POLITIKE

Projektligji për shëndetin riprodhues, Berisha: Nismë monstruoze dhe antishqiptare! Rama po zbaton doktrinat e Sorosit dhe Çubrilloviçit

n.f Përditësimi i fundit 10 Maj 2024, 12:54
Projektligji për shëndetin riprodhues, Berisha: Nismë monstruoze
Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me nga Koalicionin Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës dhe Partinë Demokratike ku ishte në një lidhje live. Berisha gjatë fjalës së tij foli me tone të ashpra për projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”.

Sipas tij ky projektligj është nismë monstruoze, çnjerëzore dhe antishqiptare të një regjimi që i ka vënë vetes mision historik shkatërrimin e kombit shqiptar.  Berisha shtoi se kryeministri Edi Rama ka angazhimin e tij për rrënimin e këtij kombi ku theksoi se në themelin e shoqërisë është familja. 

Fjala e Berishës:

Një përshëndetje të përzemërt kam për deputetin Tritan Shehu, deputetin Petrit Vasili dhe të gjithë ata, të cilët në momentet më të para të shfaqjes së kësaj nisme, do ta quaja pa abuzim në semantikë, nismë monstruoze, çnjerëzore, antishqiptare të një regjimi që i ka vënë vetes mision historik shkatërrimin e kombit shqiptar më shumë se rreth 40 pushtime që ky komb ka njohur në shekuj dhe mijëvjeçarë. Regjimit të Edi Ramës.

Pas instalimit të një kuadri politik shpopullues të këtij vendi, kuadër që ju imponoi rreth 35 përqind të shqiptarëve të braktisin vendin e tyre në një hark kohor 8-vjeçar. Kuadër që zëvendësoi sigurinë dhe ligjin me antishtetin dhe narkoshtetin, tani në përputhje të plotë me doktrinën e Çubrilloviçit, i cili në epiqendër të betejës kishte nënën shqiptare, ky famëzi që në histori ka ekuivalent vetëm Edi Ramën, kishte përcaktuar si objektiv kryesor nënën shqiptare për të shkatërruar kombin shqiptar.

Edi Rama në angazhimin e tij, ky antishqiptar në çdo aspekt, në angazhimin e tij për rrënimin e këtij kombi zbret tani në themelimin e kombit. Në themelin e shoqërisë, në shenjtërinë e kombit dhe të shoqërisë, familja. Ai zbaton doktrinën e një monstre tjetër të njerëzimit pas Karl Marksit, Xhorxh Sorosit. Midis doktrinës komuniste për familjen në finalen e ndërtimit të shoqërisë dhe doktrinës së Xhorxh Sorosit, ndryshojnë vetëm termat, por rezultatet janë të njëjta."

berisha rama projektligji per shendetin riprodhues

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë