POLITIKE

Rama: Produktet ''Made in Albania'', janë pasaportë për në BE, kush pret oksigjen nga shteti, do humbasë!

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Janar 2026, 15:25

Rama: Produktet ''Made in Albania'', janë

Kryeministri Edi Rama theksoi se shteti do të ofrojë mbështetje për sipërmarrjet eksportuese për të mundësuar certifikimin e tyre ndërkombëtare.

Në një tryezë dialogu me biznesin eksportues, ku u shpalos platforma e re ExportOn, kreu i qeverisë tha se marka Made in Albania është një mundësi e mirë për të përafruar vendin me tregun e Bashkimit Evropian.

Rama tha se këtë mbështetje për “njohje” ndërkombëtare e shohin edhe si një investim strategjik të shtetit për ta ndihmuar biznesin drejt tregut evropian.

“Mbështetja e eksporteve, duke mbështetur prodhimet Made in Albania. E shoh me shumë simpati, por njëkohësisht qeveria është këtu dhe do të jetë në vijimësi për të mbështetur përpjekjen për të vendosur eksportuesin në qendër dhe çuar në një nivel tjetër marrëdhënien mes eksportuesve dhe shtetit, duke e shfrytëzuar Aidën si një stacion. Made in Albania është një markë cilësie dhe një pasaportë për BE, dhe për këtë arsye ne do të mbështesim dhe më shumë ata që do të synojnë marrjen e kësaj pasaporte duke hequr dorë nga ideja se konkurrenca me çmim të ulët mund t’i çojë larg dhe duke u fokusuar te konkurrenca me standarte të larta dhe të certifikuara nga BE për të krijuar më shumë vlerë dhe synuar fitim përmes vlerës së krijuar në cilësi dhe jo sasisë për të kapur një vlerë të caktuar.

Nga ana tjetër, mbështetja direkte që do të japim për certifikime ndërkombëtare është diçka që ne e shohim si investim strategjik të shtetit për të ndihmuar biznesin që të futet më shpejt në tregun e përbashkët evropian. Hap që kemi vendosur të hedhim bashkërisht duke shtuar mbështetjen financiare të shtetit për certifikimet ndërkombëtare dhe mbrojtur markën e pronësisë intelektuale të çdo prodhimi që futet në tregun evropian me identitetin shqiptar.”, u shpreh Rama.

Më tej, ai tha se kush nuk i beson inovacionit dhe transformimit dhe pret “oksigjen” nga shteti, do të humbasë.

“Kush nuk pret që vazhdimësia e sipërmarrjes t’i garantohet nga oksigjeni i shtetit por  i beson inovacionit dhe transformimit i beson. Kush pret që në të kundërt të erës ë vazhdojë të rrijë aty ku është mësuar dhe qëndruar duke u mbajtur me oksigjen nga shteti është thjesht dhe vetëm duke shtyrë në agoni ditën e fundit. Besojmë shumë te manifaktura dhe ata që po ecin në rrugën e transformimit dhe krijimit të vlerës së shtuar. Dhe përmes manifakturës do të bëjmë më shumë në mbështetje të sipërmarrjeve që do të përqafojnë sfidën  e transformimit.”, u shpreh Rama.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?