POLITIKE

"Rama ka frikë", Alimehmeti: Protesta rrëzoi narrativën që qeveria ka shitur te ndërkombëtarët

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Qershor 2026, 17:50
"Rama ka frikë", Alimehmeti: Protesta rrëzoi narrativën

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, gjatë një interviste në Syri TV me gazetarin Edvin Parruca, deklaroi se protesta e zhvilluar kundër qeverisë është ndër më të veçantat, pasi sipas tij ajo është organizuar dhe mbështetur nga vetë qytetarët.

Alimehmeti u shpreh se secili prej pjesëmarrësve në protestë ka arsyet e veta për të dalë në shesh, por se të gjithë bashkohen rreth një kërkese të përbashkët: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, reagimet e kryeministrit ndaj protestës, përfshirë minimizimet dhe akuzat ndaj organizatorëve, tregojnë shmangien e përballjes me pakënaqësinë qytetare. Alimehmeti argumentoi se qytetarët e akuzojnë qeverinë për mungesë zhvillimi, përkeqësim të perspektivës së të rinjve dhe pamundësi për të ndërtuar një jetë me dinjitet në vend.

Ai theksoi se emigrimi i të rinjve shqiptarë drejt vendeve perëndimore nuk lidhet me kërkimin e pasurisë së shpejtë, por me mundësinë për të jetuar në një sistem ku vlerësohen merita, puna dhe mundi. Sipas tij, qytetarët kërkojnë arsim cilësor, shërbim shëndetësor më të mirë dhe kushte më dinjitoze jetese për familjet e tyre.

Duke komentuar reagimet e kryeministrit, Alimehmeti deklaroi se Rama po përpiqet të shmangë përballjen me realitetin politik dhe shoqëror në vend, duke ngritur sipas tij narrativa dhe akuza të ndryshme për të larguar vëmendjen nga problemet reale.

Më tej, ai vlerësoi se protesta ka arritur të ndikojë edhe në perceptimin ndërkombëtar për qeverinë shqiptare. Sipas Alimehmetit, protestat kanë nxjerrë në pah një kontrast mes imazhit që kryeministri paraqet jashtë vendit dhe perceptimit që kanë qytetarët shqiptarë për qeverisjen e tij.

Po, faleminderit për këtë mundësi për t'u shprehur në këtë drejtim. Kjo është një nga protestat ndoshta më të jashtëzakonshme në kuptimin që është e organizuar nga vetë njerëzit. Dhe njerëzit që dalin vetë aty secili ka sjellë atë brengën e vet, patjetër që momenti ishte ajo çështja e Zvërnecit që neve e pamë të gjithë. Po tashti po të shihni juve secili ka arsyetimin e vet për të dalë dhe për të mbështetur një protestë, e cila ka emëruesin e përbashkët të të gjithëve, dorëheqjen e Edi Ramës. Patjetër nuk ka se si t'i pëlqejë Edi Ramës kjo gjë dhe sillet rreth e rrotull, gjen arsyetime, ofendime, minimizime e të tjera me radhë. Vetëm e vetëm e vetëm që të mos përballet me këtë lloj akuze. Pra kur ka popullin që është derdhur në shesh dhe i thotë "largohu", largohu sepse nuk ke bërë asgjë këtë kohë përveçse ke penguar të ardhmen e të rinjve, ke bllokuar çdo lloj situate që ky vend të zhvillohet në mënyrë normale. Në mënyrën atë që do të dëshironim neve në një mënyrë perëndimore, sepse në fund të fundit të rinjtë tanë nuk është se ikin në perëndim, se në perëndim e gjejnë të shtruar me ar.

Thjesht atje bëjnë atë jetën që do donin ta bënin këtu në Shqipëri. Pra me meritokraci, me punë, me djersë, me lodhje, të arrijnë dhe të mbajnë një jetë me dinjitet. E familjet e tyre të rriten ashtu siç duhet, të kenë një arsim siç duhet për fëmijët, të kenë një shëndetësi siç duhet për moshat më të vjetra, të kenë një dinjitet për jetën e njeriut dhe për familjen. Këto gjëra që ata nuk i gjejnë këtu, sepse në të gjitha veprimet dhe mosveprimet Edi Rama dhe shpura e tij, se një dorë e vogël, një grusht i vogël njerëzish pas tij dhe ai, janë përgjegjës për të gjithë këto vite mjerim.

