FOTO/ Dhjetëra krerë bagëti të ngordhura hidhen në përrua në Këlcyrë, banorët denoncojnë ndotjen mjedisore
Një situatë shqetësuese mjedisore është denoncuar në fshatin Psar, në Bashkinë e Këlcyrës, ku dhjetëra kr...
Një situatë shqetësuese mjedisore është denoncuar në fshatin Psar, në Bashkinë e Këlcyrës, ku dhjetëra kr...
Një banor i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, për të denoncuar ndotjen në lumin Micoj, degëzim i lumit F...
Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rë...
Paralajmërime të forta janë ngritur së fundmi, lidhur me trajtimet hormonale dhe terapitë e ndryshimit të gjinisë te fë...
Banorët e lagjes Partizani në Elbasan kanë ngritur alarmin për një problem që sipas tyre po zgjat prej kohësh dhe po kthehe...
Një skandal i vërtetë duket se ka përfshirë sistemin e shëndetësisë në vend, lidhur me udhëzimin e ri mjek&e...
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vdekjen e Eglant Koçit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në fshatin Cerrujë pas ...
Tensionet politike në vend kanë arritur një nivel të ri, teksa përfaqësues të opozitës kanë denoncuar ashpër...
Mund të mos ketë një supertifoz më simpatik të Kupës së Botës se ai që endet rrugëve të ...
Në shtator të vitit 2020, Isa Aliu, 54 vjeç nga Elbasani, shkëmbeu një makinë për një tokë me vlerë 4.1 mi...
Blendi Himçi, deputet i PD,ka denoncuar shkelje të rënda procedurale në vendimin për përjashtimin e disa deputetëve demokratë nga seancat plenare. Sipas tij, vendimi është marrë në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me rregulloren, duke anashkaluar provat dhe të drejtën e fjalës.
I ftuar në intervistën e ditës në Syri TV, Blendi Himçi, deputet i Partisë Demokratike dhe anëtar i Sekretariatit të Etikës, deklaroi se përjashtimi i deputetëve të opozitës nga seancat plenare është një vendim i paligjshëm, i marrë në shkelje të hapur të rregullores dhe në mënyrë të fshehtë.
Ai theksoi se kryetari i komisionit, Ulsi Manja, refuzoi me arrogancë shqyrtimin e pamjeve filmike dhe nuk lejoi deputetët e akuzuar të merrnin fjalën për t’u mbrojtur. Sipas Himçit, vendimi nuk u mor në mbledhjen zyrtare me pesë anëtarët e sekretariatit, siç e parashikon ligji, por u diskutua në zyrën e Manjës vetëm me dy deputetë socialistë, duke e kthyer Sekretariatin e Etikës në një instrument politik për ndëshkimin e opozitës.
Deputeti demokrat nënvizoi se nuk pati asnjë tërheqje vëmendjeje nga drejtuesi i seancës, siç kërkon rregullorja, ndërkohë që mazhoranca po përdor masa disiplinore për të heshtur zërat kritikë dhe për të mbrojtur zyrtarë të lartë të përfshirë në skandale të rënda korrupsioni, përfshirë Belinda Ballukun.
Pjesë nga deklarata:
Ka pasur shkelje të rënda procedurale nga Komisioni i Etikës, nën drejtimin e zotit Manja, i cili kërkoi përsëri me arrogancë që të mos shikoheshin as pamjet filmike, por njëkohësisht as të mos na jepej fjala. Më pas, ai u tërhoq në dhomën e tij direkt me dy anëtarë të tjerë, deputetë të Partisë Socialiste, për të vendosur në lidhje me masat për secilin. Kam shkuar edhe në zyrën e zotit Manja, i cili më kërkoi të dilja jashtë, pasi ishte formë këshillimi, ndërkohë që në deklaratën e tij në mbledhje kishte thënë se po tërhiqeshin për vendim. Tani, nëse tërhiqen për vendim, duhet të jenë të pesë anëtarët për vendimmarrje dhe sigurisht ky sekretariat vepron në formën kuazi-gjykatë.
E gjithë kërkesa e ardhur nga një grup deputetësh të PS për përjashtimin me 10 ditë, 30 ditë dhe 60 ditë të deputetëve të PD, të cilët pretendohej se kishin shkelur rregulloren për zhvillimin normal të seancës, nuk ishte analizuar. Nuk kishte, të dhëna, prova apo fakte për secilin nga deputetët në lidhje me qëndrimin. Si nga qëndrimet tona, ashtu edhe për një pjesë deputetësh për të cilët pretendohej se kishin shkelur rregulloren, nuk u lejua as marrja e fjalës, as parashtrimi i pretendimeve nga secili deputet, të cilët synohej të përjashtoheshin. Nuk ka pasur asnjë tërheqje vëmendjeje nga drejtuesi i seancës, zoti Peleshi. Për të marrë një masë disiplinore funksionon edhe neni 65 i rregullores, fraksioni 1, ku në paragrafin e parë konstatohet se, qoftë për masa 10-ditore, qoftë për ato 30-ditore, duhet të ketë fillimisht një tërheqje vëmendjeje nga drejtuesi i seancës dhe më pas sekretariati merr vendimin për përjashtimin me 10 apo 30 ditë.
