Nga shkarkimi në Kosovë te kreu i SHISH/ Berisha: Rama dhe Vlora Hyseni, nën urdhrat e Vuçiç! Haxhiu… kumbari
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke rikthyer n&...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke rikthyer n&...
Nga L’Express Nga shërbimi sekret, në arrest shtëpiak. Kreu i shërbimit të inteligjencës së Shqipërisë (SHIS...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbërit...
Pas shallit që bëri bujë sot, vjen një tjetër zhvillim që ndryshon tërësisht historinë. Një ndjekës i P...
Altin Kokici, një 51-vjeçar me origjinë shqiptare, është gjetur i vdekur natën mes të mërkurës dhe të enjtes...
Autoritetet shqiptare kanë ndaluar tre ngarkesa kanabisi nga Kanadaja gjatë tre muajve të fundit, duke sekuestruar më shumë se 230 kilo...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera në vit barra fiskale nga vendosja...
Një ngjarje e rëndë e ndodhur më 16 shtator në Sarandë, e cila nuk ishte bërë publike më herët, ka përfun...
AGSH ka dënuar shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë. Asociacioni i Gazetarëv...
Një lëvizje e bujshme mund të konkretizohet në Serie A. David Alaba, ish-mbrojtësi i Real Madridit, është pranë transf...

Gjykata e Posaçme vendosi vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) në Shqipëri, Vlora Hyseni, e cila të enjten doli para gjykatës. Hyseni ishte brenda gjykatës për disa orë dhe doli para trupit gjykues si e dyshuar për veprat penale “zbulimi i të dhënave sekrete” dhe “përkrahja e autorit të krimit”.
Gjykata po ashtu ka vendosur ndalimin e publikimit tërësisht apo pjesërisht të vendimit gjyqësor ndaj Hysenit, deri në përfundim të hetimeve paraprake. Hyseni u shkarkua të martën nga detyra e drejtueses së shërbimit sekret të vendit, pasi gjykata urdhëroi vendosjen e saj në arrest shtëpiak, nën dyshimin se ka nxjerrë të dhëna të klasifikuara në kuadër të një hetimi më të gjerë për korrupsion.
Hollësi mbi të dhënat që dyshohet se janë zbuluar nuk janë bërë publike.
Por, sipas burimeve, të dhëna sekrete dyshohet se i janë dorëzuar Ergys Agasit, një prej biznesmenëve të përfshirë në hetimin lidhur me një rast korrupsioni në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ku po hetohen dyshime për veprimtari kriminale dhe manipulim të procedurave të prokurimit publik.Një numër zyrtarësh shtetërorë dhe biznesmenësh janë arrestuar ose po hetohen për keqpërdorim të parave publike në AKSHI. Hetimi ndaj Hysenit ka ngritur pikëpyetje edhe për sigurinë institucionale dhe kombëtare të Shqipërisë.
Para gjykatës kanë dalë edhe dy persona të tjerë që po hetohen në kuadër të këtij hetimi, njëri punonjës i policisë gjyqësore dhe tjetri biznesmen. Ata janë dërguar në paraburgim.
Përplasje në Kuvend për rastin Hyseni
Ndërkohë, rasti i Hysenit ka shkaktuar përplasje edhe në Kuvendin e Shqipërisë.Shumica parlamentare rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për ndryshimin e rendit të ditës dhe zhvillimin e debatit për rastin e ish-drejtores së SHISH-it.Pas këtij vendimi, deputetët e opozitës rrethuan foltoren, ndërsa seanca u ndërpre për disa minuta. Seanca u ndërpre pas fjalës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se Kuvendi nuk mund të diskutonte asnjë çështje tjetër pa trajtuar rastin e Hysenit. Megjithatë, shumica parlamentare miratoi ligjet në rendin e ditës, edhe pse deputetët e PD-së mbanin të bllokuar foltoren dhë lëshonin thirrje për dorëheqje të kryeministrit, Edi Rama, dhe Qeverisë së tij.
Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar situatën e krijuar pas hetimit ndaj ish-drejtores së SHISH-it si një çështje me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.
“Ky është parlamenti i Ergys Agasit”, deklaroi Berisha.
Ai pretendoi se emërimi i Hysenit në krye të SHISH-it ka dëmtuar rëndë sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me shërbimet partnere.
“Ka rënë siguria kombëtare”, tha Berisha, duke kërkuar hetim të plotë të çështjes.
Berisha pretendoi gjithashtu se Hyseni e kishte pajisur “organizatën kriminale të Ergys Agasit” me mjete të sofistikuara që, sipas tij, ishin blerë me paratë e taksapaguesve shqiptarë ose ishin dhuruar nga partnerët për nevoja të sigurisë kombëtare.
“Siç rezulton [Vlora Hyseni] e ka pajisur organizatën kriminale të Ergys Agasit me mjetet më të sofistikuara. Aty në zyrë që krijoi [Agasi], të pajisur me të gjitha mjetet më të sofistikuara, të blera nga taksapaguesit shqiptarë ose dhuratë e partnerëve tanë për sigurinë kombëtare, për vëzhgimin e armiqve, janë përdorur për të gjitha qëllimet e ulëta të luftës brenda klaneve”, tha Berisha në Kuvend.
