Plagosja me armë në një lokal në Shijak, arrestohet autori
Është arrestuar autori i plagosjes në Shijak, Elton Beqiri. Ngjarja u regjistrua një ditë më parë, ku i plagosur mbeti Bjo...
Është arrestuar autori i plagosjes në Shijak, Elton Beqiri. Ngjarja u regjistrua një ditë më parë, ku i plagosur mbeti Bjo...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka nxjerrë një vendim të vitit 2010, kohë kur në qeveri...
Një 25-vjeçar nga Rubiku i Mirditës është kthyer në një nga figurat më të spikatura dhe më të shp&eum...
Presidenti Bajram Begaj uroi Albin Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Në një reagim në r...
Një sasi prej 60 mijë euro, ka arritur të marë nga arka e bankës “OTP Bank”, autori që në 2 Dhjetor depërt...
Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Vlorë, Ina Zhupa, ka bërë akuza të forta, në lidhje me situatën në Sar...
Në një kohë që protestat në vend kanë hyrë në ditën e 9 të tyre dhe çdo ditë po shoqërohen ...
Turqia dhe Croatia janë gati. Të dyja kombëtaret arritën të fitonin testet e fundit miqësore në prag të nisjes së...
Violand Braçellari, 43-vjeçari nga Loazhani që vrau me automatik punonjësin e policisë së Korçës, Enea Mekolli d...
Me ndërmjetësimin e ish-pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, Volodymyr Zelensky u përpoq të siguronte bisedime t&eu...

"Shqipëria renditet ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë, duke u pozicionuar e dhjeta në rreth 40 shtete të kontinentit. Sipas të dhënave të fundit, indeksi i çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike ka shënuar një rritje prej 67% që nga viti 2015, një ndër nivelet më të larta në kontinent."
Kjo rritje është 14% më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian për të njëjtën periudhë, duke e bërë Shqipërinë vendin me rritjen më të fortë të çmimeve edhe në rajonin e Ballkanit, me përjashtim të Serbisë.
Në një analizë të situatës, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, argumenton se problemi themelor nuk qëndron te tregu i lirë, por te mungesa e tij. Sipas saj, tregu kontrollohet nga oligopole që bien dakord për të vendosur çmime të larta, duke përmendur si shembull çmimin uniform të orizit në supermarkete apo koston e lartë të karburantit.
Tabaku thekson se tregu shqiptar reagon menjëherë ndaj rritjeve të çmimeve ndërkombëtare, por nuk reflekton kurrë uljet e tyre. “Kjo tregon pikërisht dështimin e shtetit, mungesën e konkurrencës dhe të kontrollit,” deklaroi ajo, duke e quajtur situatën “ekonomi e pakicës”, ku një grup i vogël vendos për shumicën.
Ajo drejton kritika edhe ndaj rolit të qeverisë, e cila akuzohet se ka krijuar një “sistem të kapur” që favorizon interesa specifike. Me 60% të çmimit të karburantit që përbëhet nga taksat, dhe me një sistem kompleks fiskal, krijohet një mjedis që pamundëson uljen e çmimeve.
Sipas deputetes, discrepanca mes fuqisë blerëse dhe kostos së jetesës është alarmante: ndërsa çmimet në Shqipëri kanë arritur në 61% të mesatares së BE-së, të ardhurat e qytetarëve janë vetëm 20% e mesatares europiane. Në arenën politike, opozita akuzon qeverinë “Rama” se po pasurohet nga kriza, ndërkohë që qytetarët varfërohen.
Nga ana tjetër, qeveria, Tabaku shprehet se përmes deklaratave si ajo e ministres Delina Ibrahimaj, ia atribuon rritjen e çmimeve faktorëve të jashtëm si konfliktet ndërkombëtare, duke pohuar se nuk ka mundësi të ndërhyjë drejtpërdrejt në treg. Pasojat e kësaj situate ekonomike janë të prekshme për familjet shqiptare, të cilat shpenzojnë rreth 40% të të ardhurave vetëm për ushqime. Kjo gjendje sipas Tabakut ka sjellë një pesimizëm të përgjithshëm që reflektohet jo vetëm te bizneset, por edhe te qytetarët, duke u bërë një nga shkaqet kryesore të normës së lartë të emigracionit.
