Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur sërish këtë të diel nga qelia mbi arrestimin e tij.
Duke folur nga burgu për emisionin Review në Euronews Albania, Veliaj u shpreh se pret që ILD dhe KLP të vlerësojnë me integritet ankesat që ka bërë.
I pyetur se përse ka kritikuar vetëm dy emra Dado - Bani, për arrestimin e tij dhe s'ka thënë asnjë fjalë për prokurorin tjetër të çështjes Altin Dumani, Veliaj thotë se nuk është pyetur nga Dumani por vetëm nga Dado dhe se ky i fundit ishte në konflikt interesi pasi i kishte kërkuar leje ndërtimi.
I pyetur se përse nuk e ka denoncuar konfliktin e interesit ndaj Dados që në kohën kur ishte duke u marrë në pyetje nga SPAK, Veliaj i shmanget pyetjes teksa thotë se kur është marrë në pyetje është thirrur si person në dijeni ndërsa ka vijuar sërish me sulmet ndaj prokurorit.
Pyetje: Përveç ndryshimit të masës në apel, çfarë prisni nga strategjia që keni ndjekur me trajtimin e çështjes tuaj? (pushimin, ndryshimin e prokurorit etj)
Veliaj: Pres që ILD dhe KLP të vlerësojnë me integritet ankesat që kam çuar. Një noter, që licencën ia fal babi, prokuror në shkelje e bën shoqja, dëftesën e ka me 5-a dhe në SPAK e katapultojnë me komandim – nuk është e merituar dhe e ligjshme kjo. Sot po u themi të rinjve “mos mësoni, mos punoni, mjafton babi e shoqet, dhe ua merr hakën gjithë atyre që janë me 10-a e luftojnë e punojnë përditë me djersë, që s’kanë baballarë hiç”. Kjo nuk është Shqipëria për të cilën kam luftuar dhe ky rast anomalie duhet zgjidhur.
Pyetje: Ju keni kritikuar vetëm dy emra Dado - Bani, ndërkohë asnjë fjalë për prokurorin tjetër të çështjes tuaj Altin Dumani, pse? Dhe si e shihni qasjen e tij në dosjen tuaj?
Veliaj: Nuk jam pyetur nga Dumani, vetëm nga Dado, i cili përgjigjet e mia as denjoi t’i përfshinte në 367 faqe sajesa për lodra kalamajsh apo telefon në Kavajë e Rrogozhinë. Dado më ka kërkuar leje ndërtimi në konflikt interesi, e jo të tjerët. I gjithë pseudohetimi im është kryer nga noteri Dado dhe çdo akt procedural në këtë hetim është prodhuar prej tij.
Pyetje: Nëse do ktheheshit pas në kohë, gjatë kohës kur jeni marrë në pyetje apo procedura të tjera të SPAK-ut ndaj jush, a do t’i kishit denoncuar që atëherë? Nëse po, pse s’e keni bërë? Çfarë ju pengonte?
Veliaj: Kur jam marrë në pyetje jam thirrur si person në dijeni. Kjo, zbulova, është një “hile” për të mos regjistruar emrin e personit, edhe pse për verifikimin 700 ditor të Nesti Angonit shënjestra isha unë dhe vetingu 20 vjeçar nga mosha 24 vjeç më qe bërë mua. Pra, qe identifikuar personi shënjestër dhe tani duhen gjetur episode, që mund t’i vishen atij. Unë u shpalla në hetim më 10 shkurt, në atë ditë edhe u ndalova. Kur të flisja? Në izolim total, as fashikujt nuk më janë dhënë – çdo gjë rreth këtij komploti e mora vesh më pas. Pra, Ols Dado ka bërë një batërdi juridike, që edhe vetë Ish Sigurimi i Shtetit do e kishte zili montimin e këtij procesi hetimor. Ka filluar këtë hetim në bazë të një anonimati Nesti Angoni, I cili ka depozituar një letër bakalli, që nuk përmbush elementet minimalë për t’iu drejtuar një institucioni shtetëror e jo më për të kallëzuar kryetarin e bashkisë më të madhe në vend e për ta burgosur. E kanë marrë të ashtquajturin kallëzim në korrik të vitit 2023, ku vetëm nëse Ols Dado do ishte emëruar në bazë të kritereve ligjore si prokuror dhe një sistemi meritë, do duhej të verifikonte të dhënat e këtij “kallëzimi”, duke nisur nga ekzistenca e Nesti Angonit dhe përmbajtja e të dhënave të pasqyruara në të. Nga korriku i vitit 2023 dhe deri në shkurt të vitit 2024 Ols Dado ka kryer një veting të jetës sime 20 vjeçare, ku për një periudhë 10 vjeçare kam qenë një qytetar i thjeshtë i këtij vendi. Pas shkurtit 2024 ka regjistruar procedimin penal nr. 27 pa asnjë emër nën hetim dhe vetëm në muajin janar 2025 regjistron emrin tim e personave të tjerë në hetim e duke gjëmuar gjykatës me dosje në dorë se kush do ja merrte përsipër burgosjen time, pa gjyq e pa u dëgjuar.
Erion Veliaj TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur nga burgu pyetjeve të emision...
Erion Veliaj TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një intervistë nga qelia mbrëmjen ...
Erion Veliaj TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur sërish këtë mbrëmje nga qelia e burgut...
Andis Harasani TIRANË - Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, është ndarë nga jeta këtë të diel. Haras...
Skenderbeu TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me mbulimin e monumentit të Skënderbeut në qendër të...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimet me drejtuesit politik të qarqeve. Kryeparlamentarja Elisa Spiro...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama vijon takimet me drejtuesit politikë të qarqeve në kuadër të zgjedhjeve parlamentare ...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe këtë të diel pyetjeve të komentuesve përmes ru...
TIRANË- Kryeminisrti Edi Rama ka përfunduar takimin me drejtuesin politik të Beratit, Ervin Demo. Siç raportohet takimi ka nisur n&...
Foto ilustruese TIRANË - Kryeministri Edi Rama vijon takimet me drejtuesit politikë të qarqeve në kuadër të zgjedhjeve parlam...