Pretendimet e tij nuk janë konfirmuar në informacionet e bëra publike deri tani për hetimin.
Para votimit, grupi parlamentar i PD-së kishte kërkuar që Kuvendi t’i kërkonte kryeministrit Rama informacione dhe shpjegime për emërimin e Hysenit në krye të SHISH-it dhe për veprimtarinë e saj gjatë drejtimit të institucionit.
“Kuvendi i Shqipërisë duhet të kërkojë urgjentisht nga kryeministri Edi Rama që të japë informacione dhe shpjegime mbi përzgjedhjen e shtetases Vlora Hyseni në këtë detyrë, duke pasur parasysh rekordet e saj problematike në Republikën e Kosovës, si dhe veprimtarinë e saj në drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror, të debatojë mbi përgjegjësitë institucionale, si dhe të vlerësojë marrjen e masave të nevojshme për të parandaluar fenomene të tilla në të ardhmen”, thuhet në kërkesën e grupit të PD-së.
Demokratët kishin kërkuar që nga rendi i ditës të hiqeshin interpelancat e parashikuara me ministrin e Mjedisit dhe atë të Arsimit dhe të shtohej një pikë e re: “Kontroll dhe debat parlamentar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën në SHISH”. Jashtë Kuvendit, dhjetëra qytetarë protestuan, ndërsa policia rrethoi përreth ndërtesës për të mos lejuar afrimin e protestuesve.
Gjatë protestës pati disa momente tensioni dhe përplasje mes policisë dhe qytetarëve dhe disa protestues u shoqëruan në polici. Protesta ishte pjesë e tubimeve të përditshme kundër Qeverisë, por zhvillimet në SHISH dhe masa e sigurisë ndaj Hysenit janë kthyer në një nga temat kryesore të protestuesve.
Qeveria: Përgjegjësia penale është individuale
Para nisjes së seancës, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u pyet nga gazetarët për përgjegjësinë politike të Qeverisë dhe shumicës lidhur me rastin Hyseni.
Gogu tha se përgjegjësia penale është individuale dhe se Qeveria e ka marrë përgjegjësinë politike duke e shkarkuar Hysenin nga drejtimi i SHISH-it dhe duke siguruar vazhdimësinë e institucionit me një drejtues të ri.
Ai theksoi se duhet pritur përfundimi i procesit për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në institucion.Opozita e ka lidhur çështjen edhe me marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se, nëse do të konfirmohej komprometimi i informacionit të një aleati, mund të rishikohej shkalla e besimit dhe mekanizmat e shkëmbimit të informacionit.
NATO-ja nuk deshi të komentonte për rastin kur u pyet nga Radio Evropa e Lirë (REL).
Nga AKI-ja në krye të SHISH-it
Vlora Hyseni, e cila është me prejardhje nga Kosova, kishte drejtuar SHISH-in që nga viti 2023.Më parë, ajo kishte shërbyer si zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Hyseni u shkarkua nga ky post në vitin 2021 nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti. Qeveria e Kosovës nuk dha hollësi për arsyet e shkarkimit. Në komunikatën e atëhershme thuhej se vendimi ishte mbështetur në Ligjin për AKI-në. Në të njëjtën komunikatë përmendej se “zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara” përbënte vepër penale sipas legjislacionit në fuqi.
Pas largimit nga AKI-ja, Hyseni u bë këshilltare për sigurinë kombëtare e kryeministrit Edi Rama në shtator të vitit 2021.
Në vitin 2023, ajo u emërua drejtuese e SHISH-it në Shqipëri. Para dekretimit të saj, opozita shqiptare i kishte kërkuar presidentit Bajram Begaj të merrte informacione për arsyet e shkarkimit të Hysenit nga AKI-ja./rel
Gazetari Bledian Koka, në emisionin “Task Force” në Syri TV me Sonila Meçon, ngriti akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar lidhur me sulmin e ish-drejtoreshës së SHISH, ndaj gazetares Klodiana Lala. P&...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka reaguar për sulmin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares së News24, Klo...
Në një intervistë në “Minuta e Parë” në News24 Luçiano Boçi është shprehur kritik ndaj kryem...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur jashtë ambienteve të Kuvendit ka reaguar për sulmin e ish-shefes së Shë...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 106 vota pro projektligjin që lidhet me pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republik&eum...
Përplasja politike në Kuvend është shoqëruar me deklarata të forta nga deputeti i PL-së, Tedi Blushi, i cili i ësht&eu...
Deputeti i PD, Tomor Alizoti ka mbajtur një fjalim të fortë në Kuvend, ku ka kritikuar ashpër mazhorancën lidhur me zhvillimet e...
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar në Kuvend lidhur me zhvillimet e fundit në institucionet e drejtësisë dhe ç&eu...
Deputetja Jozefina Topalli ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për indiferencën e tij lidhur me akuzat penale dhe masën e siguris&...