Për një pjesë të madhe deputetësh, si për Elda Hotin apo deputetë të tjerë, përfshirë Belind Këlliçin, nuk ka pasur tërheqje vëmendjeje. Po kështu edhe për Flamur Nokën, pa diskutim, nuk ka pasur asnjë tërheqje vëmendjeje nga ana e drejtuesit të seancës. Kjo ka bërë që rregullorja të shkelet përsëri me dy këmbët nga zoti Manja, por njëkohësisht edhe nga deputetët e PS, të cilët nxorën gjashtë deputetë, të cilët i dënuan me 30 ditë. Jemi në një situatë ku realisht vjedhjet janë nga më të mëdhatë, Belinda Balluku nuk merret në shqyrtim për heqjen e mandatit dhe merren me deputetët e PS dhe PD për shkelje të kodit të etikës së deputetit dhe për shkelje të rregullores për moszhvillimin normal të një seance plenare.
Kjo është e tmerrshme për t’u parë, kur përballë fakteve dhe provave që ka sjellë SPAK për zëvendëskryeministren, që e implikojnë atë jo vetëm vetë në korrupsion, por edhe kryeministrin Rama dhe vartësit e saj, jemi para një grupi të strukturuar kriminal dhe, paradoksalisht, Partia Socialiste pretendon se 29 deputetë kanë funksionuar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Tani ne nuk e dimë: jemi ne grup i strukturuar kriminal si deputetë që ngremë probleme që realisht prekin interesat publike dhe qytetare, apo janë Belinda Balluku dhe Edi Rama kokat e Meduzës së korrupsionit. Situata është e atillë që media pranë Ramës e transmetojnë në këtë formë. Janë media që edhe në përgjime kanë dalë, ku jepen shuma marramendëse çdo muaj mediave të Karlos dhe të gjithë Karlove të tjerë, të cilat marrin shuma marramendëse nga qeveria.
Kjo është jo vetëm e pafalshme, por jemi përballë një shteti dhe një qeverie që edhe pushtetin e katërt e ka kapur dhe propagandon çdo ditë sikur e gjithë problematika është opozita. Nisur nga kjo, vjedhjet janë maksimale dhe, siç e keni parë nga dosjet e SPAK, si ajo e AKSHI-t, por edhe e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, është konstatuar se vjedhjet janë galopante, qoftë në lotet e Unazës së Madhe, qoftë edhe në tunelin e Llogarasë. Por nuk ka mbetur vetëm këtu dhe ju do të shikoni edhe të dhëna të tjera që do të zbulohen në ditët në vazhdim nga dosjet që ka paraqitur SPAK, por edhe nga AKSHI, ku miliona e miliona euro janë vjedhur nga personazhe shumë pranë qeverisë. Pretendohet se vetëm verërat janë 3 milionë euro ose 3 miliardë lekë, gjëra luksi për një person.
Të gjitha këto veprime tregojnë se shteti ka rënë, shteti është bërë palë me bandat dhe pa diskutim që duhet një ndryshim dhe një rotacion politik i padiskutueshëm, pasi kjo qeveri ka rënë politikisht, moralisht dhe në çdo formë. Tashmë është një kufomë politike që qëndron vetëm sipër dhe mezi pret të kallëzohet nën dhe. E them këtë sepse ka shumë qëndrime, por unë nuk e di se kur do të reagojë ky popull pas gjithë këtyre mega-vjedhjeve. A ndodh në ndonjë vend të Bashkimit Europian që gjithë këto mega-vjedhje të mbrohen në mënyrë insistuese, kur prokuroria e posaçme kërkon arrestimin e zëvendëskryeministres dhe çështja zvarritet në forma nga më të ndryshmet nga qeveria.
Këto prova fshihen dhe nuk u jepen anëtarëve të Këshillit të Mandateve të opozitës, vetëm për të mos u njohur me faktet dhe provat. Kjo është skandaloze. Është mënyra se si shteti vepron nga brenda për të mbrojtur interesat e Belinda Ballukut apo të kryeministrit.
Jemi përballë një puçi shteti. Nuk pyeten më institucionet kushtetuese dhe disa njerëz kanë marrë peng të gjitha institucionet, duke mos përfillur asgjë. Unë besoj se protesta e mbrëmshme ishte nisma e parë që do të pasohet deri në rënien e kësaj qeverie, vendosjen e një qeverie teknike dhe më pas caktimin e një date për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky popull nuk mund të vuajë më me qeveritarë të korruptuar që vjedhin pa pushim. Ju kujtoj se Belinda Balluku vazhdon të ushtrojë funksionet dhe ka të gjitha mundësitë të kryejë krime të tjera në vazhdim. Po kështu edhe Edi Rama, po kështu edhe punonjës të tjerë, si dhe drejtoresha e AKSHI-t, e cila është arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi i përshkroi si “dramë” informacionet nga relacioni i SPAK depozituar në Kuvend...
Mirlinda Karçanaj nuk ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit...
Gati 2 orë në SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili, del nga Prokuroria e Posaçme Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, së ...
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp, u shpreh se afera e AKSHI-t hoqi çdo maskë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat, u pyet për Ervin Salianjin. Ai tha se Salianji u vetëpërjashtua nga PD...
E pabesueshme kjo që po ndodh në Shqipëri. Deputetët e rilindjes, një tufë palaçosh që lëpijnë këmb&...
Erion Braçe ka ngritur publikisht shqetësimin për situatën e rënduar të shërbimit shëndetësor në një ...
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se u zbulua me fakte, se Ergys Agasi ishte koordinatori i Edi Ramës për krimin e organizuar. Berisha akuzoi Ram&...
Partia Demokratike ka publikuar sot librin me mbi 1500 faqe që sipas tyre dokumenton vjedhjet në zgjedhjet e 11 majit. Kreu i PD-së, Sali Beri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi drejtuesit e policisë, të mos pengojnë protestuesit e opozitës të...