Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
Qeveria po ndryshon ligjin për sinjalizuesit në përputhje me dispozitat e BE-së, ndërkohë që një dekadë pas miratimit, ligji aktual nuk ia ka dalë të ndërtojë një mekanizëm funksional për të luftuar korrupsionin në administratën publike.
Këshilli i Ministrave ka publikuar një nismë ligjore për “sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, gati një dekadë pas miratimit të ligjit në fuqi, i cili deri më sot nuk duket se ia ka dalë të ndërtojë një mekanizëm funksional të sinjalizimit për shkeljet ligjore dhe korruptive brenda administratës publike.
Prej vitit 2016, kur ligji hyri në fuqi, raportohen shifra të papërfillshme sinjalizimesh që vijnë nga sektori publik, në kontrast me numrin e sinjalizimeve në sektorin privat.
Relacioni që shoqëron nismën sugjeron se drafti bazohet në një analizë të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit (DPAK) dhe “sjell një qasje të përditësuar dhe gjithëpërfshirëse në trajtimin e sinjalizimit, duke adresuar mangësitë e evidentuara gjatë zbatimit të ligjit ekzistues”.
I konsideruar si një mekanizëm shumë i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit me termin ‘sinjalizues’, ligji i referohet punonjësve në sektorin publik dhe privat, të cilët kanë qasje në informacione dhe dijeni për shkelje ligjore, raste korruptive, etj., dhe ligji u ofron mekanizma për ta përçuar këtë informacion duke u ruajtur konfidencialitetin dhe duke ofruar mbrojtja nga hakmarrja.
Në ndryshim nga ligji ekzistues, nisma ofron mbrojtje nga hakmarrja dhe për “sinjalizuesit publikë” që zgjedhin të përdorin median për të bërë denoncimet e tyre.
Nisma parashikon zgjerim të rrugëve të sinjalizimit, të cilat mund të bëhen në njësitë e posaçme të ngritura brenda institucioneve, direkt në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, në mënyrë publike ose në organe të tjera përgjegjëse.
Sipas relacionit, dispozitat e reja parashikojnë “forcimin e mbrojtjes së sinjalizuesve, ka zgjeruar gamën e mbrojtjes edhe për personat e lidhur me ta, për ndihmësin, çdo individ që mbështet procesin e sinjalizimit, si dhe për personat juridikë që sinjalizuesi zotëron, përfaqëson, punon ose ka një marrëdhënie biznesi me ta”.
Të vetmet raste kur ligji nuk ka fuqi për mbrojtjen e denoncuesve janë ato që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, ruajtjen e sekretit profesional të avokatit, konfidencialitetin e informacionit mjekësor, konfidencialitetin e diskutimeve dhe të vendimeve të marra në dhomë këshillimi dhe ruajtjen e sekretit hetimor në procesin penal.
Qeveria pretendon se drafti përputhet me dispozitat e BE-së dhe është pjesë e masave të ndërmarra në kuadër të kapitullit të parë të negociatave, ku parashikohen një sërë masash ligjore për luftën ndaj korrupsionit./BIRN
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, zyrtarizoi dorëheqjen e tij nga ky post përmes një deklarate të publikuar në...
Administrata publike po fryhet në numër punonjësesh vit pas viti, teksa po zhvendoset drejt pozicioneve më të larta në hierarki. S...
Sot, 11 shtator 2025, do të mësohet Qeveria e Re e Shqipërisë. Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare para...
Është bërë publik mesazhi i Ermal Dredhës, kryebashkiakut të Vlorës, i cili dha dorëheqjen të mërkurën....
Për gazetarin dhe analistin Andi Bushati, demokratët amerikanë, në 8 vite, punuan për të instaluar në Shqipëri një ...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen paraditen e kësaj të marte nga drejtimi i institucionit ...
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë, mbi lidhjet midis karteleve të drogës ...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Dredha ka pasur përplasje të vazhdueshme me...
Këshilli i Ministrave ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Kastrio...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi pas shkeljes së hapësirën ajrore të Polonisë nga dronët rusë duke shprehur ...