590 milionë lekë ‘rrush e kumbulla’/ SPAK zbuloi ‘mal’ me shkelje nga Erion Isai për rrugën Korçë-Ersekë
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...
Në Shqipëri numri i fëmijëve po bie ndjeshëm, ndërsa investimet në arsim dhe mbrojtje sociale mbeten dukshëm më t...
Federata e Futbollit e Iranit ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA, duke ngritur shqetësime serioze mbi kufizimet e udhëtimit q&eu...
Janë publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Lehtësisë për Maturën 2026. Sipas njoftimit, maturantët tas...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për Ilir Selmanin, i akuzuar si n...
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, gazetari Enton Abilekaj theksoi se protesta e sotme është një moment kyç për qytetarët shqiptarë dhe për fatin e vendit.
Ai e cilësoi situatën aktuale si një pikë kulminante të pakënaqësisë popullore, duke shtuar se ka ardhur koha që qytetarët të reagojnë kundër një qeverie që po shkatërron çdo institucion shtetëror dhe po vjedh hapur paratë publike. Abilekaj theksoi se ky është momenti kur zemërimi popullor nuk mund të mbahet më dhe se lëvizjet protestuese duhet të kulmojnë në sheshe derisa të largohet qeveria që ai e quan "kleptokratësh", e cila ka humbur çdo legjitimitet për të qëndruar në pushtet.
Gazetari u shpreh se protestat e opozitës janë një shenjë e një lëvizjeje të fuqishme që po merr gjithnjë e më shumë mbështetje nga qytetarët, të cilët tashmë janë të vetëdijshëm se ka ardhur koha për ndryshim. Ai nënvizoi se vetëm përmes një proteste masive dhe të koordinuar mund të shndërrohet ky zemërim popullor në një forcë që të sjellë një qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.
Abilekaj e quajti protestën e sotme një mundësi të artë për shqiptarët që të bashkohen dhe të luftojnë për një të ardhme më të mirë, duke u angazhuar për ndryshim dhe drejtësi.
Pjesë nga deklarata:
Në pikën kur gota derdhet, nuk ka më asnjë mundësi që të mbahet zemërimi popullor. Kështu besoj unë. Pavarësisht se është opozita që e nxit këtë zemërim popullor, besoj se ky është momenti kur nuk ka çfarë të presë më askush. Shikoni çfarë ndodh. Shikoni si shkojnë paratë e qytetarëve në duar të çdo hajduti që merr pak pushtet dhe vepron pa ligj, pa frikë nga ligji, pa frikë nga shteti. Madje, shteti është ai që vihet në shërbim të banditëve dhe godet çdo njeri që i pengon ata për të bërë para. Kështu që besoj se jemi në fazën kur gota është derdhur dhe zemërimi duhet patjetër të derdhet nëpër sheshe, derisa të largohet kjo qeveri kleptokratësh që nuk ka çfarë të vjedhë më, nuk ka çfarë të rrijë më, nuk ka arsye për të qëndruar më, dhe nuk e di ku e gjen guximin për të qëndruar më.
Mendoj se është një grafik sinusoidal që po rritet protesta, shpirti i protestës. Nga foltoret, tek protestat e Adriatik Lapajt, pastaj Agron Shehaj, dhe pastaj edhe të Lëvizjes Bashkë. Të gjitha këto bashkë besoj do të kulmojnë sot në protestën e opozitës, dhe pastaj të shohim më vonë se si njerëzit bëhen më të vetëdijshëm, kuptojnë që ka ardhur koha dhe askush të mos rrijë pa vepruar. Kështu që të gjitha protestat që janë bërë, të gjitha shprehjet e zemërimit të deritanishëm, edhe ato protestat që bëhen nga qytetarë për një hall personal, ka ardhur koha që të gjejnë kohezionin e tyre dhe ashtu siç ka ardhur koha që opozita të gjejë kohezionin e saj përballë kryeministrisë, deri në rrëzimin e qeverisë. Deri në një qeveri teknike. Me sa duket, edhe kërkesat janë të ngjashme; nëse e keni parë, edhe Lapaj, edhe PD-ja kanë kërkesa pothuajse të ngjashme për një qeveri teknike që do të çonte vendin në zgjedhje, për një qeveri të re, e cila minimalisht të ketë frikë nga ligji, minimalisht. Kështu që besoj se tani, sot, opozita duhet të tregojë se do të marrë, dhe po merr, lidershipin e një lëvizjeje që do të rrëzojë qeverinë më hajdute që ka pasur Shqipëria në historinë e saj.
