Në një situatë të pazakontë, ligjore, kushtetuese, por edhe befasi anormale institucionale, kreu i shtetit Bajram Begaj dekretoi: “Zoti Edi Rama emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë”, por në kushte të panjohura më parë shtoi: “Kryeministri ushtron edhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale ‘Diella”.
Ky është dekreti i datës 12 shtator i cili futi në një diskutim të panjohur edhe sistemin juridik në interpretime ligjore dhe kushtetuese.
Reagimi i Presidencës
Pa mbushur një orë nga nxjerrja e dekretit, Presidenca reagoi duke iu përgjigjur interesit mediatik mbi “ministren Diella”, përgjegjësinë e së cilës e merr kryeministri.
“Neni 2 i dekretit e ngarkon Kryeministrin me një funksion specifik. Sa i takon referencave për nenet 102 dhe 103, Kryeministri i plotëson kushtet dhe kërkesat e parashikuara në këto dy nene”, thotë zyrtarisht Presidenca. Në nenin 103 në pikën 1 thuhet: “Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet”.
Po a i ka këto cilësi Diella virtuale?
Avokat Ermal Hamataj thotë për Faktoje.al se, “nëse krijohet si strukturë, dhe me ligj krijohet si ministre e re, duke iu referuar dekretit, Rama do të njihet si ministër i saj de facto, pavarësisht se de jure është Diella”.
Presidenti njoftoi se ka dekretuar vetëm Kryeministrin. Ministrat do të dekretohen dhe betohen në një ditë të mëvonshme.
“Ka një problem që ministri betohet, nuk është çështja vetëm tek dekreti. Nuk e di kush do e bëjë betimin në vend të Diellës, ka diçka të paqartë, pasi ministri duhet të jetë shtetas shqiptar dhe jo person virtual”, thotë për Faktoje.al, avokat Ledio Braho.
Formula e betimit të anëtarëve të qeverisë duke vënë dorën mbi Kushtetutë është e qartë dhe Kushtetuta në këtë rast nuk parashikon “dorë virtuale” për betimin mbi të.
Kush është “ministre Diella”?
Diella e e-Albania, e krijuar nëpërmjet AI (Inteligjencës Artificiale), ndihmon në marrjen e shërbimit në platformën e-Albania. Ndihmësja virtuale shfaqet e veshur me një nga kostumet tradicionale të zonës së Zadrimës.
Megjithatë, për kryeministrin, “Diella e e-Albanias” do të marrë një “post kyç”, madje në procedura të posaçme.
“Diella, anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme, por vizualisht e krijuar nga Inteligjenca Artificiale e një qeverie do të ketë në mbështetje një strukturë të posaçme për adoptimin e Inteligjencës Artificiale në proceset qeverisëse dhe mandat të posaçëm për të shembur barrierat e paragjykimeve, frikave dhe ngurtësisë së administratës për të ndikuar ritmet e procesit qeverisës”, tha Rama në Asamblenë e PS-së teksa propozonte emrat e ministrave të rinj.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
13 Shtator09:36
PS ndryshon Rregulloren e Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme (detaje)
Edi Rama, pasi u mandatua si kryeministër, do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cil&eu...
POLITIKE
13 Shtator09:08
Me foton e Diellës, Rama jep lajmin e radhës për negociatat e anëtarësimit në BE
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e shtunë me një “lajm të mirë”, siç ai vetë bën me dije.
Në...
POLITIKE
13 Shtator07:44
Votimet për Izraelin dhe Palestinën/ Shqipëria, “kundër” SHBA-ve
Shqipëria abstenon në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën me dy shtetet Izrael dhe Palest...
Sonila Meco
POLITIKE
12 Shtator21:23
“Pushteti nuk na trajton jo si sovran, por si spektatorë”/ Monolog nga Sonila Meço: Pse shqiptarët nuk e bëjnë këtë pyetje në 2025
PIRANJAT
Nga Sonila Meço!
Mirëmbrëma!
E dini çfarë më bezdis më shumë? Që në vitin 2025, në nj&e...
POLITIKE
12 Shtator20:35
Rrëfimi që tronditi FBI-në/ McGonigal takoi Ramën për përfitime personale - Duçka nuk u kursye në detaje
Mediat amerikanë vazhdojnë të trajtojnë skandalin Rama-McGonigal. Gazeta njujorkeze ‘The Epoch Times’ shkruan se McGonigal sigur...
POLITIKE
12 Shtator19:40
I vetmi deputeti që mori pjesë në votimin për Niko Peleshin, reagon Tritan Shehu dhe sqaron veprimin
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ishte i vetmi nga deputetët e opozitës që morën pjesë në procesin e votimit p&e...
POLITIKE
12 Shtator19:27
“Niko helmi”/ Blushi: Pronari i inceneratoreve, Edi Rama vuri ne krye te Kuvendit ushtarin e inceneratoreve
Sekretari i Përgjithshëm dhe njëkohësisht deputet i PL, Tedi Blushi ka folur për gazetarët pas daljes nga Kuvendi i Shqip&eum...
POLITIKE
12 Shtator19:19
Deputeti i PD mori pjesë në votim për Niko Peleshin, reagon Sali Berisha: Shehu të sqarojë veprimit. Mesazhi ishte i qartë
Brenda 24 orëve dy deputetë të PD-së kanë votuar kundër Partisë Demokratike. Bujar Leskaj votoi kundër grupit parlamenta...
POLITIKE
12 Shtator19:04
Prapaskenat / Rama “fut” në qeveri ish-zëdhënësen e Lulzim Bashës. Ajo pranon se...
Në qeverinë e re krahas ministrave të rinj nga radhët e socialistëve ka edhe një ministre virtuale e cila do të merret me pro...
POLITIKE
12 Shtator18:58
Zbardhen arsyet pse kreu i SPAK Altin Dumani dhe Prokurori i Përgjithshëm munguan në seancën e parë të Parlamentit
Në seancën e parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë morën pjesë krahas deputetëve të rinj edhe figura publike,...