Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...

Buxheti i shtetit është lehtësuar me rreth 130 milionë euro gjatë dekadës së fundit si pasojë e largimeve të padrejta nga puna në administratën publike. Kjo faturë marramendëse, e cila paguhet nga taksat e qytetarëve, pritet të vazhdojë të rritet edhe në vitet në vijim, pasi qeveria ka parashikuar fonde për dëmshpërblime të tilla deri në vitin 2028.
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, u shpreh se gjatë 10 viteve të fundit buxheti i shtetit është rënduar me rreth 120-130 milionë euro për shkak të largimeve të padrejta nga puna në administratën publike. Këto fonde, që mund të ishin investuar për shërbime publike si shkolla, kopshte apo ulje taksash, janë përdorur për të paguar dëmshpërblimet e vendimeve gjyqësore të humbura, ndërsa zyrtarët që kanë firmosur shkarkimet nuk mbajnë përgjegjësi.
Teliti theksoi se mungesa e një ligji për përgjegjësinë materiale bën që shteti të paguajë dy herë për të njëjtin vend pune: për punonjësin e larguar padrejtësisht dhe për zëvendësuesin e tij. Ai paralajmëroi se kjo praktikë, e cila pritet të vazhdojë deri në vitin 2028, tregon mosrespektimin sistematik të vendimeve gjyqësore dhe dëmton si arkën e shtetit, ashtu edhe shtetin e së drejtës.
Fjala e plotë
Po flasim në 10 vitet e fundit mbi 120-130 milionë euro të shpenzuara nga buxheti i shtetit. Para që duhej të shkonin për shërbime, për shkolla, për kopshte, për çerdhe, për jetesë, për mirëqenien e qytetarëve, për të ulur një taksë biznesi, kanë shkuar për gabimet që ka bërë administrata, por që janë gabime të qëllimshme.
Shiko, shkarkimet nuk janë bërë nga padituria, janë bërë qëllimisht për të zëvendësuar një ekip ekzistues të mëparshëm me stafet e reja. Dhe fakti që këto stafe që janë larguar kanë fituar vendimet gjyqësore dhe janë dëmshpërblyer tregon edhe njëherë që rruga që ata kanë zgjedhur për t'i zëvendësuar këto stafe ka qenë kundraligjore.
Pra, kemi një dëm edhe moral këtu, por njëkohësisht shoqërohet dhe me një faturë financiare, e cila nuk është e vogël.
Dhe po të bësh llogaritë, siç e thatë dhe ju në insertin tuaj, kemi afërsisht 120-130 milionë euro të paguara këto vite. Fatura do të vazhdojë të rritet edhe gjatë viteve në vijim për këto vendimmarrje politike, deri diku, të drejtuesve të lartë të administratës publike, sidomos të institucioneve të varësisë, pasi aty është dëmi më i madh: institucionet e varësisë, SHA-të kryesore, shoqëritë me emra anonime dhe ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimit, të cilat tashmë nuk janë më nën pushtetin vendor, por nën regjimin e pushtetit qendror pas vendimmarrjes që ka marrë Balluku disa vite më parë për përqëndrimin e tyre në dorën e ministrisë.
Shumë e vërtetë kjo që thua, Flavio. Madje kjo gjë është konstatuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por ne kemi një vakum ligjor në Shqipëri. Pse e them këtë? Në Shqipëri flitet shumë për ligjin e famshëm të përgjegjësisë materiale, pra përgjegjësinë e atij që shkakton dëmin, që të marrë përsipër edhe dëmshpërblimin e dëmit.
Ky ligj ende nuk është miratuar dhe nuk ka hyrë fare në diskutim. E them ndryshe: nëse një ministër, drejtues ose sekretar i përgjithshëm ndërmerr një vendimmarrje për të larguar dikë dhe personi fiton më pas gjyqin, duke shkaktuar një dëm në arkën e shtetit, ose duhet dëmshpërblyer, pasi për të njëjtin vend pune janë paguar dy persona: personi i larguar, i cili merr paratë me vendim gjykate, dhe personi që e ka zëvendësuar, i cili merr pagat për punën që po kryen në atë pozicion.
Mungesa e këtij ligji krijon një regjim ku përgjegjësia nuk bie mbi ata që firmosin vendimet, dhe dëmi mbetet mbi arkën e shtetit. Ata që kanë firmosur dhe zyrtarizuar shkarkimet vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Do të duhej që rekomandimi i KLSH-së të zbatohej, pra që mazhoranca dhe Kuvendi i Shqipërisë të miratonin ligjin e përgjegjësisë materiale, dhe aty pastaj do të shikonim një ndryshim total. Ndryshe, të paguash dëmshpërblimin nga xhepi yt është ndryshe nga kur shpenzon arka e shtetit, ku vendimmarrjet politike mbizotërojnë mbi vendimmarrjet personale.
Sepse është vendosur që të mos rikthehen në punë ata që kanë fituar gjyqet. Vendimet gjyqësore janë të dy formave: disa përcaktojnë pagesën e njëherëshme të 12 ose 24 pagave dhe aty mbaron detyrimi i shtetit, ndërsa të tjera përcaktojnë vazhdimin e pagave deri në rikthimin në detyrë. Nga këtu buron fakti që edhe deri në 2028-ën parashikohen fonde për vendimet gjyqësore. Politika shqiptare ka vendosur që një grup vendimesh gjyqësore të mos zbatohen: në vend që të rikthejë personat në detyrë sipas gjykatës dhe t’ua paguajë pagat, vazhdon me ata që janë emëruar gjatë viteve dhe paguan dy herë: personin që ka zëvendësuar dhe personin që duhet të rikthehej.
Ka raste kur individët rikthehen dhe pas dy javësh shkarkohen përsëri me një procedurë tjetër ligjore. Kjo bëhet për të minimizuar numrin e atyre që do të fitonin gjyqet dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Por fakti që qeveria pranon të vazhdojë pagesat milionëshe edhe në të ardhmen tregon filozofinë që vendimet e gjykatave nuk respektohen. Jetojmë në një vend ku nuk respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si rasti i Olta Xhaçkës, e jo më vendimet e Gjykatës Administrative që trajton largimet nga puna./Syri
Kryetari i PD, Sali Berisha ka ndarë pritshmërinë e tij për drejtuesin e ri të SPAK, që pritet të zgjidhet këtë m...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Kreu i SPAK Altin Dumani është shndërruar në avokatin e shpërfytyruar ...
Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat foli dhe për skandalin “Balluku”. Gjatë fjalës së tij,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin se pi kafe me njerëz të botës së krimit. Berisha treg...
ryetari i PD-së Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për të zbatuar masën ‘detyrim me paraqitje’. Pasi doli nga...
Në një sallë të mbushur me banorë të Laprakës dhe Kasharit, deputetja socialiste Ogerta Manastirliu u ngjit në podium ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar edhe njëherë tjetër në lidhje me deklaratën skandaloze të kryemini...
Deklaratat e Edi Ramës gjatë ditës së sotme për pezullimin e Belinda Ballukut, kanë sjellë dhe reagimin e kryetarit të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërndarë një video ku duket Edi Rama që gënjen për ditën me diell, p...
Pezullimi i Belinda Ballukut nga GJKKO ka prodhuar sërish një reagim të ashpër nga kryeministri Edi Rama. Në podcastin e tij &ld...