Vrasja e efektivit të “Shqiponjave” në Maliq, dhe plagosja e tjetrit. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj gazetares së CNN , Caitlan Collins, të cilën me sa duket ai e do ta urrej&eu...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...
Momente tensioni u regjistruan gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, menjëherë pas golit të shënuar nga skuadra mike. F...
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
TIRANË- Instrumentat financiar që sajon qeveria shqiptare nuk rreshtin së të surprizuari. E fundit në radhë është një skemë më arabët, e cila u vë qytetarëve shqiptarë një borxh të rëndë në qafë.
Këtë të martë, qeveria dërgoi për miratim në Parlament projektligjin për ratifikimin e një kredie prej 118 milionë dollarësh, që Shqipëria do të marrë nga Fondi i Abu Dhabit. Borxhi, me afat shlyerje 15 vjet dhe interes 4 për qind në vit, po merret për të shkuar sërish në Abu Dhabi.
Sepse 118 milionë dollarët do të shkojnë për të paguar një kompani nga Abu Dhabi, e cila do të realizojë projektin e monitorimit të trafikut me kamera në 20 qytete të vendit. Kontrata 118 milionë dollarëshe do të jepet pa tender dhe pa asnjë lloj gare, por me marrëveshje direkte.
Pra, e thënë më thjeshtë. Qeveria shqiptare do të marrë 118 milionë dollarë borxh nga arabët për t’ja u paguar sërish arabëve, ndërsa qytetarëve shqiptarë u mbetet barra e shlyerjes së borxhit. Këto janë instrumentat financiarë inovativë, që shpik kryeministri nga pelegrinazhet e tij në botën arabe, kur viziton sulltanët e Lindjes.
Në Shqipëri, këtë skemë e kanë bërë vetëm mashtruesit e mikrokredive. Ata u jepnin qytetarëve borxh, por vetëm në letër. Sepse paratë e borxhit kalonin sërish menjëherë në llogarinë e kompanisë së mirkokredive. Nga gjithë ky operacion qytetarët viktima nuk preknin asnjë lekë, por kishin vetëm një efekt. U rritej borxhi që duhet të shlyenin.
Ministri i Brendshëm kandidat për ngrënës dardhash
Por teksa marrëveshja e kredisë po kalon me ligj në Parlament, procedura që do të çojë kontratën tek arabët i është besuar ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.
Një javë më parë, ministri i Brendshëm njoftoi se firmosi me Sulltan Al Jaber, Letrën e Angazhimit për projektin inovativ “Smart City – Qyteti Inteligjent”, mes Ministrisë së Brendshme dhe “Presight Al Ltd”. Sulltani është drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Presight AI. Kompania Presight AI është ajo që do të realizojë kontratën.

Pa tender, pa garë dhe pa asnjë procedurë. Pra 120 milionë dollarë vetëm me firmën e ministrit të Brendshëm. Kjo është një punë me risk të lartë për tym pas disa kohësh. Por tashmë ky është një film i parë. Nëse ajo kohë vjen, ministri i Brendshëm bëhet zyrtarisht kandidat për ngrënës dardhash, ndërkohë që SPAK-ut i përmirësohen edhe më shumë statistikat.
118 milionë dollarë për çfarë?
Por çfarë është projekti Smart City? Projekti përfshin sigurimin dhe instalimin e platformave të inteligjencës artificiale për menaxhimin e qytetit dhe trafikut, përveç një qendre të avancuar kontrolli.
Kompania do të instalojë 2239 kamera ANPR, që bëjnë njohje automatike të targave si dhe 2602 kamera PTZ për monitorimin e trafikut dhe identifikimin e shkeljeve. Paralelisht do të vendosen 3 816 kamera trupi për policinë, siç i pati vendosur dikur Sajmir Tahiri, të cilat do të lidhen me një sistem të centralizuar për mbikëqyrje dhe reagim të shpejtë.
“Për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe autostrada do të instalohen 100 radarë inteligjentë dhe 100 sensorë zhurme për të monitoruar shpejtësinë dhe sigurinë e trafikut. Ky projekt do të mundësojë monitorimin dhe identifikimin në kohë reale të automjeteve që qarkullojnë në akset rrugore, të cilësuara me interes prioritar për Policinë e Shtetit, si dhe në të gjitha pikat e kontrollit kufitar,” thuhet në relacionin e projektligjit.
Paralelisht kompania do të ofrojë dhe shërbimet profesionale dhe të mirëmbajtjes për katër vjet.
Sa frëngu pulën
Por si do të shpenzohen në detaje 118 milionë dollarët për realizimin e këtij projekti. Në marrëveshjen e borxhit, qeveria ka listuar dhe komponentët e kostos. Plot 31 milionë dollarë do të paguhen për liçencat e softëare-ve të programeve që do të përdoren. Pajisjet hardëare dhe infrastruktura do të kushtojnë 62 milionë e 400 mijë dollarë.
Tetë milionë dollarë do të shkojnë për shërbime profesionale dhe pjesa e mbetur prej 17.1 milionë dollarësh është mirëmbajtja për katër vjet.

Ky është një projekt me inflacion kostosh të jashtëzakonshme. Tetë milionë dollarë vetëm shërbime profesionale dhe 62.5 milionë dollarë për të blerë 8 mijë kamera ANPR dhe PTZ. Këto të fundit gjenden lehtësisht në treg me çmime që variojnë nga 500 deri në 1500 dollarë copa.
Por sa herë që nuk ka garë kostot e inflatuara janë të pritshme. Ky është një biznes shumë i madh, ndoshta i ideuar dhe dakortësuar në darkat e pelegrinazheve arabe të kryeministrit. Qytetarët tani do të mbajnë në kurriz dhe do të paguajnë deri në qindarkën e fundit 118 milionë dollarët borxh plus interesin 4 për qind në vit për 15 vjet.
Para e madhe dhe pazar i madh./Kapitali.al
TIRANË- Komisioni Rregullator ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën e PD-së për zgjatjen e afatit për regjistrimin e d...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme kërkesën për regjistrimin në zgjedhje të 3 koalicioneve.&n...
rama, agaci TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ën...
pamje nga takimi MILANO- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim në Milano me Koordinatorin për Marr...
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka regjistruar ditën e sotme kërkesën e ankimimit të avokatëve të...
TIRANË- Deputeti, Enkelejd Alibeaj dhe Rezart Kthupi janë tërhequr nga rekursi që kishin depozituar në Gjykatën e Lartë...
Jamarbër Malltezi TIRANË - Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ka kërkuar kët&...
Fatmir Mediu TIRANË - Seanca për ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me dosjen “Gërdeci” është...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ka komentuar edhe deklaratën e tij të pak dit&e...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ka ftuar të gjitha forcat politike që e konsi...