Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr sanksionin ndaj liderit të opozitës Sali Berisha. Për gazetarin Bledian Koka se u korrigjua një gabim trashanik por dhe aq historik.
Në studion e ‘Task Forcë’ Koka thotë se organet e drejtësisë duhet të hetojnë dhe të zbardhin rrethanat si u tjetërsuan faktet që çuan SHBA të merrte sanksionin ndaj kreut të PD-së në një kohë kur qeveria shqiptare ishte e zhytur në korrupsion dhe Rama çoi në Zyrën Ovale një ministër të dënuar për kanabizimin. Gjithashtu ai shton se duhet të hetohet dhe roli i McGonigalit.
Sonila Meço: Në këtë moment çfarë impulsi I jep opozitës dhe protestës?
Bledian Koka: Unë mendoj që beteja me non gratën është fituar shumë më herët sesa sot.
Pra nuk është se ishte non grata që e pengoi Partinë Demokratike dhe demokratët, me thënë të drejtën, që të ishin të arsyeshëm përkundër asaj që ishte një vendim totalisht i paarsyeshëm dhe një gabim trashanik dhe po aq edhe historik.
Një gabim i cili realisht dëmtoi ndjenjën pro-amerikane të të paktën gjysmës së popullsisë në Shqipëri, sepse panë që u mor një vendim i cili s'kishte lidhje me logjikën ose me mënyrën se si qytetarët shqiptarë e presin ndihmën nga ai që është aleati strategjik, në këtë rast Shtetet e Bashkuara të Amerikës pra. Në kulmin kur qeveria ishte e zhytur në korrupsion, në kulmin kur Edi Rama ishte njeriu që i kishte çuar ish-presidentit amerikan një ministër i cili në fakt bënte pjesë te kanabizimi i Shqipërisë e sa e sa dëme të tjera... më pas koha tregoi se si të gjitha këto menaxhoheshin me atë ish-zyrtarin e famshëm të McGonigalit që është edhe ajo një dramë e madhe që në fakt aty drejtësia shqiptare duhet për të treguar që është apo jo e pavarur, duhet të tregonte forcën e vet. Në fakt...
Ndërkohë që Amerika jam i sigurt ka bërë analizat e veta se si erdhi ky vendim dhe fakti që sot është reflektuar për këtë vendimin, tregon që ata i kanë nxjerrë mësimet e veta, i kanë parë se si është fabrikuar fakti dhe se si është tjetërsuar e vërteta.
Duhet të ketë edhe një hetim për këtë gjënë. Sepse kjo gjëja nuk është thjesht një dëm që iu bë Sali Berishës dhe familjes së tij. Kjo gjë është një dëm i madh që iu bë opozitës dhe gjithë Shqipërisë, sepse praktikisht vendi u la 5 vite dhe i njëjti vend që u la 10 vite pa sisteme të drejtësisë u la dhe pa opozitë.
Kjo kërkon një operacion tjetër shumë të rëndësishëm që kjo gjë mos të shkojë në mend të ndodhi më.
I vetmi problem përfundimtar që është korrigjuar tashmë, është raporti institucional, diplomatik mes zotit Berisha dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe fakti që sot praktikisht na u bë e ditur... ka qenë vetë e ngarkuara me punë që ia ka komunikuar zotit Berisha, tregon pikërisht pra këtë erë të re, këtë ridimensionim të marrëdhënieve dhe realisht për mua ky është një korrigjim i një gabimi e themi njëherë së pari institucional dhe së dyti një gabimi historik.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
11 Qershor18:26
Kënga e fundit e Edi Ramës
Nga Armand Shkullaku
Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin ...
POLITIKE
11 Qershor17:20
‘Berisha, pjesë e pandashme e së djathtës shqiptare’, Kedhi: Heqja e sanksioneve, mesazh i qartë nga DASH!
I ftuar në Syri Tv në edicionin e pasdites, Nikola Kedhi, këshilltar i Grupit Parlamentar të PD, i konsideron zhvillimet e fundit politike n...
POLITIKE
11 Qershor16:50
Ministri Malaj vjen në Kuvend me listën e kompanive/ Shehaj: Kë kërcënon ti mor maskara?
Tension në seancë plenare mes ministrit të Financave Petrit Malaj dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, të cilin e p&e...
POLITIKE
11 Qershor16:27
“Je maskara, palaço, hajdut”/ Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca e stome plenare. Përjashtimi i tij erdhi pas disa paralajm...
POLITIKE
11 Qershor16:15
Skandal/ Rreshteri i Ramës, Taulant Balla tenton t’i ndërhyjë agjencisë Reuters
Taulant Balla ka pranuar me gojën e tij në parlament atë që në çdo vend të botës do të konsiderohej një skan...
POLITIKE
11 Qershor15:04
Ministri refuzon parlamentin, Bardhi: Interpelanca urgjente pas vrasjes së policit është në rend dite, nuk e shtyni dot...
Një përplasje e ashpër ka përfshirë seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku opozita ka lëshuar ...
POLITIKE
11 Qershor14:40
Elisa Spiropali i bën “karshillëk” Taulant Ballës nga Bundestagu gjerman
Elisa Spiropali duket se ka zgjedhur t’i japë një përgjigje të tërthortë Taulant Ballës, pas debatit të ditëv...
POLITIKE
11 Qershor14:03
‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha në Kuvend se politikat e ndjekura nga qeveria shqiptare “janë arsyeja pse Shqipëria sot ësht&...
POLITIKE
11 Qershor13:22
Petro Koçi shpërtheu kundër Ballukut, Balla: Ditë të nxehta, secili ka këndvështrimin e vet
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është pyetur sot në lidhje me deklaratat e bëra dje nga socialisti Petro Ko&cc...