Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në “Këndin e Fundjavës” ka rindërtuar kronologjinë e Ligjit për Investimet Strategjike, nga miratimi i tij në vitin 2015 deri te zgjatjet e vazhdueshme dhe debatet e sotme për shfuqizimin e tij. Tabaku kujtoi se ligji u prezantua fillimisht si një instrument i përkohshëm, që synonte të tërhiqte investitorë të huaj dhe të nxiste investime në sektorët strategjikë të ekonomisë. Por, sipas saj, pas një dekade zbatimi, ai është kthyer në një mekanizëm për shpërndarjen pa garë të aseteve dhe pronave publike te një grup i kufizuar përfituesish.
Deputetja demokrate deklaroi se ligji është ndryshuar nëntë herë, ndërsa gjashtë prej ndërhyrjeve kanë pasur si qëllim vetëm shtyrjen e afatit të tij.
Fjala e plotë:
Prej javësh e muajsh, e gjithë Shqipëria është ngritur në këmbë kundër një sistemi të pandershëm. Një sistemi që është ndërtuar ditë pas dite nga mazhoranca socialiste; është ngritur tullë pas tulle, përmes vendimeve dhe ligjeve që, fatkeqësisht, kanë rënduar shtresën e mesme.
Një sistem kaq i pandershëm, që në masën 95 për qind mbahet në kurrizin dhe mbi supet e brishta të shtresës së mesme dhe të familjeve shqiptare, ndërkohë që pasuria u shpërndahet të paktëve.
Ky sistem i pandershëm nuk është ngritur brenda një dite. Ai lidhet me ligjet me porosi, me vendimet dhe me mënyrën se si është qeverisur gjatë këtyre viteve.
Shembulli par excellence, shembulli më i mirë i abuzimit dhe i zbatimit të një ligji që tregon se si vepron dhe operon qeveria, është sot Ligji për Investimet Strategjike.
Ligji për Investimet Strategjike u miratua për herë të parë, me propozim të qeverisë, në vitin 2015. U prezantua si një ligj që do të sillte investitorë të huaj nga çdo cep i botës dhe që do të tërhiqte investime në Shqipëri.
Investitorët do të merrnin asete publike, prona private, leje, akses në procedura, heqje taksash dhe favore fiskale për të investuar në vendin tonë.
Por, në përfundim të ditës, gjatë dhjetë viteve të zbatimit të tij, ky ligj ka shërbyer për t’ua shpërndarë këto asete publike dhe prona private, të marra nga familjet dhe qytetarët shqiptarë, vetëm një grushti të vogël njerëzish.
Në momentin e miratimit të ligjit, në vitin 2015, propozova disa amendamente që lidheshin pikërisht me çështjen e pronës. Me faktin se shteti nuk mund të ndërhyjë në një marrëdhënie ndërmjet privatëve, t’i marrë tokën një qytetari apo një familjeje, ta shpronësojë me çmim reference — dhe jo me çmimin që ofron tregu — për t’ia dhënë më pas një privati tjetër.
Këto amendamente u rrëzuan me forcën e kartonëve, si gjithmonë.
Pa iu tharë ende boja këtij ligji, qeveria shqiptare solli kërkesën e parë për shtyrjen e afatit të tij në vitin 2018.
Nëntë herë është ndryshuar ligji. Plot nëntë herë, gjashtë prej të cilave vetëm për t’i shtyrë afatin. Shtyrja e parë erdhi me një kërkesë të mazhorancës.
Ndërkohë kishin premtuar se do të punonin për një ligj kuadër për investimet. Për atë ligj thuhet se po punohet edhe sot. Ligji i ri nuk erdhi kurrë; erdhën vetëm ndryshimet e njëpasnjëshme të Ligjit për Investimet Strategjike.
Kërkesa e dytë erdhi nga një grup deputetësh në vitin 2019. Kërkesë pas kërkese dhe ndryshim pas ndryshimi, në çdo rast ne kemi propozuar amendamente.
Në vitin 2022, edhe pas kërkesave të Komisionit Europian dhe pasi ky ishte shfaqur si ligji më abuziv, që pa konkurrencë dhe pa garë të ndershme u jepte asetet publike një grupi të vogël biznesesh pranë qeverisë, kërkova që efektet e tij të ndaleshin.
Në debatin e gjatë që zhvilluam në disa prej komisioneve parlamentare, përfaqësuesit e qeverisë e mbronin me krenari ligjin dhe rezultatet e tij.
Ata jepnin si shembull “Durrës Marinën”, e cila, përsëri, është një shembull i jashtëzakonshëm i abuzimit, i korrupsionit dhe i mungesës së garës në ekonomi. Në vend që të tërhiqnim një investitor perëndimor, përsëri zgjodhëm të dyshuarit e zakonshëm të qeverisë.
