seri aktesh, vendimesh, të cilat, sipas tij do të sjellin desorosizimin e shpejtë të shoqërisë shqiptare. Berisha tha se "kopshti eksperimental" i Xhorxh Sorosit u bë Shqipëria, ndërsa deklaroi se javën e parë pas 11 majit do të mnbyllet me ligj fondacioni i Aleks Soros në vendin tonë.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Së pari, dëshiroj t’u përshëndes ju për angazhimin shumë serioz që keni bërë në fushatën elektorale brenda dhe jashtë vendit dhe duke vlerësuar veprimtarinë tuaj, del qartë se nuk është vetëm radha jonë, nuk është vetëm stina jonë, por është edhe dallga jonë. Shqiptarët çdo ditë e më shumë janë të bindur se në pushtet me datën 11 maj do të jetë PD. Dhe, kjo është një përgjegjësi e madhe, por i garantoj me këtë rast se 100 ditët do jenë 100 ditët e transformimit rrënjësor të Shqipërisë.
Koha nuk pret, ndaj duhet të përgatiten të gjitha vendimet e 100 ditëve të para gjatë këtyre muajve para fushatës, në mënyrë që ato të firmosen në përputhje me Kushtetutën, si vendime qeverie apo akte normative, për të bërë realitet programin tonë transformues të Shqipërisë.
Është një domosdoshmëri e madhe, ka një diskreditim të madh kombëtar dhe ndërkombëtar të këtij regjimi. Personalisht të Edi Ramës, i cili është i aftë të marrë çdo vendim, të marrë çdo akt dhe veprim për të siguruar karrigen e tij, pasi e di se në Europë, ai dhe Lukashenko dhe Putini janë tre kampionët e krimeve ndaj vendit të tyre. Krimeve politike, por ky edhe të gjenocidit të butë ndaj shqiptarëve, përzënies së tyre nga vendi. Në të gjithë përgatitjen tonë, është e domosdoshme një seri aktesh, vendimesh, të cilat sjellin desorosizimin e shpejtë të shoqërisë shqiptare.
Është fakt i pamohueshëm se në botë, kopshti eksperimental i Xhorxh Sorosit u bë Shqipëria. PD nuk është një parti e ekstremit të majtë, por është një parti që i qëndroi fuqishëm. Ndaj dhe ajo merr përsipër para shqiptaërve me akte dhe ligje të desorosizojë Shqipërinë. Unë i bëra thirrje Aleksis Soros të mbyllë fondacionin në Shqipëri, sepse i jap fjalën, që javën e parë pas 11 majit do të mbyllet me dekret ligj që të mos shkelë më në Shqipëri. Ky fondacion i ka bërë të këqija të mëdha Shqipërisë.
Është bërë mbështetës i ekstremit të majtë në Shqipëri dhe i kulturës uoke të shkatërrimit të familjes dhe identitetit gjinor.
Ndaj dhe në detyrimin tonë si forcë politike është përgatitje e të gjitha akteve dhe ligjeve që sjellin desorosofikimin e Shqipërisë. Nuk ka një vend të dytë në Europë dhe botë që pësoi pasojat e superspekulantit, supercensorit. Xi Jinping dhe Vladimir Putin ushtrojnë censurë në vendet e tyre, kurse Xhorxh Soros me doktrinën e tij në mbarë botën.
Pra, a e imagjinoni ju që paratë e taksapaguesve financojnë censurë të SHBA. Financojnë Fatmir Xhafën. Financojnë Erion Braçen dhe zyra të tilla. Ne nuk u bëmë pjesë e kësaj axhende në parlament dhe mbajtëm qëndrimin më të drejtë.
Por ne zotohemi se duke ruajtur absolutisht standardet më të mira të lirive dhe të drejtave njerëzore, të respektit të Kushtetutës, të drejtësisë së pavarur, por desorosizimi i Shqipërisë do jetë një objektiv madhor.
Pasoja të paimagjinueshme.
fredi beleri TIRANË- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Kryepes...
komisioni TIRANË- Komisioni i Medias ka vendosur t'i kërkojë Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar të nd&eu...
Bllako TIRANË- Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka shtyrë ditën e sotme seancën e radhës për ish-deputetin socialist, ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një aktivitet të organizuar në institutin Harry Fultz, i cili ë...
murrizi, lapaj TIRANË- Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj përmes një postimi në rrjetet e tij sociale i ka drejtuar di...
Foto ilustruese TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për her&eu...
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka miratuar një plan masash për zbatimin e Strategjisë së Hetimit dhe Paranda...
Bledar Milaqi TIRANË- Aktivisti i Diaspora për Shqipërinë e Lirë, Bledar Milaqi ka folur për problematikat e hasura deri tani...
KOSOVË- Sikur të punonte për 6 vjet me radhë dhe nga ato të ardhura të mos e shpenzonte as edhe një cent, pasuria e një...
TIRANË- Biznesmeni Ron Yeffect, të cilit Arben Ahmetaj deklaroi se është miku i kryeministrit Edi Rama dhe se ka ky i fundit dont&eum...