Besoj se kjo ka qenë e pritur. Besoj se është e qartë që në fillim, zoti Rama e ka mbrojtur Ballukun, zëvendës kryeministren, megjithëse i ka vënë atë në llogoren e saj, duke e bërë si Stalingradin. Pra, që të mos përparojë armiku kundërshtar më shumë, ai ka ndërtuar një "Stalingrad" ku të bëhet e gjithë beteja aty dhe viktimat të jenë aty, që të mos arrijnë tek ai. Dhe për këtë arsye është normale që ai bën gjithçka për të mbrojtur llogoren e Ballukut me të gjitha mjetet. Këtu është problemi, nuk është vetëm problemi se Rama po mbron Ballukun. Sepse tani Rama ka humbur marrëdhënien e tij me drejtësinë. Ju e shikoni shumë qartë, tani Rama është në frontin anti-drejtësi. Ai jo vetëm me drejtësinë, por edhe me çdo institucion të shtetit është i kërcënuar nga kapoja i hajdutëve, Edi Rama. Për shembull, nuk është rastësi që verërat e konfiskuara nga SPAK-u janë tërhequr masivisht dhe nuk ka asnjë shenjë, nuk kuptohet si ndodhi dhe nuk ka asnjë rezistencë nga institucionet shtetërore, nga ata që janë ligjzbatues. Pse ka ndodhur kjo? Sepse kryeministri është me hajdutët kundër shtetit. Ky ishte një shembull banal, por një shembull se si funksionon kjo. Dhe ju shikoni se si nëndrejtori i policisë së Tiranës bëhet me banditët kundër shtetit dhe kërcënon biznesmenin. Dhe pasi kërcënon biznesmenin që të mos merret me çështjet e Axhit, shkon dhe e merr peng. Pra, kemi të bëjmë me një mazhorancë që jo vetëm mbron imunitetin e Ballukut, por tani është bërë kundër çdo akti pro shtetit, çdo akti pro institucioneve ligjzbatuese, në funksion të mbrojtjes së vet.
Kështu që nuk ka asgjë për t'u habitur. Problemi është ky: a do ta fitojnë banditët luftën me organet ligjzbatuese dhe me shtetin? A duhen ndihmuar me protesta popullore? A duhet të zhduken me të gjitha mjetet, apo jo? Dhe a duhet të bëhet kjo sa më shpejt? Dhe përgjigja është gjithmonë po. Sepse nuk mund të vazhdohet kështu. Nuk ka më asnjë arsye që kjo qeveri të rrijë, përveçse të varfërojë, të vjedhë dhe të godasë, të shembë çdo institucion, çdo koncept të shtetit shqiptar.
Nuk ka asnjë shans që një qeveri që vjedh kaq shumë, jo vetëm të hyjë në Bashkimin Europian, po të mos hyjë në burg. Nuk ka mundësi. Në qoftë se flasim për hyrjen në burg, po, ata mund të rrinë derisa të hyjnë të gjithë në burg. Por në qoftë se flasim pastaj që të presim që të shkretohet gjithçka derisa ata të futen në burg dhe të fillojë Shqipëria nga fillimi, kjo do të ishte një fatkeqësi shumë e madhe. Nuk është një luks që e ka Shqipëria. E dyta është, sa më shpejt drejtësia të merret me këta, sa më shpejt këta të largohen dhe të marrin politikisht dënimin e merituar, aq më shpejt do të hyjmë në Bashkimin Europian. Dhe faktet janë këto. Dosjet e frikshme që kanë dalë. Ju e keni parë dosjen e Axhit tashmë që u bë publike, se si kalojnë paratë 10 milionë euro në një kompani çokollatash për të bërë për të marrë me kompjuter dhe me IT. Paratë që paguhen nën dorë, mbi dorë, në tendera që thotë ai bëhen 2 milionë, por e bëjmë katër për t’i futur dy në xhep. Dhe këtë e thotë koordinatori i bandave të Edi Ramës.
Protestuesit nga qarku i Beratit janë nisur sot drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës së ...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar pamje që sipas tij tregojnë shishe me verë me vlerë 4 mln euro të kryeministr...
Partia e Lirisë mblodhi sot Komitetin Drejtues Kombëtar, ku Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi deklaroi se brenda pak orësh do t&eum...
Në prag të një proteste kombëtare, Partia e Lirisë mblodhi Këshillin Drejtues Kombëtar. Presidenti i kësaj partie, Ilir ...
Pak orë para nisjes së protestës së opozitës, forca të shumta policie janë dislokuar në Bulevardin “Dëshmor&e...
Çfarë do të ndodhë sot në protestën e opozitës para Kryeministrisë? Kreu i Departamentit për Shëndetë...
Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Pukë. Ai u takua fillimisht me kryebashkiakun Rrok Dodaj dh...
Pesë anëtarët e PD në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të martën, ora 11.00, të mblidhet Kës...
Kreu i PD Sali Berisha, ka deklaruar se ajo që ndodhi gjatë të enjtes në Kuvend, me flakadanë, kaos dhe tension, ishte vetëm nj&...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se nuk do të japë autorizim për heqjen e im...