Në vitin 2019, në vitin 2020 dhe në vitin 2023, të gjitha këto ishin shtyrje të Ligjit për Investimet Strategjike.
Të gjitha këto shtyrje u miratuan me forcën e kartonëve. Deputet pas deputeti dhe grup deputetësh pas grupi deputetësh, pa asnjë kompromis, ngrinin kartonin dhe votonin për këtë ligj abuziv; për ligjin kundër të cilit sot qytetarët në të gjithë Shqipërinë janë ngritur në këmbë për të protestuar.
Vetëm pak muaj para zgjedhjeve të vitit 2025, qeveria kërkoi shtyrjen e radhës, deri më 31 dhjetor 2026, ndërkohë që kishte marrë angazhimin për ta pezulluar këtë ligj.
Ky angazhim lidhej edhe me detyrimet dhe pozicionin negociues të Shqipërisë në procesin e integrimit, si dhe me problematikat në raport me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Ligji i ndan asetet dhe pronat publike pa konkurrencë dhe pa garë. Ai vret ekonominë dhe ka dhënë kryesisht leje për ndërtime hotelesh në turizëm, pa tërhequr investitorë seriozë të huaj.
Në një tjetër përpjekje u kërkua që afati të shkonte deri më 31 dhjetor 2027. Kjo u shoqërua më pas edhe me ndryshimet në ligjin për portet turistike, për t’i dhënë mundësi çdo investitori strategjik të merrte edhe një port.
Ky është historiku kronologjik i këtij ligji. Kjo është e vërteta. Këto janë faktet, të shkruara e zeza mbi të bardhë, për këtë ligj abuziv; për këtë ligj që sot premtohet se do të pezullohet.
Për këtë ligj që është kthyer në një debat të gjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Europian. Për këtë ligj që, fatkeqësisht, tregon sistemin socialist, sistemin e pakicës dhe sistemin e favoreve.
Është sistemi i marrjes së trojeve publike dhe private, sistemi i heqjes së taksave dhe i dhënies së aksesit në asetet publike pa garë.
Tani, sa mund t’i besohet propagandës së qeverisë?
Sa mund t’u besohet atyre që e kanë ngritur këtë sistem se do ta zhbëjnë atë? Sa mund t’u besohet atyre që sot vajtojnë me lot krokodili dhe thonë se fajin e kanë protestuesit apo opozita?
Sa mund t’u besohet atyre që plot gjashtë herë e kanë ndryshuar këtë ligj vetëm për t’i shtyrë afatin?
Nëntë ndryshime në total dhe asnjëherë për të përmirësuar garën në ekonomi, asnjëherë për meritokracinë dhe asnjëherë për konkurrencën. Gjithmonë për të favorizuar një grup të vogël njerëzish.
Këtë sistem nuk mund ta zhbëjnë ata që e kanë krijuar.
Këtë sistem, me ligje që kalojnë në Parlament duke e kthyer atë në një noter të rëndomtë të qeverisë; me ligje që ndryshojnë për interesa të ngushta dhe që kapin shtetin, nuk mund ta ndryshojnë ata që e ideuan, e konceptuan, e votuan, e miratuan dhe e zbatuan.
Këtë sistem do ta ndryshojë shoqëria shqiptare. Këtë sistem duhet ta ndryshojmë të gjithë bashkë.
Ndoshta rezultatet kanë vonuar të vijnë, sepse ky ligj ka bërë shumë dëme në ekonomi. Por zhbërja e këtij ligji është heqja e njërës prej tullave mbi të cilat është ngritur sistemi.
Sistemi i pakicës, sistemi socialist, sistemi që i ka marrë frymën ekonomisë, që ka vrarë garën dhe që sot është shndërruar në pengesën kryesore për zhvillimin e Shqipërisë.
Vetëm duke larguar këtë mazhorancë mund të zhbëhet ky sistem.
Pak nga pak, ligj pas ligji, vendim pas vendimi dhe favor pas favori. Ashtu siç i kanë dhënë, ashtu duhet të hiqen.
Këtë sistem do ta ndryshojmë.
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Deputeti i PD-së Bardh Spahia, e ka cilësuar kalbëzim njerëzor komentin e Edi Ramës ndaj një nëne me fëmijën ...
Dhjetëra profile të rreme, të identifikuara nga BIRN si të krijuara gjatë muajve të fundit shpërndanë menjëherë...
Media amerikane i ka bërë jehonë protestave kundër qeverisë Rama, duke raportuar për pakënaqësinë e qytetarëve...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bas...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, reagoi ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për protestën e djeshme ku mori pj...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, sot në mbledhjen e grupit të PS...
Jo vetëm shqiptarët, por edhe mbarë mediat e botës dhe opinioni publik ndërkombëtar po proteston kundër korrupsionit të...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...