Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm nga ballkoni i banesës ka reaguar në lidhje me dhunimin e avokatit të tij, Sokol Mëngjesi. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se dhunimi i Mëngjesit është një sulm direkt kundër opozitës.
Ai më tej shtoi se kryeministri Rama dhe ministri i brendshëm Taulant Balla do të mbajnë çdo përgjegjësi për këtë akt kriminal të shëmtuar. Berisha shtoi se sot ata kanë goditur një avokat të të vërtetës që të demaskoi para shqiptarëve dhe botës me farsën e dosjes ndaj kundërshtarit politik.
"Duke i uruar shërim të plotë profesorit të nderuar, Sokol Mëngjesi, i deklaroj Edi Ramës dhe Taulant Ballës se ky është një sulm direkt kundër opozitës. Se do mbajnë çdo përgjegjësi për këtë akt kriminal të shëmtuar. Për këtë skenar të stisur! Se sot ke goditur një avokat të të vërtetës që të demaskoi ty para shqiptarëve dhe botës me farsën e dosjes tënde ndaj kundërshtarit politik, Sali Berisha.
Që të hoqi çdo maskë para shqiptarëve dhe botës të një kryeministri bandit që nuk ke ligj, Kushtetutë dhe moral, por që je një kriminel në krye të protektoratit të krimit në Shqipëri.
Miqtë e mi, sot ishte ditë e vështirë sepse një intelektual i shquar u godit në mes të Tiranës.
Ftoj intelektualët të bashkohen me ne në protestë sepse secili prej tyre nesër mund të pësojë fate të ngjashme.
A nuk ishte Edi Rama mbrapa Emiljano Shullazit, që kërcënoi kandidatin për rektor me rrëmbim të djalit? Sepse donte t’i jepte tenderin e kampusit të universitetit, Emiljanës së Edi Ramës.
Po pse të mos themi ne se është Edi Rama mbrapa grupit të strukturuar kriminal që goditi sot për t’i marrë jetën avokatit Sokol Mëngjesi, si hakmarrje e verbër, primitive ndaj përmbysjes së plotë të dosjes Dumani-Kraja-Melonai, këtyre mercenarëve të shpifur të drejtësisë shqiptare," tha Berisha.
Kreu i opozitës tha se dalja e Taulant Ballës faktoi katërcipërisht se ai me Edi Ramën qëndrojnë mbrapa si mbështetje, në mos edhe më shumë, e këtij krimi të shëmtuar. Ai shtoi se Gurra gjeti në dosje se Taulant Balla kishte porositur vrasje dhe ai u ekzekutua nga një dorë mafioze në mënyrë që avokati Gurra të mos hapte proces gjyqësor ndaj ministrit.
"Miqtë e mi, dalja e Taulant Ballës faktoi katërcipërisht se ai me Edi Ramën qëndrojnë mbrapa si mbështetje, në mos edhe më shumë, e këtij krimi të shëmtuar. A mund të besohet Taulant Balla, që pasi i ndjeri Ravik Gurra gjeti në dosje se Taulant Balla kishte porositur vrasje, u ekzekutua nga një dorë mafioze në mënyrë që avokati Gurra të mos hapte proces gjyqësor ndaj Taulant Ballës.
Për ata të cilët mund të tregojnë skepticizëm, u them a nuk u zhdukën me vendim gjykatësi dhe prokurori regjistrimet që faktonin se Taulant Balla kishte porositur vrasje?
Atëherë çfarë njoftoi Taulanti sot? Bëri betimin që ka bërë për Ravik Gurrën. A ishte dorëjashtë në vrasjen e Ravik Gurrës, Taulanti? Jo, ishte porositës sipas të gjitha rrethanave të asaj vrasje.
Po këtu çfarë deshi? Pse i dogji akuza që unë i bëra Edi Ramës? Pse Edi Rama nuk gjeti dëshmitar tjetër përveç të akuzuarit për vrasjen e Ravik Gurrës? Miqtë e mi, këta janë paraardhës të xhelatëve. Këta nuk e kanë bërë gjë përdorimin e metodave të vjetra. Ata që kanë jetuar në diktaturë e dinë se si një qytetar i ndershëm, që nuk pajtohej me regjimin, arrestohej me akuzën e hajdutit, pa vjedhur kurrë në jetën e tij.
Arrestohej me akuzën e zënkave, të provokuara të gjitha. Çfarë do të thotë kjo? Sokol Mëngjesin donin ta vriste. Kush? Personi që kishte fituar gjyqin në të gjitha shkallët me avokat Sokol Mëngjesin. Pra, ky monstër donte të eliminonte njeriun që e mbrojti në përputhje me ligjin.
Të gjitha mund të ndodhin, por këto janë ndodhi që ndodhin vetëm me mbështetje dhe vetëm me mbështetje kryesore politike. A mund të besohet se po heton Taulant Balla? Përkundrazi. Nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po shpalosin skenarin e përgatitur. E stisur për një çështje. Çdo avokat ka çështje. Janë njerëzit e çështjeve. Por të eliminosh një avokat në mes të qytetit të Tiranës se gjoja nuk donte t’i paguante detyrimin, kjo tejkalon çdo gjë, përveç mendjen e Edi Ramës, mendjen e Taulant Ballës dhe shërbëtorëve të tyre," shtoi ai.
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e mbrëmjes së sotme para mbështetësve të ...
Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë së PL-së ka folur sërish n...
Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama Ka marrë pjesë në prezantimin e “Planit të Motivimit të Administratës Publike,...
Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e “Planit të Motivimit të Administratës Publike,...
Foto ilustruese TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar ditën e sotme në lidhje ...
Mitsotakis GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme ka zhvilluar një intervistë për mediat vendase në emisionin...
Foto ilustruese TIRANË- Është zbardhur projektvendimi, i cili pritet të votohet gjatë seancës së nesërme në Ku...
foto nga seanca e kaluar TIRANË- Në seancën e së hënës në Kuvend u miratua rezoluta anti-korrupsion e Partisë Socia...
Kryeministria TIRANË - Dy zëvendës ministra të kabinetit qeveritar, pritet të largohen nga detyrat që mbajnë për t&...
sokol mengjesi TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi pas dhunës së ushtruar ditën e sotme nga tre persona, është futur në...