Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar vizitën e Sekretarit të Jashtëm britanik David Cameron si një takim rutinë pune. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kjo vizitë e shpejt e Cameron ishte për të diskutuar me disa projekte që Anglia do të financojë në vendin tonë, por shumë pak është ndalur të arsyeja e vërtet e vizitës së Sekretarit britanik në Tiranë.
"Pa hyrë në planet e bashkëpunimit, dëshiroj të theksoj se kemi folur për përfshirjen në një projekt strategjik për Shqipërinë dhe Kosovën, që është hekurudha Durrës-Prishtinë që është një element kyc i rritjes së kapacitetit të lëvizjes jo vetëm mes dy vendeve tonë por në rjaon e më gjerë. Së shpejti hapim garën për portin e ri tregtar të Durrësit, jemi në pritje ndërkohë të përgjigjes nga NATO, edhe Kosova do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë është një projekt që tejkaton interesin e dy vendeve tona. Britani ka shprehur interes të përfshihet me financim dhe ekspertizë. Cameron një avokat shumë i rëndësishëm i ynë në proceset transformuese," tha Rama.
Në lidhje me emigracionin e paligjshëm, Rama e konsideroi atë si një problem që me bashkëpunimin e të dyja vendeve është duke u çrrënjosur. Ndërkohë që nuk e fshehu dhe gëzimin e tij që operacioni i përbashkët kundër trafikut të paligjshëm të qënieve njerëzore do t'i shikohet fundi.
"Kemi folur padyshim edhe për projektin apo programin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qënieve njerëzore, jemi shjumë të kënaqur, por operacioni ynë i përbashkët do të vazhdojë. Gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do të jetë maksimale edhe në vazhdim. Lidhet me vullnetin e përbahket për t’i shkuar në rrënjë këtij fenomeni," tha Rama.
Por kundër kësaj që tha Rama, Cameron gjatë gjithë fjalës së tij është fokusuar vetëm në dy pika kryesore, që tregojnë hapur dhe arsyen e vizitës në Shqipëri. Fillimisht Cameron u fokusua te emigracioni i paligjshëm, duke e konsideruar këtë një problem shumë të madh, që duhej dhënë një zgjidhje.
“Sa i takon emigracionit ka qenë një partneritet i arrirë dhe shpresoj të jetë shembull për të tjerët. Sepse në të gjithë Evropën problemi i emigracionit të parregullt është një problem që haset. I kam thënë edhe ministrave të tjerë të jashtëm që është një problem që duhet ta përballoni ju”, tha Cameron.
Një tjetër fokus që Cameron i dha vizitës në Shqipëri është dhe lufta kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ai deklaroi se deklaruar se Anglia është shumë e përfshirë këtë problem që haset në Shqipëri.
"Ajo që dua të them unë dhe në emër të kryeministrit se kjo ka qene një periudhë e sukseseshme sepse Shqipëria është partnerja jonë besnike. Një partneritet që ne kemi krijuar është dhe për luftën kundër krimit të organizuar," tha Cameron.
Ambasada britanike në vend i ka dhënë rëndësi shumë të madhe luftës kundër emigracionit në vend, në postimet e saj në rrjetet sociale. Ndërkohë që vetëm disa ditë më parë në vendin tonë ishte Ministri Kundër Emigracionit të Paligjshëm Michael Tomlinson, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve kundër këtij fenomeni.
"Ministri Kundër Emigracionit të Paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, Michael Tomlinson MP iu bashkua homologëve të tij nga i gjithë Ballkani Perëndimor, në një konferencë në Tiranë. Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit përtej kufijve për t’i bërë ballë sfidës së përbashkët të emigracionit të paligjshëm," postimi i Ambasadës.
Por jo vetëm kaq, pasi mediat britanike dhanë lajmin disa ditë më parë që Anglia ka financuar vendosjen e kamerave dhe droneve në kufirin Shqipëri-Kosovë, për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe luftën kundër krimit të organizuar. Financimi që Britania ka bërë në kufirin përgjatë Kosovës dhe Shqipërisë është 1.6 milionë paund.
"Ata inspektuan kamerat e reja, të cilat shërbejnë për njohjen e targave, të financuara nga Mbretëria e Bashkuar, në vlerën e 1.6 milionë pound, me qëllim gjurmimin e kriminelëve që lëvizin mes vendeve. Ministri mori pjesë gjithashtu në demonstrimin e dronëve të rinj, financuar nga Mbretëria e Bashkuar, në ndihmë të Policisë Shqiptare dhe asaj të Kosovës, për të mbështetur luftën kundër krimit të organizuar dhe veçanërisht emigracionit të paligjshëm," thuhet në postim.
Ndërsa mediat britanike e kanë konsideruar vizitën e Cameron në Tiranë si një mënyrë për të treguar se Shqipëria është një vend i sigurtë. Por po ashtu mediat britanike theksojnë se pavarësisht këtyre nismave, numri i emigrantëve që kalojnë kanalin anglez në Francë vazhdon dhe të rritet.
"Ministri do të njoftojë gjithashtu nisma për të ndihmuar Shqipërinë të godasë bandat që kontrabandojnë njerëz nëpër Kanalin Anglez dhe nxisin krimin e drogës në Britaninë e Madhe. Në fillim të këtij muaji, Britania i dorëzoi Shqipërisë 1.6 milionë paund kamera dhe drone në një përpjekje për të kapur bandat e trafikut të njerëzve në kanal. Por numri i emigrantëve që mbërrijnë në MB ka vazhduar të rritet pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të frenuar kalimet," shkruan The Independent.
Tashmë përballë këtyre fakteve, është vështirë që vizita e Cameron në Shqipëri të konsiderohet si një vizitë rutinë për të diskutuar për financimin e projekteve shqiptare nga Britania. Por më shumë i jepet fokusi problemit britanik të emigracionit të paligjshëm, ku një pjesë e madhe e tyre janë të rinjtë shqiptarë të zhgënyer nga vendi i tyre.
Takimi TIRANË- Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron ka zhvilluar një vizitë zyrtare ditën e sotme në Tiran&eum...
Cameron TIRANË- Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron ka hedhur disa batutua gjatë fjalës me kryeministrin Edi Rama në k...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria mund të jetë pritësja për Samitin e Përbashkë...
Cameron TIRANË- Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron ka deklaruar se emigracioni i paligjishëm problem shumë i madh. Duke fo...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se lufta kundër emigracionit të paligjshëm po vazhdon. Gjatë fjalës...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Anglia është gjithnjë e më e pranishme në Ballkanin Perëndimor.&...
Alibeaj TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve ku në këtë takim është ...
Altin Dumani TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani duke folur në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve iu p&...
Monika Kryemadhi dhe Flamur Noka TIRANË- Disa momente pikante janë kapur nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, teksa kreu i Prokuroris&...
Michel Tarran TIRANË- Kryetari i ri i Prezenës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka mbërritur ditën e sotme n&e...