Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, lëshoi akuza të ashpra ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke u ndalur te çështjet e fundit që kanë përfshirë debatin publik, sidomos kostot dhe problemet e projekteve të rrugëve në Shqipëri.
Berisha e cilësoi aferën e tunelit të Llogarasë si ‘një nga vjedhjet më flagrante’, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama dhe ministren Belinda Balluku për abuzime masive me fondet publike, që sipas tij arrijnë përmasat e një katastrofe ekonomike kombëtare.
Gjatë fjalës së tij, ai krahasoi investimet e bëra gjatë qeverisjes së demokratëve me projektet aktuale, duke theksuar se bëmat korruptive, rritja artificiale e kostove dhe degradimi i infrastrukturës nën qeverisjen socialiste kanë goditur financat e vendit si kurrë më parë.
Lideri i opozitës e paraqiti këtë situatë si një thirrje alarmi për qytetarët, duke i ftuar të reagojnë ndaj, sipas tij, grabitjes së pasurive publike dhe keqqeverisjes së pandëshkuar.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Të dashur miq, këto ditë Shqipëria është e ngërthyer e tëra në një debat për tunelin e Llogarasë, në të cilin kanë vjedhur minimumi 50 milionë euro, e vërteta është 90-97.
Por kjo shumë, çdo shqiptar duhet ta dijë se është shumë më pak se një e qindta apo një e dyqindta e atyre që kanë vjedhur këta hajdutë të pafytyrë.
Miq, jemi i vetmi vend në botë që në një hark kohor 7-vjeçar janë shpenzuar 400 milionë euro për djegësin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.
Asnjë prej tyre sot nuk ekziston.
I Tiranës nuk ka një tullë sepse paratë i ka vjedhur Edi Rama me Erion Veliajn.
AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës, në të cilin baxhanaku i tij ka fituar me dhjetëra e dhjetëra tendera.
Çfarë i ka ndodhur atij?
E kemi denoncuar me dhjetëra herë, asnjë gjë, përkundrazi vazhdon të vjedhë taksat tuaja.
Unaza e Madhe e Tiranës këto ditë mediat kanë publikuar lotin 4.
A e dini ju miq si loti 4 janë 14 lote, me të cilat Lubi Balluku me Edi Ramën e rritën kostot e ndërtimit të unazës në 450 milionë euro.
Më falni, unaza nga TEG tek Teknologjikja është ndërtuar para vitit 2013. Cila ka qenë kostoja me të gjitha ato vepra arti që ka, shkoni dhe shiheni, kostoja ka qenë 3.8 milionë euro.
Cila është kostoja e kilometrit sot? 20-22 milionë euro kilometri dhe jo vetëm loti 4, por çdo lot.
A ka njeri në botë që mund të imagjinojë se një njeri e ndan 13 kilometra rrugë në 14 lote, si e si të vjedhë më shumë.
Sigurisht këto ditë ishin mote të mëdha, të pamohueshme.
Pa pyesni pak, pse nuk lëvizën skarpatet në Gjirokastër-Tepelenë?
Në rrafshin gjeologjik, ajo është skarpata më e rrezikshme.
Këto ditë pati mote të mëdha, pse nuk lëvizi skarpata e Rrugës së Kombit? E dini vetë si janë skarpatat e tij.
Pse nuk lëvizi skarpata e rrugës Fratar-Memaliaj. Shkoni dhe e shihni si janë.
Kurse rrugët e Lubisë dhe të Ramës u shembën njëra pas tjetrës.
Po, miqtë e mi, se kur ndërtohet rruga, pjesa e madhe e investimit shkon me ngurtësimin, me mbrojtjen nga skarpata.
Skarpata është pjesë edhe më e rëndësishme se vetë rruga.
Urdhëro se çfarë ndodh tani.
Dhe ndodh pasi kanë katërfishuar çmimet.
Të vjen ndonjëherë, duket sikur një kafe 50 milionëshi i tunelit të Llogarasë.
Vetëm një gjë për secilin prej jush, por edhe për çdo shqiptar kudo që është, i rikujtoj këtu se në 12 vite, Edi Rama me Lubi Ballukun kanë administruar taksat tuaja, 67 miliardë euro.
Në 8 vite, kemi administruar 28 miliardë euro, sepse ne kishim gjysmën e taksave, besonim dhe besojmë se qeveria duhet të marrë minimumin nga qytetarët.
67 miliardë euro, krahasojini me 28 miliardë.
U dyfishuan rroga dhe pensione.
U ndërtuan rrugë të paktën 13 herë më shumë se në 12 vitet e tyre.
Merrni pak, nga Hani i Hotit në Kakavijë akset dhe çdo drejtim.
U rindërtuan 1 mijë e sa shkolla dhe kopshte. Një numër i konsiderueshëm spitalesh.
Me ato para.
Po me 67 miliardë çfarë është ndërtuar?
Me 67 miliardë, e ka thënë Banka Botërore, e ka thënë Komisioni i Lartë i Shtetit, janë vjedhur të paktën 90 përqind e tyre.
Nuk ka popull në botë më të vjedhur.
Është kushtrim për çdo shqiptar.
Në Foltoren-Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve të opozitës të mbajtur para Kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokrati...
Duke folur në Foltoren-Kuvendi qytetar dhe deputetëve, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh pas rikthimit nga Samiti i Internaci...
Kryetari i PD, Sali Berisha, u prit me entuziazëm ndërsa mbërriti para kryeministrisë. Berisha u prit nga të pranishmit në Foltor...
Mijëra qytetarë janë mbledhur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në foltoren e organizuar nga opozita përba...
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi në fjalimin e tij në foltoren e vendosur para selisë së kryeministrisë tha se tashmë q...
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një reagim në rrjetet sociale, shprehet se për herë të parë n&...
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj është pritur në një takim në Budapest nga homologu hungarez, István Jakab, nj&eu...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka lëshuar sot një paralajm&...
Deputeti i Partisë së Lirisë përmes një konference për shtyp akuzoi kryeministrin Edi Rama se Shqipëria pësoi dëm...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar abuzimet korruptive, sipas tij me rrugën Qukës-Qafë Plloçe, e cila prej d...