Reagimi i plotë
Janë dy gjëra që domethënë nuk ka pse të krahasohen pikërisht në këtë në këtë moment. Nuk është çudi që Partia Demokratike është për për konkurrencën e lirë, për tregun, është për hapjen, është për garën, jo vetëm në ekonomi, në fakt kudo, por në rastin e Shqipërisë, problemi është sigurisht tregu, është struktura që ka sot ekonomia shqiptare, sepse ke në pjesën më të madhe të këtyre tregjeve ku bëhet fjalë edhe për ushqimet, ti ke pak kompani që ofrojnë shërbimin dhe bien dakord. Oligopole dhe bien dakord me njëra-tjetrën për çmimin, sepse unë s'e kuptoj dot për shembull dhe po marr orizin, se si mundet që kilja e orizit të kushtojë njësoj në të gjitha supermarketet. I bie që ka vetëm një kompani që e sjell atë, që do të thotë një zotërim të të gjithë zinxhirit që nga momenti që e marrin deri kur shkon te tryeza e konsumatorit.
Nafta është shembulli më i thjeshtë, të them të drejtën dhe ajo nafta e ka sjellë çmimin e rritur sot këtu, nga pompa e karburantit shkon te tryeza e qytetarëve shqiptarë, sepse në zinxhir ka rritur çmimet e të gjitha produkteve dhe nga ana tjetër Ka rritur kostot e të gjithë. ka rritur kostot e transportit, ka rritur kostot e biznesit, të pjekjes së bukës, të çdo lloj çdo lloj produkti. Fermerit në fshat, besoj që e dëgjova që dje qeveria tha që do heqi dhe aq pak rimbursim për karburantin që kishte për fermerët. Jo se këtë e merrnin këto fermerët e vegjël ë, se këtë e merrnin këto grosistët e mëdhenj, si në çdo vend, po prapë sido që të jetë ishte një masë që edhe për sy ekzistonte atje.
Dhe nga ana tjetër e medaljes janë taksat. Domethënë, këtu kemi një problem i cili ngado që ta shikosh fajin e ka shteti. Sot struktura e taksave tek karburantet është një nga strukturat më të komplikuara. Ke 60% taksa që e bëjnë të pamundur uljen e çmimit dhe së dyti, në të gjitha produktet neve kemi një sistem të komplikuar taksash, që e përdor qeveria si justifikim dhe ngre duart dhe thotë që kompanitë kanë këtë çmim që e kanë kaq të lartë. Tani si ka mundësi që ky çmim kaq i lartë është në Shqipëri dhe jo në Maqedoni dhe në Malin e Zi. Si ka mundësi që ky çmim kaq i lartë nuk është në Itali në fund të ditës. Siç, si ka mundësi që ky çmim kaq i lartë nuk është në Iran ku po ndodh një luftë. Aty ku është bllokuar dhe kjo ngushtica e Hormuzit. Tregu shqiptar fatkeqësisht reagon menjëherë në momentin e rritjes së çmimit pa u rritur në bursë këtu të nesërmen rritet, po kur ulet në bursë këtu nuk ulet. Mbarojmë dhe mbajmë atë nivel të lartë çmimi. Dhe kjo tregon pikërisht dështimin e shtetit. Tregon mungesën e konkurencës, mungesën e kontrollit, tregon sistemet e kapura. Shiko, kam kohë që flas për ekonominë e kapur, ekonominë e pakicës. Kjo është ekonomia e pakicës. Që ulen tre veta në tavolinë dhe vendosin për shumicën. Vendosin taksa, favoret, ndajnë pushtetin, ndajnë atë atë tavën e tenderave, koncesioneve.
Ky është, ky është pushteti i kapur, ky është sistemi i kapur. Unë dua të jap vetëm dy shifra. Shqipëria sot me rritjen e çmimeve ka arritur në çmime që janë 61% e çmimeve të Bashkimit Europian. Me të ardhurat është 20% e të ardhurave të Bashkimit Europian. Një familje shqiptare duhet të shpenzojë 40%, besoj që këto ditë janë rritur pak shifrat. Praktikisht punojmë dhe hamë, asgjë tjetër. Asnjë gjë tjetër. Të ardhurat e disponueshme kanë rënë, qytetarët shqiptarë nuk investojnë dot më, çmimet e përgjithshme në ekonomi kanë sjellë edhe një pesimizëm që reflektohet sigurisht te biznesi, por reflektohet kryesisht te te, edhe te familja dhe kjo pastaj në fund të ditës ka atë normën e lartë të qytetarëve që largohen, që ngrenë duart dhe thonë që këtu nuk ja dalim. Situata me çmimet është pasqyra më e mirë, është fytyra më e mirë e sistemit. E sistemit që kanë ngritur ëh, e sistemit që edhe me këtë bordin komunist që në fakt e kam quajtur komunist që kur ndodhi në luftën në Ukrainë, ulën dhe vendosin çmimet dhe i thonë kompanive që kaq do jetë çmimi. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon që tregu s'funksionon. Që kompanitë me vërtetë kështu e vendoskan çmimin me me urdhër të peshkut, në këtë rast të qeverisë.
