Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
TIRANA- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i ka dërguar një letër të hapur institucioneve më të larta shtetërore ku kërkon të ndërpritet shqyrtimi i projektligjit “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” pa pjesëmarrjen e tyre në seancat konsultative në Ministrinë e Shëndetësisë. Po ashtu në letër, KNFSH kërkon t’i njihet e drejta të paraqesë vëzhgimet, prapësimet dhe kundërshtitë lidhur me projektligjin si dhe të bëhet pjesë e dëgjesave publike të këtij projektligji.
Në një deklaratë për shtyp, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, pasi u njoh nëpërmjet medias me projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, në datën 29 prill 2024 mblodhi Bordin e Presidencës, së bashku me një grup pune të miratuar nga pesë komunitetet fetare, të përbërë nga specialistë: juristë, sociologë, teologë dhe mjekë. Në deklaratë shtohet se gjatë këtij takimi, Këshilli Ndërfetar ngriti shqetësimin për mungesën e përfshirjes së komuniteteve fetare në dëgjesën publike të këtij ligji, si palë e interesit dhe për mungesën e një relacioni.
Deklaratë për shtyp:
Bazuar në të drejtat e tij statutore, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, pasi u njoh nëpërmjet medias me projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, në datën 29 prill 2024 mblodhi Bordin e Presidencës, së bashku me një grup pune të miratuar nga pesë komunitetet fetare, të përbërë nga specialistë: juristë, sociologë, teologë dhe mjekë. Gjatë këtij takimi, Këshilli Ndërfetar ngriti shqetësimin për mungesën e përfshirjes së komuniteteve fetare në dëgjesën publike të këtij ligji, si palë e interesit dhe për mungesën e një relacioni, që duhet ta shoqërojë këtë projektligj në faqen zyrtare. Grupi i punës ka paraqitur para Bordit të Presidencës argumentet profesionale në lidhje me projektligjin në fjalë dhe efektet negative që ai mund të ketë për shëndetin e individit, familjes dhe shoqërisë.
Pas një pune intensive disaditore të specialistëve të fushës, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, bazuar në statutin e tij, të miratuar në vitin 2007, i drejtohet me një letër të hapur institucioneve më të larta shtetërore:
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë – Kryetares, znj. Lindita Nikolla dhe Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë; Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama; Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministres znj. Albana Koçiu; Avokatit të Popullit, znj. Erinda Ballanca dhe për dijeni Presidentit të Republikës, SH.T.z. Bajram Begaj.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, si grup interesi, kërkon të ndërpritet shqyrtimi i projektligjit në fjalë pa pjesëmarrjen e tij në seancat konsultative në Ministrinë e Shëndetësisë; t’i njihet e drejta të paraqesë vëzhgimet, prapësimet dhe kundërshtitë lidhur me projektligjin; si dhe të bëhet pjesë e dëgjesave publike të këtij projektligji. Në rast të kundërt, Këshilli Ndërfetar kërkon që projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” të mos kalojë në Kuvendin e Shqipërisë.
Me dëshirën që kërkesat tona, të cilat përfaqësojnë vullnetin dhe qëndrimet e të gjithë besimtarëve tanë, pjesë e pesë komuniteteve fetare zyrtare dhe shoqërisë shqiptare, të marrin vëmendjen e duhur nga ana e institucioneve ligjzbatuese dhe të gjithë së bashku, të punojmë për një të ardhme më të mirë e më të sigurt për brezat e rinj, me besim te Zoti e te ligji për të mirën e përbashkët.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj!
Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë
Haxhi Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos, Kryepiskop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Imzot Gjergj Meta, Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë
Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Kryegjyshatës Bektashiane
Pastor Ergest Biti, Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë
Manja dhe Basha TIRANË- Gjatë interpelancës mes deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe ministrit të Drejtësis&eum...
ulsi manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend, në kuadër të interpelanc&eu...
enkelejd alibeaj TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me interpelancën e kërkuar nga opozita me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Ma...
Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi per mes një postimi ka reaguar në lidhje me Ditën e Europës. Bardhi...
Silvio Gonzato TIRANA- Sot në Ditën e Europës, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, teksa mori pjesë në nj&eu...
Igli Hasani TIRANA- Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani tha sot, gjatë fjalës së tij në një aktivitet të...
edi rama GREQI- Media greke "Protothema" ka shkruar për takimin e kryeministrit Edi Rama më 12 maj në Athinë me diasporën shqiptar...
Basha TIRANË- Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka folur para mediave jashtë Kuvendit ku u shpreh se mazhoranca nuk mund t...
Foto ilustruese LEZHA- Agjencia italiane e lajmeve ANSA ka shkruar se është shtyrë hapja e qendrave të emigrantëve që is...
Igli Hasani TIRANA- Pas daljes së rezultateve për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar dhe ministri për Evropën ...