Shqipëria, me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada; Si po i nxit Ballkani bebet
Ballkani po paguan gjithnjë e më shumë për të nxitur shtimin e bebeve, por po lind gjithnjë e më pak. Shqipëria ka sh&...
Ballkani po paguan gjithnjë e më shumë për të nxitur shtimin e bebeve, por po lind gjithnjë e më pak. Shqipëria ka sh&...
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në vendin tonë. Sipas parashikimit, moti do të j...
Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të treguar superioritetin tuaj ndaj disa per...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kafe Shqeto”, deklaroi se vendimi i opozitës për të ndërprerë çdo marrëdhënie parlamentare me mazhorancën është pasojë direkte e mungesës totale të vullnetit politik për funksionimin normal të Parlamentit dhe respektimin e të drejtave të opozitës. Sipas Muçollarit, mënyra e njëanshme e zgjedhjes së Avokatit të Popullit është prova më e qartë se mazhoranca nuk synon dialog, bashkëpunim apo respekt reciprok institucional, por kontroll absolut të institucioneve.
Ai theksoi se Parlamenti ka humbur funksionin e tij kushtetues, ndërsa opozita nuk mund të legjitimojë një proces ku i mohohet fjala e lirë, përfaqësimi dhe ngritja e komisioneve bipartizane. Muçollari u shpreh se përballë kësaj situate, opozitës nuk i mbetet asnjë alternativë tjetër përveç ndërprerjes së komunikimit parlamentar dhe daljes në protestë.
Sipas tij, protesta kombëtare e 22 dhjetorit ka si qëllim dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie të përkohshme ose teknike, e cila do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Muçollari nënvizoi se protestat janë një mjet demokratik që forcon shoqërinë, por sot e gjithë përgjegjësia e reagimit qytetar ka mbetur mbi opozitën, për shkak të kapjes së institucioneve dhe ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të qeverisë në sistemin e drejtësisë.
Deklarata e plotë:
"Pikërisht pra, pas lojës së mazhorancës me çështjene avokatit të popullit, opozita është e detyruar të ndërpresë çdo lloj marrëdhënie, për sa kohë nuk ka një vullnet të qartë të funksionimit të parlamentit, i cili do të ishte një respekt reciprok i të drejtave dhe të drejtave të opozitës.
Nga krahu i mazhorancës nuk ekziston një vullnet i tillë dhe për sa kohë nuk ekziston një vullnet i tillë, dhe e treguar më së miri edhe me zgjedhjen në mënyrë të njëanshme të avokatit të popullit, atëherë opozitës nuk i ngelet gjë tjetër përveç se të mos hyjë në diskutime, pasi nuk e ka qëllimin mazhoranca që të ketë diskutime në mënyrë se si do të funksionojë një parlament përsa i përket të drejtës së opozitës dhe të drejtës dhe të të të të fjalës së lirë apo të drejtës për të vendosur dhe komisione bipartizane, të drejtës për t'i dhënë opozitës atë e cila ka ndodhur shpeshherë, sepse si çështja e avokatit të popullit apo të themi drejtuesit e, Këshillit të Mediave janë zgjedhur dhe janë propozuar nga opozita.
Kështu që nuk kam më asnjë arsye pse opozita duhet të besojë në një vullnet për që parlamenti të funksionojë duke respektuar, le të themi, palët. Kjo gjë nuk po funksionon. Parlamenti tashmë ka rënë. Kështu që opozita ka marrë një vendim që do të ndërpresë çdo lloj komunikimi parlamentar me mazhorancën.
Përtej kësaj, vendimi tjetër po aq i rëndësishëm ishte fillimi i protestës dhe fillimi i një proteste kombëtare në datën 22 dhjetor me qëllimin e vetëm dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie, qeverie të përkohshme ose krijimin e një qeverie teknike e cila do ta çojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Këto dy ishin vendimet kryesore dhe kjo ky ishte thelbi dhe diskutimi kryesor i vendimit politik të kryesisë. Por përtej kësaj kuptohet që, me sa duket portalet dhe mediat më shumë u ka bërë interes diskutimet e brendshme, të cilat kanë të bëjnë me organizimin, por pse jo edhe me debatet brenda Partisë Demokratike, por nuk janë, nuk janë vendimet politike të partisë, domethënë nuk janë vendime të cilat, unë mendoj, mund të ndikojnë drejtpërdrejtë në shoqërinë, shoqërinë shqiptare.
Protestat siç unë e mendoj dhe besoj pjesa më e madhe e opinionit vendas dhe po edhe njerëzit që i shërbejnë demokracisë, është protesta që i shërbejnë një shoqërie, e forcojnë. Problemi është që shoqëria jonë ka arritur në atë pikën ku gjithë përgjegjësia e protestave dhe gjithë përgjegjësia e reagimit, i cili nuk do të ishte në këtë formë, i është lënë opozitës.
Opozita ka për detyrë të gjendet aty, aty ku shkelen të drejtat themelore, aty ku shkelen parimet bazë dhe patjetër që në rastin konkret bëhet fjalë për, për shkelje të ndara të ndërhyrjes së kryeministrit në sistemin e drejtësisë, po le të themi të rënies së aspektit moral të qeverisë, përtej, përtej aspektit ligjor që duhet të kishte rënë me kohë. Bëhet fjalë për, kemi të bëjmë me një qeveri që tashmë po ndër, ka ndërhyrë dhe gjithmonë e më shumë i ka shtrirë tentakulat e saj në të gjitha institucionet e vendit.
E kemi presupozuar dhe në sensin e ndërhyrjes së zotit Rama dhe të kësaj qeverie në sistemin e drejtësisë. Tashmë kemi dhe një fakt të ri, nëse, të themi, përpara pak kohësh shiheshin përpara deklaratave të kryeministrit të vendit, sot kryeministri i vendit po del hapur në mbrojtje të korrupsionit dhe në mbrojtje, në rastin konkret të zëvendëskryeministrit të tij, të zonjës Balluku, ku për herë të parë në histori, është e pa dëgjuar koncepti që kur një i akuzuar dhe e përsëris, e akuzuar, është tashmë në, shpallur e pandehur zonja Balluku dhe nuk është më person i lirë.
Duhet të kishte një përgjegjësi morale si fillim, jo vetëm që të jepte dorëheqjen, dhe më pas një përgjegjësi morale dhe politike të kryeministrit që në rast se ajo nuk do ta jepte dorëheqjen, ta shkarkonte, për sa kohë ka humbur besimin dhe është marrë e pandehur nga drejtësia për korrupsion".
Vendimi i GjK në lidhje me çështjen Balluku ka shkaktuar një debat në rrethet e njerëzve të ligjit të cilët edh...
Një shkrim i medias prestigjioze amerikane Fox News, që vë në dukje heshtjen e Departamentit të Shtetit përballë akuzave p&...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se kryeministri Rama është trembur kur i kanë shkuar oficerët e Byrosë K...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dënoi sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi, duke shprehur ngushëllimet për familjet e vik...
Kryeministri Edi Rama ka postuar në “X” një reagim pas deklaratave të Byrosë Kombëtare të Hetimit, se nuk ka pasur p...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama lidhu...
Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se përpjekjet për dekomunistizimin e Shqipërisë kanë nisur që në vitet ’90,...
Kryesia e PD njofton se është vendosur që mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet të merkurë. Takimi do të...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se me licencën që mori në GJK, Rama mbylli çdo mund&e...
“Lapaj nuk përjashtohet, e kam përshëndetur protestën e tij të drejtë”, kështu është shprehur kreu i ...