POLITIKE

Klevis Balliu pranon incidentin tek Lana: E ka organizuar partia e Arlind Qorrit bashkë me Policinë

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Tetor 2026, 22:58
Klevis Balliu pranon incidentin tek Lana: E ka organizuar partia e Arlind Qorrit

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar përmes një videomesazhi pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Balliu e cilësoi ngjarjen pjesë të një skeme të mirëorganizuar, duke akuzuar struktura të Policisë së Shtetit dhe grupime që pretendojnë se janë opozitare, por veprojnë në shërbim të mazhorancës.

Balliu deklaroi se, rreth orës 17:00, nga selia e Partisë Demokratike kishte denoncuar dhunën që policia kishte ushtruar ndaj studentëve protestues. Ai akuzoi drejtues të policisë se po përpiqen të mbulojnë ngjarjet përmes deklaratave publike.

Duke iu referuar incidentit, deputeti demokrat përmendi strukturat e operacionales së policisë, si dhe persona të tjerë, mes tyre Ergys Agasin dhe grupime politike të rreshtuara në shërbim të kryeministrit Rama.

Balliu mohoi pretendimet se ishte goditur fizikisht, por konfirmoi se kishte pasur një përplasje dhe se qytetarët ishin sulmuar gjatë incidentit.

“Nuk është e vërtetë që më kanë goditur, është e vërtetë që kemi pasur një përplasje dhe që janë sulmuar qytetarët në atë moment”, u shpreh ai.

Deputeti i PD-së theksoi se, pavarësisht skemës së organizuar nga strukturat e policisë dhe grupime politike, Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga mbështetja për studentët që protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës.

“Nuk ka skemë të operacionales, skemë të Edi Ramës, skemë të qorrave që do të mund të më ndalojë mua apo Partinë Demokratike që të mbështesim me të gjitha fuqitë studentët”, deklaroi Balliu, duke paralajmëruar se mbështetja do të vijojë deri në fund.

Me zhurmën e fundit mediatike të mediave të qeverisë, më duhet të sqaroj sa vijon. Së pari, sot rreth orës 5 nga selia e Partisë Demokratike kam denoncuar dhunën e tmerrshme dhe kriminale të ushtruar nga policia e shtetit drejt studentëve. Pa diskutim kjo erdhi si rrjedhojë e një reagimi të detyrueshëm nga deklaratat e turpshme të Dimitraq Ziu, i cili kërkonte të fshihte aktet kriminale të policisë kriminale të Edi Ramës ndaj studentëve.

Së dyti, është e vërtetë që patëm një incident të mirëorganizuar nga operacionalja e policisë së Dimitraq Ziu, Skënder Hitaj, Ilir Prodës, Ergys Agasit dhe të gjithë banditëve të tjerë, të cilët përdorin aty partitë e qorrave që sillen si opozitarë po janë në shërbim total nga mëngjesi deri në darkë të mazhorancës dhe të Edi Ramës. Nuk ka diskutim që njësoj si të gjithë të tjerët, ata do të marrin përgjigjen e merituar siç kanë marrë shpesh herë çdo bandit që ka dhunuar apo ka guxuar të përplaset me qytetarët e lirë të këtij vendi. Nuk është e vërtetë që më kanë goditur, është e vërtetë që kemi patur një përplasje dhe që janë sulmuar qytetarët në atë moment. Por e padiskutueshme që nuk ka skemë të operacionales, skemë të Edi Ramës, skemë të qorrave që do të vihen para përgjegjësisë që do mund të më ndalojë mua apo Partinë Demokratike apo cilindo demokrat që të mbështesim me të gjitha fuqitë studentët që po përballen me narkoregjimin e Edi Ramës. Dhe nuk ka diskutim që kjo është një betejë e fituar dhe që Rama është në ditët e tij të fundit. Vazhdojmë përpara me studentët deri në fund.

Artikuj te sugjeruar

video

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët