Berisha: Rama e sheh protestën e qytetarëve si Vaterlonë e tij, të largohet dhe të përballet me drejtësinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madhështore të qytetarëve, r...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madhështore të qytetarëve, r...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Laç, ku një automjet ti...
Pas paralajmërimeve të shumta, dhjetëra banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome dhe emigr...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagon për protestën madhështore të mbrëmjes së shkuar, duke theksuar se Shqipëri...
Edhe media ndërkombëtare i bëri jehonë protestës më masive të qytetarëve dje, në ditën e 21-të të sa...
Ndërsa kryeministri Rama flet për zhvillimin e vendit dhe arritjet e qeverisë situata në tregun e bashkisë Këlcyrë ësht&...
Flamingot prej letre dhe flamujt shqiptarë mbushën Tiranën të shtunën, ndërsa dhjetëra mijëra shqiptarë të ard...
34 vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëm...
Kur në vitin 2016, e gjithë vëmendja ishte në faktin që vendi u kthye në një pikë të nxehtë të kultivim...
Dashi E diela fillon pak e përgjumur, por më pas forca dhe energjia kthehen pasdite. Mbrëmja do të jetë shumë e vlefshme për...
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka folur mbi ndryshimet e miratuara në Kodin Penal nga mazhoranca socialiste, të cilat sipas saj rëndojnë padrejtësisht mbi qytetarët dhe cenojnë lirinë e medias.
Ajo u shpreh se, ndonëse këto ndryshime u paraqitën si përafrim me ligjet e Bashkimit Europian, në thelb ato rrisin ndëshkimet dhe përdorin ligjin penal si mjet frikësimi dhe kontrolli politik, veçanërisht përmes kufizimeve ndaj gazetarëve dhe medias së lirë.
Pjesë nga deklarata: Absolutisht, një qasje e tillë e lë median të pambrojtur dhe e ekspozon atë ndaj sulmeve, presioneve dhe ndërhyrjeve indirekte. Sot, në Kuvend, mazhoranca miratoi ndryshimet në Kodin Penal që rëndojnë padrejtësisht mbi qytetarët dhe median, edhe pse u paraqitën si përafrim me ligjet e Bashkimit Europian. Në të vërtetë, këto ndryshime rrisin ndëshkimet dhe përdorin ligjin penal si mjet frike dhe kontrolli politik.
Përjashtimi nga përgjegjësia penale parashikohej vetëm për gazetarët e regjistruar ose të njohur, në një kohë kur në Shqipëri nuk ka dhe nuk duhet të ketë një sistem ligjor për regjistrimin e gazetarëve, sepse vendosja e një regjistri të tillë do të binte në kundërshtim me standardet europiane të lirisë së shprehjes dhe do të hapte rrugën për kontroll dhe kufizim të ushtrimit të profesionit.
Kjo qeveri, në vend që të zgjidhë problemet reale, pra, siç ishte edhe shembulli më absurd, kriminalizimi i parkimit të dyfishtë me dënim deri në tre vite burg, gjë që nuk ka të bëjë fare me sigurinë publike, por shërben për të mbuluar dështimet e kësaj qeverie. Sepse kjo qeveri, në vend që të zgjidhë problemet reale që prekin sot qytetarët shqiptarë, si mungesa e parkimeve dhe kaosi urban, shkon dhe zgjedh rrugën më të lehtë: burg për qytetarët dhe amnisti për përgjegjësit.
Një parkim i gabuar nuk mund të barazohet me krime të rënda që rrezikojnë rendin shoqëror. Ligji penal po përdoret, pra, dhe këto ndryshime të futura në Kodin Penal po shërbejnë si mjet frikësimi për qytetarët, për të maskuar dështimet institucionale të kësaj qeverie. Këto ndryshime e kthejnë Kodin Penal nga një ligj që mbron shoqërinë në një instrument presioni dhe frike ndaj qytetarëve. Pra, ti dënon qytetarin për një parkim të dyfishtë dhe mbron korrupsionin galopant të Belinda Ballukut. Ky është standardi që ka sot kjo mazhorancë.
Protesta është forma për t’i treguar këtij regjimi se sovrani është populli. Protesta është e vetmja rrugë që u ka mbetur shqiptarëve përballë një regjimi. Siç e pamë edhe në protestën e datës 24, shqiptarët u ngritën në këmbë kundër korrupsionit, kundër një kryeministri i cili është i implikuar në korrupsion dhe nuk ka më legjitimitetin të quhet kryeministër i qytetarëve shqiptarë, por avokat i një sistemi të kalbur, ku, kudo në botë, kur një kryeministër kapet në korrupsion, ai largohet.
Por ne kemi një kryeministër që po e mban me thonj pushtetin për të mbrojtur veten dhe të korruptuarit e tij. Shqiptarët kanë 1001 arsye pse protestojnë dhe do të vazhdojnë të protestojnë, për çmimet e rritura, sepse jeta po bëhet çdo ditë e më e papërballueshme; protestojnë për pasigurinë në shkolla, ku çdo prind jeton me ankth për fëmijët e tij; protestojnë për arsimin e rrënuar; për të rinjtë që të vetmen rrugë kanë ikjen, sepse ky shtet i ka braktisur.
Protestojnë për një kryeministër i cili ka marrë peng drejtësinë, ka shndërruar shtetin në pronë private, dhe protestat do të vazhdojnë. Nuk na ndalin dot as gazi lotsjellës, as dhuna e ushtruar nga ushtari Ilir Proda i bandave dhe krimit të organizuar; nuk na ndal dot as propaganda e kësaj mazhorance, e cila në rrjetet sociale shfaq një Shqipëri me pamje 3D, ndërsa realiteti i vështirë ku ndodhen sot qytetarët shqiptarë shihet dhe preket nga të gjithë.
Revolta e popullit ka vazhduar, do të vazhdojë dhe nuk e ndal dot më askush. Ne do të vazhdojmë të protestojmë derisa kjo qeveri të largohet dhe Shqipëria të kthehet në shinat e demokracisë; që shqiptarët të vazhdojnë të jetojnë në vendin e tyre, të kenë siguri për jetën dhe për fëmijët e tyre. Shqipëria është e të gjithëve, nuk është vetëm e një grushti individësh që e kanë marrë peng dhe po e zhvasin për interesat e tyre personale.
Mazhoranca socialiste po e çon me vetëdije drejt djegies kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres të pandehur Belinda...
Kryeministri Edi Rama theksoi se shteti do të ofrojë mbështetje për sipërmarrjet eksportuese për të mundësuar certifik...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku u prezantua platforma e re Expo...
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar nga Strasburgu lojën e fundit politike dhe taktikën e mazhorancës për t&rs...
Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë dënim me burg për parkimin dysh. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publiku...
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti e cilësoi një skemë të organizuar shtyrjen e mbledhjes së sotme të Këshilli...
Partia Demokratike po përgatitet për një format të ri protestash, të cilat pritet të jenë të vazhdueshme dhe më i...
Deputeti i PD Saimir Korreshi nuk i ka kursyer batutat në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Ai shprehur shqetësimin se fondet e marra nga BE ...
Ish-presidenti dhe kreu i PL-së, Ilir Meta, ka publikuar nga burgu një reagim të gjatë, ku sjell versionin e tij për ngjarjet e 21 Ja...
Këtë të mërkurë, Kuvendi ka shtyrë mbledhjen e Këshillit të Imuniteti për trajtimin e çështjes pë...