Unë nuk kam pas asnjë kompleks dhe nuk kam asnjë kompleks të flas për oligarkët, për tregjet e kapura, të flas për për çdo lloj shqetësimi, unë dhe shumë kolegë të mi të tjerë në Partinë Demokratike. Po ne duhet ta shohim problemin në sy. Ne duhet ta shohim problemin në sy që lidhet me qeverisjen. Ato oligarkë sot e mbajnë sistemin sepse kështu funksionon qeverisja socialiste. Ato oligarkë sot e mbajnë sistemin sepse taksat janë krijuar në një mënyrë të tillë që ato ta mbajnë çmimin kaq të lartë, që ato të monopolizojnë tregjet. Problemi sot është qeverisja. Sigurisht është dhe shtylla e këtyre bizneseve që mbajnë qeverisjen, që ushqejnë pushtetin, që financojnë zgjedhjet dhe që pastaj kërkojnë favore. Janë të dyja që ecin paralelisht bashkë. Po ne betejën e kemi me me Edi Ramën së pari, betejën e kemi me socialistët dhe betejën e kemi për të fituar edhe mendjet dhe zemrat e qytetarëve sepse të them të drejtën sot është bërë më e thjeshtë të sulmosh opozitën se të merresh me qeverinë. Është bërë kaq e thjeshtë të sulmosh opozitën saqë edhe kur rriten çmimet e ka fajin opozita. Patjetër. Sigurisht. Dhe jetojmë në një vend që mund të ndodhë kjo.
Shiko, unë e di që është mëngjes dhe këto këto diskutime, këto diskutimet e mëdhaja ndoshta s'kanë vend se njerëzit, njerëzit janë duke pirë kafen e mëngjesit dhe duke llogaritur çfarë do blejmë sot me ato të ardhura që kemi.
Ka shumë njerëz që mendojnë që ky sistemi nuk ka lindur sot. Që ky sistemi ndoshta mund të kenë qenë disa njerëz që përjetësisht ashtu në 34, 35 vite demokraci kanë vazhduar, kanë funksionuar pranë të gjitha sistemeve. Po unë mendoj që nuk ka qenë asnjëherë Shqipëria kaq e kapur ekonomikisht. Nuk ka qenë ky sistemi kaq shumë i kapur i lidhur me pushtetin. Sot unë të numëroj ty 20 ligje, 20 ligje që kanë ardhur në parlament që mbrojnë interesa specifike, 20 ligje të tilla. Ndërkohë që sigurisht ka pasur problematika se unë nuk them që lindi sot, ka pasur problematika dhe më parë. Po parlamenti nuk ka qenë kurrë në tehri të interesave ashtu siç është sot. Unë mendoj që ka një zgjidhje shumë të thjeshtë për këtë çështje. Së pari njëherë neve biem dakord për një paketë fiskale, për një kod fiskal, taksash i cili nuk ndryshon sipas oreksit të askujt. Për shembull, ky taksa me hotelet me pesë yje në jug të vendit. Për mua heqja e taksave, ulja e TVSH-së, heqja e taksës së infrastrukturës, tatim fitimit e shumë taksave të tjera. Për mua nuk duhet të ekzistojë. Heqja e të gjithë përjashtimeve fiskale dhe vendosja e një kodi fiskal me parime bazë, krijon një bazë të njëjtë. Dhe këtu tani ti eleminon gjysmën e interesave. Këto propozime ju i bëni ndërkohë apo po prisni që të.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ndaj rritjes së menjëhershme të çmimeve të ushqimeve, duke t...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka ngritur shqetësimin në Parlament në lidhje me licensimin e fundit të nj...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, mund të kërkojë të kandidojë për kryetar të bashkisë së Tiranës, si...
Në një moment kur dinamika brenda Partia Socialiste po “zgjon” interes në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027, zhvilli...
I ftuar në studion e “Çim Peka Live’ në Syri TV, analisti Lorenc Vangjeli thotë se kryeministri Edi Rama e largoi Belinda Ball...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se me biletat e ndeshjeve të Kombëtares bëhet biznes dhe se shiten me çmime stratosferike. "Më...
Me dy shishe uji me vete, deputetja socialiste e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka ngritur shqetësimin për ndotjen e lumit Drin. Në nj&eum...
Balluku mburoja e Ramës? Zbardhet skenari i luftës me SPAK dhe ndërkombëtarët Emërimi i Skënder Hitajt, - i cili njihet si i...
Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj ka sqaruar funksionimin e tregut të karburanteve në Shqipëri. Ai tha se aktualisht...
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi deklaron se Ilir Proda është takuar me Suel Çelën në Elbasan. Gjithashtu ai b&...