Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po shkojnë drejt një pakti për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për të bërë reformën e re zgjedhore dhe atë territoriale, pa pjesmarrjen e partive të tjera parlamentare.
Partia Socialiste në pushtet pohon se ka pranuar amendamentet e Partisë Demokratike për formulën e përbërjes së dy komisioneve të posaçme, që pritet të ngrihen me vendim Kuvendi në fund të tetorit.
Amendamentet e dorëzuara një javë më parë nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi kërkonin që anëtarësia në të dy komisionet të ndahej në mënyrë të barabartë mes opzitës dhe mazhorancës, duke e bërë vendimmarrjen në këto komisione detyrimisht konsensuale.
Më parë, Partia Socialiste kishte propozuar që Komisioni për Reformën Territoriale të kishte 17 anëtarë, nga të cilët 9 nga PS, 6 nga PD, 1 anëtar nga Aleanca për Ndryshim dhe një anëtar tjerër nga Partia e Lirisë. Ndërsa për Komisionin e Reformës Zgjedhore, PS ka propozuar një përbërje me 16 anëtarë, nga të cilët 8 të Partisë Socialiste dhe 8 të tjerë nga partitë e tjera parlamentare.
Amendamentet e dorëzuara nga Bardhi parashikojnë që të dy komisionet të kenë të njëjtën formulë barazie; 16 anëtarë, nga të cilët 8 i përkasin PS, 6 PD-së dhe nga 1 përfaqësues nga dy grupet aleate në parlament, “Aleanca për Ndryshim” dhe Partia e Lirisë.
Kjo formulë lë jashtë partitë e tjera që nuk kanë grupe parlamentare në Kuvend, të tilla si Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë, Shqipëria Bëhet dhe Partia SocialDemokrate e Tom Doshit.
I pyetur nga BIRN, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se mazhoranca do të pranojë propozimet e Partisë Demokratike për ngritjen e komisioneve.
“Personalisht mendoj që duhet të jenë të gjitha partitë parlamentare. Shpresoj që deri në seancë, PD të pranojë formulën gjithëpërfshirëse,” tha Balla.
Dy reformat e reja
Projektvendimet për ngritjen e dy komisioneve të posaçme të publikuara në faqen e Kuvendit shprehin dhe objektivat e punës së tyre dhe një afat pune prej 9 muajsh.
Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale synon të rimarrë në shqyrtim reformën territoriale të realizuar në vitin 2014 që shkriu komunat dhe krijoi 61 bashki të mëdha dhe 12 qarqe. Një komision parlamentar për reformë të re territoriale, i drejtuar nga opozita në vitin 2022, nuk arriti të prodhonte ndryshime të reja, pasi u rrëzua nga mazhoranca e cila mbrojti reformën në fuqi.
Në komisionin e ri që pritet të ngrihet parashikohet shqyrtimi i kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore; opsione të reja për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore;analizë e sistemit të financave vendore, etj..
Në amendamentet e Partisë Demokratike kërkohet gjithashtu që pjesë e komisionit për reformën territoriale të bëhet edhe ekspertiza e institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
Komisioni i Posaçëm për reformën zgjedhore vijon të ketë si detyrë objektivat dhe qëllimet e vjetra që lidhen me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, bazuar në rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore dhe parlamentare.
Komisioni i mëparshëm i ngritur për këtë qëllim dështoi ta bënte këtë reformë, ndërsa disa ndryshime të bëra në minutën e fundit në Kodin Zgjedhor për votën e Diasporës dhe mbylljen e listave të kandidatëve u arritën pas një pakti jotransparent mes dy partive të mëdha PS-PD.
Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu i tij britanik, Keir Starmer, në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit, q&eum...
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqës...
Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula ka zbuluar se një ish-president i Shqipërisë ka marrë shuma nga 300 deri në 500 mijë euro p&...
Duke komentuar një artikulli të Blendi Kajsiut, publicisti Ermal Mulosmani i kthehet kaqas opinionistit, duke theksuar se duhet t’i vijë ...
Ish-presidenti Ilir Meta ka humbur nje tjeter beteje me drejtësinë pasi gjykata e posaçme vendosi rrezimin e një tjetër kërkes...
Njëri kandidat zyrtar dhe tjetri që mbeti në tentativë. Florjan Binaj dhe Ermal Hasimja janë bërë bashkë për gar&...
Kryeministri Edi Rama është takuar me mbretin Charles III në Londër, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e sapoemëruar e Republikës Socialiste të Vietnamit n&...
Gjatë konferencës që zhvilloi sot për mediat kreu i demokratëve Sali Berisha u ndal dhe te kandidati i pavarur për Tiranën,...
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka nisur zyrtarisht fushatën në terren për zgjedhjet e parakohshme lok...