POLITIKE

Protesta kundër Ramës, Kalaja: Duhet përshkallëzim, policia me arrestimet tregoi se ka marrë urdhra politikë

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Korrik 2026, 10:15

Protesta kundër Ramës, Kalaja: Duhet përshkallëzim, policia

Sheshet e kryeqytetit po ziejnë nga një revoltë qytetare që po merr përmasa historike, por një pyetje thelbësore po ndan opinionin publik: a ka ardhur koha për të kaluar nga marshimet paqësore drejt një përshkallëzimi masiv? Ndërsa institucionet flasin për rregull dhe ligj, zërat nga brenda organizimeve zbulojnë një realitet të errët të dhunës policore, arrestimeve politike dhe një revolte që po bashkon ekstremet e shoqërisë shqiptare.

Analizat e fundit të ekspertëve dhe aktivistëve që ndodhen në vijën e parë të përplasjeve sugjerojnë se modeli i butë ka shteruar. Duke marrë shembull nga reagimet e ashpra popullore në Francë apo trazirat në Athinë pas vrasjeve nga policia, theksohet nevoja për forma të reja dhe më të forta të rezistencës. Ajo që bie në sy në këtë lëvizje është natyra e saj fluide; një aleancë e panatyrshme ku ultra-liberalët qëndrojnë krah për krah me konservatorët, duke formuar një masë kritike që nuk ka nevojë për fjalime të bukura apo liderë të zhurmshëm, por për prani absolute.

Megjithatë, hijet e një skenari të manipuluar po bëhen gjithnjë e më të qarta. Sipas aktivistit Aulon Kalaja që ishte i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv, ekzistojnë dyshime të forta se policia e shtetit ka infiltruar elementë të dhunshëm për të komprometuar qëllimin e vërtetë të qytetarëve, duke e shndërruar veten në një polici thellësisht politike dhe private. Raportohet për arrestime të paligjshme, dhunë barbare ndaj protestuesve dhe ngritje akuzash absurde ndaj aktivistëve që mund të kushtojnë deri në pesë vite burg. Kjo qasje represive duket se ka shkelur çdo ligj të proporcionalitetit.

Flavio Qarri: Do të doja ta filloja menjëherë me ty Aulon, pyetja është e thjeshtë. Është faza ku protesta do të duhej të vazhdonte të jetë ultra paqësore apo këto përshkallëzimet e kësaj jave tregojnë që edhe durimi i qytetarëve ka arritur në fund? Përveçse kishte arritur në fund kur dolën në shesh.

Aulon Kalaja: Mendoj që duhet përshkallëzuar, duhen forma të tjera të protestave. Duhen studiuar të gjitha ato që kanë ndodhur në Francë, meqë kemi Burimin, protestat e Athinës, të cilat janë manual më vete për t'u studiuar. Kam pasur rastin të marr pjesë para disa kohësh në ato protesta dhe kam parë solidaritetin e të gjithë bizneseve, mënyrën se si mbylleshin të gjithë bizneset, pavarësisht se nuk ishin pro kauzës. Ata kanë ditë të caktuara në Greqi që përkujtojnë dhe vrasjen e djalit 15 vjeçar nga dhuna e policisë, dhe ajo është një këmbanë alarmi se si policia nuk duhet të sillet në raport me qytetarët dhe protestuesit. Ajo që kam vënë re në protestat e Tiranës, duke marrë pjesë vetë aty, është një masivitet i jashtëzakonshëm. Në fakt mua nuk më bëjnë fare përshtypje njerëzit që flasin aty, e rëndësishme është masiviteti. Se ne mund të kemi folësat më të mirë në botë aty, duke nisur nga Martin Luther King, Ronald Reagan apo personalitete të larta, Ciceron po të duash të shkëlqyer, por imagjinoni sikur mos t'i flasësh një turme aq të madhe aty.

Flavio Qarri: Por ka një diskordancë. Domethënë, fatmirësisht mikrofoni nuk dëgjohet te i gjithë sheshi.

