Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

UKRAINË- Rusia ka kryer një sulm të madh me dronë në Harkiv të Ukrainës, teksa i dërguari i posaçëm i Donald Trumpit, Keith Kellogg, tha se presidenti amerikan po “zemërohet” gjithnjë e më shumë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me vonesat e arritjes së një armëpushimi, që do të ndihmonte në dhënien fund të konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Oleh Syniehubov, kreu i rajonit të Harkivit që gjendet në kufi me Rusinë tha përmes një postimi në Telegram se të paktën tetë persona janë plagosur, përfshirë dy fëmijë, nga sulmi që ndodhi mëngjesin e 30 majit. Kryetari i këtij rajoni, Ihor Terekhov, tha se sulmi shënjestroi “një ndërmarrje komunale”, duke mos dhënë më shumë detaje.
Në javët e fundit, Rusia ka kryer sulme të vazhdueshme, teksa janë intensifikuar përpjekjet për arritjen e një armëpushimi me qëllim që t’i hapet rruga një plani gjithëpërfshirës të paqes për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, që nisi më 2022.
Në prill, Ukraina u pajtua me propozimin amerikan për një armëpushim 30-ditor, por Rusia e ka refuzuar planin dhe shumë aleatë të Ukrainës e kanë akuzuar Putinin se po tenton ta zvarrisë procesin në mënyrë që të përfitojë nga situata aktuale në fushëbetejë, ku Rusia ka bërë përparime në territoret që pretendon se i ka nën kontroll.
Shumica e shkatërrimeve janë përreth ndërtesave civile, të cilat Rusia pretendon se nuk i shënjestron, pavarësisht dëshmive të shumta që tregojnë të kundërtën.
“Zemërimi i tij [Trumpit] është se ai ka paraqitur disa propozime të arsyeshme dhe ka bërë diskutime të arsyeshme dhe ai sheh një nivel të paarsyeshmërisë [nga Putini] që vërtetë e zemëron atë. Më zemëron edhe mua”, tha Kellogg në një intervistë për ABC News.
Trump, që e ka bërë prioritet të politikës së tij të jashtme arritjen e një marrëveshjeje të paqes, paralajmëroi më 28 maj se do të vendoste “brenda dy javësh” nëse Putini është serioz lidhur me ndaljen e luftimeve.
Moska tha më 30 maj se do të dërgojë një ekip negociatorësh në Stamboll më 2 qershor për një rund të dytë të mundshëm të bisedimeve të drejtpërdrejta me Ukrainën, edhe pse Kievi ende nuk ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë.
Kellogg tha gjatë intervistës për ABC se zyrtarët nga SHBA-ja, Gjermania, Franca dhe Britania do të jenë në Stamboll më 2 qershor, kur mund të mbahet takimi mes delegacionit rus dhe atij ukrainas.
Rusia ka thënë se do ta përdorë këtë takim për të prezantuar një “memorandum”, ku do të përfshihen kushtet për një marrëveshje të paqes. Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Kievi është i gatshëm të marrë pjesë në takim, por dëshiron të shohë fillimisht propozimet e Rusisë sa i përket përfundimit të luftës.
Delegacioni rus mund të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, politolog rus dhe ish-ministër i Kulturës, i cili udhëhoqi ekipin negociues të Rusisë në rundin e parë të bisedimeve të drejtpërdrejta më 16 maj./REL
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Sekretarit të Shtetit Ma...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ)ka mohuar denoncimin e Partisë Demokratike për “trenin bullgar”, ku Kryedomrati Sali B...
KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë ankesë të premten ndaj vendimit të rregullatorit të energjisë ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat tha se Lulzim Basha nuk vrapoi pas denonci...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat tha se Lulzim Basha nuk vrapoi pas denonci...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat theksoi se PD nuk pengon asnjë kandidat t&...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp deklaroi se raporti përfundimtar mbi f...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit u shpreh se votimet në Tiranë u d...
TIRANA-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku paraqiti disa imazhe ...
TIRANA- Kandidatja në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet 11 majit në...