Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta pas denoncimit të Partisë Demokratike, se ai dhe familjarët e tij kanë përfituar 22.4 hektarë tokë në Vuno. Përmes një postimi në "X", Rama shkruan se kjo është një përpjekje tjetër e dëshpëruar, ku po hidhet baltë mbi familjen e tij, për të sulmuar vetë atë.
Kryeministri deklaratat të cilat i ka cilësuar si "lëtyrë e nxjerrë nga kanalet e ujrave të zeza mediatike", do ti shtohen padisë së radhës ndaj atyre që i quajti "skllevërit e ballkonit Non Grata". Lidhur me pronat, Rama shkruan se trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit të tij në Vuno të Himarës, janë ende pa marrë certifikatën e pronësisë, sipas tij njësoj si pronarë tjerë tokash në atë zonë.
POSTIMI I PLOTË:
Përpjekja e dëshpëruar për të bërë një paralele të pamundur, mes pushtetit të përdorur për veten e për familjen dhe pushtetit të vënë në dispozicion të të gjithëve, ku edhe vetja, familjarët apo fisi yt trajtohen njësoj si të gjithë, është një përpjekje që e përshëndes me kënaqësi, sepse aq sa ç’është e neveritshme si gjithnjë kur hidhet baltë mbi familjen time për të luftuar në fakt me mua, aq është këtë herë edhe e mirëseardhur për të bërë dallimin si nata me ditën mes agresorëve të familjes time dhe meje si kundërshtar i papërkulshëm i tyre!
Të gjitha faktet që e ekspozojnë këtë përpjekje, si një lëtyrë të nxjerrë nga kanalet e ujrave të zeza mediatike në Tiranë e në Athinë, e tashmë të propaganduar nga skllevërit e ballkonit Non Grata, do të jenë pjesë e padisë së radhës në gjyq për këta të paudhë që në fakt, po i paguajnë me një vetëdiskreditim e vetëturpërim shembullor në sytë e shqiptarëve paudhësitë e panumërta, që i kanë bërë këtij vendi e këtij populli kur kishin edhe gurin edhe arrën, në duart e tyre të mbrapshta e të pista.
Por për publikun ka vetëm një fakt. Sot e gjithë ditën, duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit tonë në Vuno të Himarës, njësoj si plot trashëgimtarë të tjerë të kësaj zone - ku sapo isha së bashku me kryebashkiakun tonë të së dielës së ardhshme, Vangjel Tavon - nuk i ka marrë ende çertifikatat e pronësisë. Sepse unë, ndryshe nga kundërshtarët e mi pa din e pa iman, nuk jam i asaj kategorie përfaqësuesish të popullit, që tjetër thonë për njerëzit e tjetër bëj për vete. Kështu që faleminderit që e hapën këtë gropë në publik për mua dhe bujrum le të hidhen vetë brenda, si zakonisht, por këtë herë me të mirën e madhe që populli do ta shohë dallimin e madh, si në një pasqyrë ku vetëm qorrat me qimen e syrit në tru mund të mbeten pa e kuptuar!
Përpjekja e dëshpëruar për të bërë një paralele të pamundur, mes pushtetit të përdorur për veten e për familjen dhe pushtetit të vënë në dispozicion të të gjithëve, ku edhe vetja, familjarët apo fisi yt trajtohen njësoj si të gjithë, është një përpjekje që e përshëndes me…
— Edi Rama (@ediramaal) August 2, 2024
Sekretari i Çështjeve Ligjore në PD, Ivi Kaso tha se kryeministri Edi Rama së bashku me vëllain e tij, si trashëgimtarë të fisit Koleka kanë përfituar një sipërfaqe toke pasuri në Vuno prej 22.4 hektarë. Kaso tha se nga dokumentet e siguruar rezulton se para 7 vitesh Rama dhe familjarët e tij kanë aplikuar në Agjencinë e Trajtimit të Pronës. Sipas tij, ATP ka refuzuar njohjen e kësaj prone dhe kompensimin fizik të saj sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion. Kaso shtoi se pas refuzimit ata i janë drejtuar gjykatës së Vlorës , e cila e ka ndryshuar vendimin e ATP, duke i njohur kërkuesve pronën.
ivi kaso TIRANË- Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një konferencë sot për mediat ku deklaruan...
edi rama DHËRMI-Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dhërmi për pushime, nga ku ka komentuar edhe situatën me turizmin në vendin ...
Foto ilustruese VLORË- Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit statusin e veçantë “Investitor në strukturë akomodue...
Berisha Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështësv...
Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për mes një postimi në llogarinë e tij në ...
Takimi BAKU- Ish-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati do të drejtojë misionin e ODIHR për zgjedhjet e para...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësv...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve pos...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë pra mediave ku ka reaguar në ...
Pranvera Resulaj Në një demokraci të shëndetshme, gazetaria luan një nga rolet më të rëndësishëm në ...