POLITIKE

"Qeverisja e Ramës nuk siguron dot..."/ Denoncimi i PD: Polici në Elbasan bllokon hapësirën publike, asnjë institucion nuk u shkon në ndihmë banorëve

E.D Përditësimi i fundit 20 Prill 2025, 15:20

"Qeverisja e Ramës nuk siguron dot..."/ Denoncimi i PD: Polici

TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar një rast të rëndë abuzimi me detyrën nga një punonjës i Policisë së Shtetit në fshatin Bradashesh, Elbasan. Gjatë deklaratës Vangjeli theksoi se qytetarët kanë paraqitur një ankesë ndaj shtetasit me inicialet D. B. Sipas saj ai akuzohet për bllokimin e hapësirave publike duke penguar tre familje të përdorin rrugën për të shkuar në banesat e tyre.

Gjithashtu vangjeli theksoi se edhe pas tre ndërhyrjeve të strukturave shtetërore për lirimin e sheshit të bllokuar, i njëjti punonjës policie ka rifilluar bllokimin e rrugës, duke sfiduar urdhrat ligjorë dhe vendimet e autoriteteve.  Kjo situatë, sipas Partisë Demokratike, ka sjellë përplasje me banorët dhe ka ekspozuar qytetarët, përfshirë të moshuar dhe fëmijë, ndaj kushteve të vështira të qarkullimit, pasi janë detyruar të kalojnë nëpër përrua për të hyrë në shtëpitë e tyre.

Po ashtu PD kërkon marrjen e masave urgjente ndaj punonjësit të policisë së shtetit që ka bllokuar rrugën. Ndër të tjera Vangjeli theksoi se qeverisja e Edi Ramës nuk siguron dot as përdorimin e hapësirës publike. 

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Duke falënderuar qytetarët për besimin që kanë në qëndrimin e Partisë Demokratike për mbrojtjen e tyre, njoftojmë se banorë të fshatit Bradashesh (Elbasan), kanë paraqitur ankesën e tyre për shtetasin me inicialet D. B., pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.

Personi i mësipërm akuzohet për bllokimin e hapësirave publike duke penguar 3 familje të përdorin rrugën për të shkuar në banesat e tyre.

Për shqetësimin e tyre janë me dije:

-Kryeplaku i fshatit Bradashesh;

-Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë Elbasan;

-Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat pranë Ministrisë së Brendshme;

-Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;

-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Pas kalvarit të përsëritur 3 herë me lirimin e sheshit nga strukturat shtetërore përkatëse, shtetasi i mësipërm ka ribllokuar hapësirën publike duke krijuar konflikt me banorët e prekur nga fenonemi dhe duke injoruar zbatimin e detyruar të ligjit.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë Elbasan me anë të vendimit nr.212, datë 19.09.2020 ka urdhëruar prishjen e objektit të kundraligjshëm dhe lirimin e rrugës për banorët.

Bllokuesit e rrugës kallëzuar për veprën penale të “vetëgjygjësisë” nga banorët të cilëve i pengohet kalimi në hapësirën publike, paditën vendimin e IMT Bashkia Elbasan, duke kërkuar pavlefshmërinë e tij dhe deri në përfundim të gjykimit të çështjes gjykata ka nxjerrë vendimin e ndërmjetëm për marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Vetë z. Muhamet Rrumbullaku vlerëson shqetësues veprimet e punonjësit të komisariatit të Policisë Elbasan D. B. të cilat kanë cenuar imazhin e punonjësit të Policisë së Shtetit në sytë e publikut.

Partia Demokratike kërkon marrjen e masave urgjente ndaj punonjësit të policisë së shtetit që ka bllokuar rrugën, lirimin e menjëhershëm të hapësirës publike, dhe zgjidhjen e menjëhershme të shqetësimit të qytetarëve të cilët sikurse vërtetojnë këto pamje se vetë ata, të moshuarit dhe fëmijët e tyre detyrohen të kalojnë nëpër përrua për të bërë të mundur daljet dhe mbërritjen në banesat e tyre.

Qeverisja e Edi Ramës nuk siguron dot as përdorimin e hapësirës publike, nuk mundëson dot as shërbimet bazë ndaj qytetarëve të cilët duhet të presin me vite derisa e drejta e tyre të njihet nga gjykata..

Bashkë të çlirojmë Shqipërinë nga padrejtësitë ….

Partia Demokratike do jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve …

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë