Dokumenti/ Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Pezullimi i Belinda Ballukut nga GJKKO ka prodhuar sërish një reagim të ashpër nga kryeministri Edi Rama.
Në podcastin e tij “Flasim”, Rama sulmoi prokurorin dhe gjyqtarin që morën vendimin, duke e quajtur “precedent të rrezikshëm” dhe “aventurë të gjyqësorit”. Por ndërsa kryeministri përqendrohet tek beteja procedurale, pyetjet thelbësore që prekin fondet publike dhe vendimmarrjen politike mbeten pa përgjigje.
Dhe fakti që Rama ka zgjedhur të mbrojë me kaq forcë një ministre të pandehur për disa prej aferave më të mëdha financiare të dekadës, shton dyshimet se çështja nuk ka të bëjë vetëm me Ballukun, por me të gjithë zinxhirin politik që qëndron pas saj.
Hetimi i SPAK për projektin 190 milionë euro të Tunelit të Llogarasë ka zbuluar një sërë vendimesh të pazakonta të marra nga Ministria e Infrastrukturës. Tenderi i parë, ku kompania shqiptare “Gjoka” ofroi rreth 140 milionë euro, u anulua pa një arsye bindëse. Katër muaj më vonë u rihap një tender i ri, me një kosto plot 50 milionë euro më të lartë.
Kjo histori nuk mund të klasifikohet si gabim teknik i një ministrie. Është një vendimmarrje e rëndë politike, që nuk mund të ndodhë pa dijeninë e niveleve më të larta qeveritare. Dhe nëse hetimet bëhen siç duhet dhe shkojnë deri në fund, çdo përgjigje do të çojë drejt pyetjes kryesore: kush e autorizoi këtë operacion financiar?
Një tjetër skemë që po hetohet lidhet me dy TEC-et lundruese të marra me qira nga Bangladeshi. Kostoja totale e projektit pritet të arrijë rreth 120 milionë euro, ndërkohë që impiantet nuk prodhuan energjinë e premtuar për nevojat e vendit. Kontrata u firmos me urgjencë, u mbështet politikisht dhe u administrua nga ministria e Ballukut.
Kryeministri nuk ka dhënë asnjë shpjegim se pse vendimi i një kostoje kaq të lartë u mor pa analiza të qarta teknike dhe pa transparencë. Heshtja e tij shtron dyshimin e logjikshëm se përgjegjësia politike është më e gjerë sesa figura e një ministreje të vetme.
633 milionë euro afera të dyshuara: një zinxhir vartësish që çon te qendra e pushtetit
Emisioni investigativ “Plug” ka publikuar një sërë aferash ku përfshihen drejtues të lartë në varësi të Ballukut: tendera, leje fotovoltaikësh, projekte energjie, kontrata në sektorin e transportit dhe të infrastrukturës, që kapin vlerën e rreth 633 milionë eurove. Shumë prej këtyre zyrtarëve tashmë janë të pandehur, të arrestuar ose nën hetim.
Në një shtet normal, një ministër do të mbante përgjegjësi politike për çdo vartës të tij. Por në këtë rast, pamja është krejt tjetër: Rama jo vetëm nuk distancohet, por sulmon gjyqësorin që po heton dosjet. Kjo ngre pyetjen e pashmangshme: përse një kryeministër duhet të mbrojë një strukturë të tërë vendimmarrjeje, kur një pjesë e vartësve janë kapur me shkelje flagrante?
Përgjigjja është e thjeshtë: sepse çdo aferë e tyre lidhet me vendime të miratuara, të mbikëqyrura dhe të përshpejtuara nga vetë qeveria në nivelet më të larta.
Në podcast, Rama përpiqet të paraqesë çështjen si përplasje të gjyqësorit me politikën. Por kjo retorikë nuk i shërben transparencës. Nëse venia e ministrave përpara drejtësisë është “rrezik institucional”, atëherë cili është modeli që propozon kryeministri? Që ministrat të mos jenë të prekshëm nga drejtësia derisa ta vendosë ai?
Në formë të tërthortë, Rama po thotë se figurat politike janë të paprekshme deri sa ai t’i lërë të prekshme. Kjo nuk është mbrojtje e balancës së pushteteve. Kjo është mbrojtje e një sistemi të ngritur mbi vendime që sot po hetohen njëri pas tjetrit.
Nëse lexon faktet, hetimet, vendimet dhe datat, bëhet e qartë se çfarë fshihet pas reagimit politik të kryeministrit. Pezullimi i Ballukut nuk është problem për Ramën vetëm si çështje juridike. Është problem sepse çdo dokument, çdo firmë dhe çdo tender i ministrisë së saj lidhet me vendime politike që nuk mund të shkëputen nga drejtimi i qeverisë.
Nëse bie Balluku, nuk bie vetëm një ministre. Bie një zinxhir i tërë vendimmarrësish, vartësish, drejtorësh dhe politikash të cilat kanë funksionuar vetëm sepse kanë pasur miratim nga lart. Kjo e bën çështjen e Ballukut jo thjesht një dosje penale, por një pikë nevralgjike për gjithë piramidën politike të qeverisë.
Prandaj Rama reagon kështu. Prandaj sulmon gjykatat. Prandaj e paraqet si “rrezik kombëtar” pezullimin e një ministreje të pandehur. Nuk po mbron thjesht një funksionar politik. Po mbron një strukturë të tërë që sot ndodhet nën lupën e hetimeve dhe në qendër të asaj strukture janë vendimet e veta.
Përballë në fryme publike gjithnjë e në rritje që e sheh kryeministrin Edi Rama si “dora” që lëvizi hetime...
Gjykata Kushtetuese ndryshoi dy herë njoftimin publik për shtyrjen e seancës për rastin “Belinda Balluku”. Ky veprim, në ...
Gazetari Klodian Tomorri e përshkruan episodin e fundit të podcastit të Kryeministrit Rama si një pasqyrë të ekonomisë shqipt...
Nga Tedi Blushi I njëjti Edi Rama që shkarkoi një Zv/ministre vetëm pse pranoi dhuratë një arkë me peshk apo një tjet&e...
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, në podcastin “Flasim” ku citoi Venecian dhe Strasburgun që sipas tij thonë se &ld...
Kryeministri Edi Rama, gjatë edicionit të 8-të të podcastit “Flasim” foli për çështjen e pezullimit të ish...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të gjatë për mediat, ku akuzoi qeverinë dhe insti...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se këtë javë do të nisin aktivitetin e foltoreve jashtë Tiranës dhe do...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi takimin e Ilir Alimehmetit dhe Ervin Salianjit me më të votuarit e primareve dhe 11 majit. Berisha tha...
Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese nga qeveria të vendimit të GJKKO-së për pezullimin...