Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës ka folur edhe për procesin gjyqësor që po mbahet në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Rama tha se gjykimi ndaj tyre po kryhet me një proces të parregullt ligjor. Më tej u shpreh se nga Kuvendi i Kosovës duhet të ishte ndërmarrë një rezolutë për të ngritur shqetësimin mbi standardet e atij procesi. Nëse kjo rezolutë do të ndërmerret dhe miratohet në Kuvendin e Kosovës, e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Kuvendin e Shqipërisë.
“Sot që jemi të gjithë këtu, në Kuvendin ku u shpall dhe u firmos pavarësia e Kosovës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi mbahen penga prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një gjykate ndërkombëtare, e cila në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e shtetit të së drejtës. Ajo që unë nuk vij dot deri këtu në Prishtinë të marr fjalën dhe ta gëlltis në heshtje. Në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhepit, është nyja e mbledhur në fyt, nga dyshimi, se ai proces është i parregullt ligjor, dhe se standardet e tij janë nën standardet e drejtësisë të çdo vendi demokratik që e financon atë gjykatë.
Në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjë një nismë për t’iu kërkuar përmes një rezolute të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të paktën nga partitë shqiptare, të gjitha vend financuese të asaj gjykate shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me këtë shqetësim. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varur nga gjykatësit. Ndoshta ky shqetësim i përhapur mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron atëherë kjo është gjemë e madhe. Jo për ata 4 njerëz të thjeshtë, por për vete integritetin e drejtësisë ndërkombëtare, së cilës kjo republikë ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi republikën. Prandaj nuk mund të lihet në heshtje shurdhuese që ushqehet prehja gjithfarë motivesh nga më fisniket deri te më politiket, që ajo gjëmë nëse është gjëmë ta bëjë dëmin e vet deri në fund. Dua ta dini të gjithë, se nëse Kuvendi do e ndërmerrte nismën për t’iu drejtuar gjitha shteteve sponsorizuese të gjykatës speciale dhe nëse do na kërkohej që një nisem të tillë t’i bashkohet edhe Kuvendit të Shqipërisë, PS do të angazhohej pa asnjë ngurrim që të njëjtën rezolutë ta depozitonte edhe në Kuvendin e Shqipërisë”, u shpreh kryeministri.
edi rama PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e përb...
elisa spiropali PRISHTINË- Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e p&e...
foto ilustruese PRISHTINË- Ka nisur mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë. Në sallën e ...
Takimi PRISHTINË- Kryeministri, Edi Rama dhe kryeparlamentarja, Elisa Spiropali para fillimit të seancës së përbashkët në...
kuvendi i kosoves PRISHTINË- Ka nisur mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë. Në sallën ...
PRISHTINË- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zhvilluar sot takim në Prishtinë me deputetët e Partis&eum...
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni nga Shqipëria kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës për mbledhjen e pë...
foto ilustruese PRISHTINA- Seanca e përbashkët plenare Kosovë-Shqipëri do të mbahet ditën e sotme në Prishtinë...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zbuluar detaje nga skenari që ka përgatitur opozita për protestën e radhë...
Berisha TIRANË- Kryeopozitari Sali Berisha ka rrëfyer se si i ka përjetuar 333 ditët e tij në arrest shtëpiak. I ftuar në...