Aulon Kalaja: Kjo është e vërtetë, por unë gjykoj që aty kemi pasur mesazhe të dyzuara, kemi pasur mesazhe të çuditshme që nga kundërshtarët e protestës përdoren direkt: 'Ja e pe se çfarë thanë ata aty? Ja si u dha ky mesazhi' e të tjera e të tjera. Ndërkohë që ajo nuk është vija zyrtare e protestës. Protesta është një aleancë fluide e qytetarëve të cilët kanë dalë aty, konservatorë, kanë dalë këta që mbështesin LGBTQ e të tjerë e të tjerë.

Flavio Qarri: Ultra liberalë dhe ultra konservatorë bashkë krah për krah.

Aulon Kalaja: Po. Nga ana tjetër ka njerëz me precedent penal në protestë apo jo? Mendimtarë të mëdhenj, siç Taulant Balla mund të jetë, apo njerëz të tjerë filozofë, dhe nga ana tjetër janë njerëz pa arsim fare. Protesta i përfshin të gjitha, janë grupe të cilat dalin aty për pakënaqësitë e veta, për kauzat e veta e të tjerë e të tjerë. Për këtë arsye nuk duhet goditur, por duhet mbështetur dhe pa diskutim që kjo është një protestë e cila, për mendimin tim, e fut Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Flavio Qarri: Kjo protestë e fut Shqipërinë në BE?

Aulon Kalaja: Absolutisht po. Sepse nuk e fut askush tjetër në Bashkimin Europian. Protestë do të thotë perëndim. Kjo protestë dhe ndërgjegjja e lartë e qytetarëve shqiptarë që dinë të çohen, dinë të reagojnë dhe dinë të protestojnë, e rrit edhe një herë tjetër standardin e shqiptarëve të cilët e duan Europën dhe duan ta bëjnë Shqipërinë si Europa. Jo me këto slloganet e këtyre që thonë 'do plotësojmë kaq kapituj, do bëjmë këtë e të tjerë e të tjerë'.

Flavio Qarri: Pra një procedurë matematike.

Aulon Kalaja: Nuk është kjo. Shiko, nga këta mbështetësit e qeverisë thonë 'policia, kjo polici, sjellja e policisë e fut Shqipërinë në Bashkimin Europian'. Kjo lloj policie jo vetëm që është joprofesionale, por në ditët që është protestuar te parlamenti, ajo ka marrë vetëm urdhra politikë. Nuk ka lidhje fare me zbatimin e ligjit. Të gjitha arrestimet, në gjykimin tim ashtu si i kam ndjekur, janë të paligjshme dhe nuk duhet të ketë fare arrestime. Policia ka keqkuptuar rolin e vet në protestë. Nga kronika që ju dhatë, thuhej që qytetarët, ata që kanë organizuar protestën, janë distancuar nga elementët që kanë ushtruar dhunë. Që do të thotë, është detyra e policisë që mos ta prishë këtë lloj proteste nga elementë të cilët ndoshta mund t'i ketë futur dhe vetë aty.

Flavio Qarri: Kështu janë dyshimet…

Aulon Kalaja: Kështu ka qenë vazhdimisht edhe te protestat e opozitës. Ishte kjo lloj policie që më akuzoi mua personalisht që kisha kundërshtuar forcat e rendit dhe kërkojnë nga 1 deri në 5 vjet burg për mua personalisht tani, për me me djeg edhe karrierën. Jam në prokurori, jam në gjykatë e të tjera e të tjera. Kur u pa mjaft qartë edhe nga kamerat e televizionit tuaj se si unë u rraha barbarisht aty. Pra, unë mendoj që kjo është një polici politike, private e këtij zotërisë, që nuk ka lidhje fare me menaxhimin e protestës, nuk dinë ta lexojnë ligjin e proporcionalitetit që është shumë i qartë në raport me protesta të tilla, por që të kthehem edhe një herë te thelbi, është që një protestë e tillë e nderon Shqipërinë dhe na e ka rritur neve krenarinë pse jemi shqiptarë. Pra kjo është realisht e vërteta pse jemi krenarë që jemi shqiptarë, kjo lloj proteste, jo stadiumi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan