Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se në fushën e rendit dhe sigurisë do të ndodhë një transformim rrënjësor. Berisha u shpreh se rrogat, trajtimi do jenë përparësi e madhe për Policinë e Shtetit dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit, përfshirë këtu edhe Shërbimin Informativ.
Më tej shtoi se rritja e rrogave do jetë në mënyrë progresive për të gjithë punonjësit e policisë, veçanërisht të niveleve inspektorit, të komisarit, në mënyrë që të ngushtohet, sipas tij, hendeku i krijuar edhe në polici mes rrogave të larta dhe rrogave të ulëta.
Kryedemokrati tha se brenda një kohe rekord do të rivendosin shtetin ligjor dhe do vendosim para ligjit "të gjithë ata të cilët ndërtuan këtë shtet".
"Kështu që ju siguroj se një transformim rrënjësor do të ndodhë në fushën e rendit dhe sigurisë me besim të plotë se kjo do të jetë një nga reformat më të suksesshme. Sot në mëngjes më merrte një mik i imi në telefon, kishte një problem me një konsulent ndërkombëtar. Nuk më erdhi, tha. I kishte thënë familja se nuk mund të shkosh se është vend i pasigurt. Imagjinoni pra investitorët. Asnjë investitor i huaj serioz nuk vjen. Nuk vjen ai se nuk konkurron dot me asgjë për arsye se kontejnerët me euro shkatërrojnë çdo konkurrencë këtu.
Rrogat, trajtimi do jenë përparësi e madhe për Policinë e Shtetit dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit. Edhe për Shërbimin Informativ, vetëkuptohet. Nuk mund të ketë Shërbimi Informativ një drejtuese që është shkarkuar për dyshime shumë të forta në vendin e vet. Dhe pikërisht për ato dyshime, emërohet në krye të SHISH, për shkak të vëllazërisë Vuçiç-Rama. Me këtë rast u bëj thirrje të gjithë punonjësve të Shërbimit Informativ që të distancohen nga çdo veprim dhe inkriminim, nga çdo politizim në interesin më të mirë të tyre dhe të vendit të tyre. Se ajo me datën 13 ia mbath, nuk është më. Nuk mund të jetë se ajo nuk mund të emërohej kurrë në atë detyrë. E shkarkuar nga qeveria e vet për dyshime shumë serioze, bashkëpunime dhe të tjera. Vjen dhe merr me porosi të Vuçiçit, drejtimin e SHISH.
Rrogat do rriten progresivisht të të gjithë punonjësve të policisë, veçanërisht të niveleve inspektorit, të komisarit, në mënyrë që të ngushtojmë hendekun që është krijuar edhe në polici mes rrogave të larta dhe rrogave të ulëta. Nuk është ky koncept në botën e qytetëruar, në botën e lirë. Jo, është tjetër. Midis presidentit të SHBA dhe rrogëmesmit ekzistojnë gjithsej 4 herë diferenca, maksimumi 5, asnjëherë më shumë. Kurse këtu është 10-11 herë. Kjo situatë merr fund. Ju do pajiseni me teknologjinë më moderne, me mjetet më të mira, më të domosdoshme për të bërë ligjin dhe vendosur rendin dhe sigurinë.
Do keni çdo mbështetje për t’u përballur me krimet e reja, krimet kibernetike dhe krimet e tjera, të cilat zhvillohen gjithnjë në kushtet e reja.
Bindja ime është se me shpejtësi do të shembim narkoshtetin, do të rivendosim shtetin ligjor dhe brenda një kohe rekord do vendosim para ligjit të gjithë ata të cilët ndërtuan këtë shtet, këtë antishtet apo këtë shtet droge dhe krimi, i pari dhe i vetëm në ligjor. Shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve për integrimin në BE. Ju do jeni në partnerë të denjë të organeve ligjzbatuese të vendeve partnere. Dhe do shndërroheni, njëlloj siç ishit, në institucion të fuqishëm me kontribute të mëdha në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Ishte para së gjithash puna juaj e shkëlqyer që bëri të mundur liberalizimin e vizave. Ishte puna juaj e shkëlqyer arrestimi dhe asgjësimi i mbi 200 bandave në një hark kohor 18 mujor që hapi dyert e NATO-s për Shqipëri. Jam i bindur se do jetë puna juaj e shkëlqyer, puna e organeve ligjzbatuese, e policisë, e drejtësisë, e SHISH, ato të cilat do të rikthejnë besimin e plotë të shqiptarëve tek Shqipëria, tek rendi, tek siguria dhe të partnerëve tanë tek Shqipëria, do përshpejtojnë procesin e integrimit në Europë.", tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se me ardhjen e tyre në qeveri do të largohen nga Policia e Shtetit dhe ...
takimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në prezantimin e programit qeverisës t&eu...
TIRANË- Delegacioni i OSBE-ODIHR që do të monitorojë zgjedhjet e 11 majit është fotografuar ditën e sotme para ambienteve t...
TIRANË- Diskutimet në Gjykatën Kushteuese në lidhje me çështjen e gazetarit Elton Qyno janë zbardhur ditën e so...
basir collaku MAT- Kandidati i PD për deputet në Mat, Basir Çollaku ka denoncuar në fhsatin Bushkash po shpërndahen produkte me ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në rrjetet e tij sociale takimin e radhës mes emigrantët shqiptarë në ...
TIRANË-Kryeminstri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për...
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka ngritur alarmin, se pronat në Jug të vendit po vidhen nga ministra, deputetët dhe njerëz të...
TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij në konferencën Rajonale “P...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, e ka cilësuar mbajtjen e Samitit të ...