Ai nuk mundet ta pranojë këtë, e si rrjedhojë rri dhe kapet me gjëra krejtësisht minimale, rri dhe trillon në kokën e tij të sëmurë, trillon agjentura, trillon mendime nga më të ndryshme, vetëm e vetëm e vetëm se si t'i iki një elementi të vetëm që është realiteti.

Pra, sajon çdo lloj gjëje, vetëm të mos pranojë realitetin. E kjo, ne e dimë, mospranimi i realitetit është shenja bazë e një të sëmuri mendor. Në këtë aspekt këtu është shumë e thjeshtë për t'u gjykuar. Nga krahu tjetër, duhet kuptuar një diçka që në shesh, në këtë moment, në bulevard, kanë ardhur forca nga më të ndryshmet në mbështetje.

Jo, janë të gjitha forcat politike. Pra, në total të gjitha shtresat dhe të gjitha forcat po kërkojnë me forcë dorëheqjen e Edi Ramës. Tashti në qoftë se ky njeri nuk arrin të kuptojë as këtë, pastaj problemi është i rëndë për të. Por për sa i përket kush është në shesh dhe kush simpatizon dhe i mbështet, qoftë dhe nga larg, qoftë nga diaspora. Ju e përmendët që protestat kanë filluar tani dhe në qytete të tjera, e gjithë pjesa tjetër është e qartë. E keqja e këtij vendi diskutohet që është Edi Rama dhe kjo është kërkesa bazë e përbashkët. Ju e dini me heqjen edhe e disa ligjeve të tjera, investimet strategjike, ndërtimet në zonat e mbrojtura e me radhë. Unë do të kisha shtuar në fakt edhe këtë ligjin e dhjetëra gjinive. Pra, që edhe ju pak më parë e mbuluat në diskutim, i cili pastaj shitet nën petkun e barazisë gjinore, por më pas sjell ato situatat që ju pak më parë, diskutuam pak më parë, me trajtime hormonale për të ndryshuar gjinitë e tashmë edhe në moshat e mitura.

Fare mirë, fare mirë dhe kjo mund të kishte qenë një nga kërkesat e sheshit sepse është shumë i qartë humori i protestuesve ndaj këtij qëndrimi. Po mendoj që mjafton një gjë, rënia e të keqes, dorëheqja e Edi Ramës e pastaj të gjitha të tjerat ecin, ecin para dhe kjo Shqipëri nuk bllokohet më siç është e bllokuar. Këtë realitet e kanë të qartë të gjithë. I vetmi njeri që mundohet ta zmbrapsë këtë realitet është pikërisht i akuzuari vetë, Edi Rama.

Të vërteta, patjetër të gjitha pikat. Unë mendoj që nuk ka një pikë të vetme që do ta bëjë, janë të gjitha pikat bashkë. Pra të gjitha këto drejtime, të gjitha këto avancime bashkë. Një diçka që bëri protesta e ndau imazhin e Edi Ramës që ai ka krijuar në mënyrë false me sjelljen e tij, si dhe me nxitjen monetare që ka bërë eksponentëve ndërkombëtarë jashtë shtetit. Pra, ju e dini që atje jashtë ai mban një komplet një qëndrim tjetër, një diskurs tjetër, një fytyrë tjetër. Ndërkohë që këtu brenda ne e dinim të vërtetën e Edi Ramës. Tashti, është shumë e qartë për ndërkombëtarët, edhe ata më naivët dhe ata më mbështetësit e tij, është tejet e qartë që ai është më i pambrojtshëm. Pra, fytyra e vërtetë e tij është kjo që ne e shohim, ajo që flet populli i vet. Sepse është i pakundërshtueshëm populli. Pavarësisht çdo lloj mendimi që mund të ketë ndonjë diplomat i huaj tek e tuk. Pra, këtu po del e vërteta e madhe. Shqiptarët kanë të drejtë, kishin të drejtë për këtë njeri dhe nuk ka se si të ketë gjithë frymën popullore kundër një vit mbas zgjedhjeve dhe një vit përpara ky paska fituar 83 mandate. Pra, kjo njëkohësisht është edhe shpjegim i shifrave të vërteta të datës 14 maj 2023. Si do ishte e mundur që ky paska këto shifra.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan