POLITIKE

Protesta/ Berisha: Dje ishte ditë triumfi për kryengritësit paqësorë! Fytyra e qëndresës ishin të rinjtë dhe adoleshentët

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2026, 12:21

Protesta/ Berisha: Dje ishte ditë triumfi për kryengritësit

Në një bashkëbisedim me qytetarët përmes rrjeteve sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi protestën e djeshme ( 20 shkurt) si një ditë të madhe triumfi për kryengritësit paqësorë, duke theksuar se ata, përfshirë të rinjtë dhe adoleshentët, ishin fytyra e kësaj qëndrese të fuqishme.

Ai u shpreh se protesta e 20 shkurtit ishte më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria pas vitit 1991 dhe se ajo ka pasur jehonë të madhe, duke u shndërruar në kryelajm në mediat ndërkombëtare të vendeve si Gjermani, Francë, Britani, Austri dhe SHBA.

Berisha e përshkroi këtë ngjarje si një betejë epike kundër qeverisë së Edi Ramës, duke theksuar guximin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve në përballjen me dhunën e përdorur nga shteti. Ai nënvizoi se, pavarësisht dhunës së papërmbajtur, protestuesit, përfshirë adoleshentët, qëndruan të pamposhtur dhe e treguan fytyrën e vërtetë të opozitës.

Fjala e tij

Përshëndes me mirënjohje të pakufishme ata dhjetëra mijëra të rinj, të reja, burra, gra, të moshuar që mbushën dje në kryengritjen paqësore të 20 shkurtit, më të fuqishmen që ka njohur Shqipëria pas 20 shkurtit 1991, në kryengritjen e cila jehoi dhe u shndërrua në mënyrë të rrufeshme në kryelajm në çdo votër shqiptare, por dhe në mbarë mediat më të mëdha të Gjermanisë, Francës, Britanisë, Austrisë dhe mediat më të mëdha të SHBA.

Dje ishte ditë triumfi për kryengritësit paqësorë të pamposhtur, të cilët u përballën dhëmb për dhëmb 3 orë me narkoshtetin në një betejë epike kundër qeverisë së paligjshme të Tiranës, kundër Edi Ramës, Lubi Ballukut, farsës së tyre elektorale, vjedhjeve të tyre të papërmbajtura.
Guximi i kryengritësve paqësorë, ishte mund të them, i jashtëzakonshëm.
Tipari më kryesor i 20 shkurtit 2026 ishte se të rinjtë dhe adoleshentët, u bënë me qëndresën e tyre, guximin, trimërinë e tyre, tmerri i regjimit dhe fytyra e vërtetë e bukur e opozitës, e kryengritjes.

Për 3 orë, në bulevard, në parlament dhe në rrugët e Tiranës u zhvillua një betejë e paparë.
Regjimi përdori të gjitha mjetet e dhunës, nuk kurseu as plumbat e gomës, me snajper në ballë të kandidates tonë për deputete në Shkodër, intelektuales së njohur, Mehmeti.

Por dhuna dhe terrori i policisë nuk kurseu adoleshentët, nuk kurseu të miturit.
Protestuesit u qëlluan me snajper me bombolat e gazit pas koke.
Të tjerë u goditën me këpucë në kokë të rrëzuar përdhe.
Por ata qëndruan të pamposhtur.

U përpoqën të frikësojnë të miturit dhe të pohojnë se kanë marrë lekë për të dalë në protestë, në një kohë kur ata absolutisht po ktheheshin nga shkolla pasi kishin ngrënë së bashku diçka dhe sot janë në komisariat.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?