POLITIKE

Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave, Paloka thirrje për hetim parlamentar

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 18:18
Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i

Udhëtimet luksoze të kryeministrit Edi Rama me avionë privatë janë rikthyer në qendër të debatit publik, pas fluturimit të tij të fundit drejt Izraelit me një avion të sekuestruar nga autoritetet amerikane.

Në një dalje televizive, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të qeverisë, duke e cilësuar stilin e jetesës së Ramës si “jetë sheiku”, të financuar, sipas tij nga taksapaguesit shqiptarë, ndërsa ka kërkuar transparencë dhe hetim parlamentar për kostot reale të këtyre udhëtimeve.

"Një kryeministër i vendit më të varfër të Europës që bën jetën e një sheiku, nga kryeministrat që bën jetën më luksoze besoj në, jo në Europë, po edhe më gjerë, edhe në vende ku demokracia është vetëm një term që përmendet kalimthi. Pata një informacion në atë kohë nga, nga qendra e kontrollit në Rinas, dikush që punonte aty ma çoi këtë informacion, që Rama herë pas here udhëtonte me charter, që i vinin nga jashtë me porosi dhe herë me chartera që i porosiste vetë. Ka qenë rasti në atë kohë kur ky vajti, mos gaboj, për të parë një ndeshje, ose Lacion ose Juven. Dhe erdhi me helikopter nga Vlora, sepse ishte në Vlorë, në vilën e tij, po pushonte, e morën me helikopter e çuan në Rinas dhe nga Rinasi mori charterin dhe shkoi pa ndeshjen, ose Lacio Juven më duket ka qenë. Pra, që atëherë e morëm këtë informacion dhe në një farë mënyre edhe filluam të hetojmë për këtë çështje dhe na rezultoi që kjo historia e charterave të Ramës ishte e përsëritur.

Kemi kërkuar komision hetimor pas informacionit që kemi, që është informacion i saktë, që në këto udhëtime, deri në kohën që ne kemi kërkuar komisionin, Rama ka shpenzuar gati 20 milionë euro. Pra, vetëm shpenzime për këto udhëtime janë rreth 20 milionë euro të Ramës. Pastaj dimë se ç'ndodhi me Air Albanian, ku u krijua një shoqëri e tërë, një firmë që mori emrin me gjithë atë propagandë që e mbajmë mend të gjithë tash dhe që me sa duket, i gjithë qëllimi paska qenë që Rama të ketë një charter të personalizuar nga kjo shoqëri. Një charter që siç e dimë e ka përdorur deri së fundmi, i kishte vënë dhe emrin Ismaili se këtij i duket dhe vetja si Ismail Qemali. Dhe ka përdorur gjithë kohën pra këtë charter Air Albanian për të bredhur jo vetëm për detyra shtetërore, por shpesh edhe privatisht me familje, me miq, me ata që ka rrotull se miq nuk ka ai, po, pra e ka përdorur si ta ketë pronë private. Duket që falimentimi ose kuazi, gati falimentimi i Air Albanias ja ka prerë këtë mundësi dhe rasti i fundit që e kanë hetuar dhe zbuluar gazetarët është ky i vajtjes në Izrael.

Ka marrë një nga avionët më luksozë të momentit, avionin e një multimilioneri, miliarderi. Është ai që u përmendët ju pra, ish-bosi i Sam Bankman-Fried, që u burgos, dhe avioni i tij u sekuestrua, se nuk dihet në pronësi të kujt është sot ky avion, nëse e ka blerë dikush apo jo. Ka një ligj në Shtetet e Bashkuara që këto të sekuestruara mund të mos t'i deklarosh kujt janë, kështu që nuk e dimë kujt është tani avioni. Qëllimi është që mos krijohen konflikte, kush blen, prona të sekuestruara nga ata që janë burgosur. Dhe duke u fshehur pas saj pra, as Rama nuk deklaron se kush e ka paguar këtë udhëtim, sepse thonë, dalin, bëjnë deklaratë që nuk është paguar, dhe kjo përdoret si, si mbrojtje, në fakt është vetë... Nuk është paguar nga qeveria. Sepse, këtu lind dyshimi. Ka, ka disa raste që është vërtetuar, pra është vërtetuar mbas fluturimeve të tilla, është vërtetuar dhe pasoja, ku Ramës i janë dërguar nga kompani private apo dhe nga individë të tjerë të lidhura me interesa në Shqipëri, chartera, i janë ofruar udhëtime luksi, turizëm, ka bërë turizëm e të ofruar nga dikush tjetër dhe në fund prapë e kemi paguar ne shqiptarët.

Nuk e ka paguar qeveria fluturimin me charter, po kemi paguar ne shqiptarët dhjetëfish dhe 100-fish me favoret që pastaj Rama ju ka bërë këtyre shoqërive, duke filluar nga kompani kineze, siç është rasti i Duçkës, ku lidhet me Gonin dhe gjithë fijet e tjera dhe në raste të tjera. Kështu që dhe në këtë rast, vajtja e Ramës me këtë charter pra super luksoz në Izrael për tre ditë, jo vetëm për një vajtje, po tre ditë që kosto, le t'i llogarisin ata që e kanë të qartë se sa janë kostot për të mbajtur charterin në dispozicion tre ditë. Dhe e gjitha kjo thashë ruhet, domethënë në sekret, këta e kanë kthyer, kanë bërë madje dhe ligj apo vendim qeverie, që udhëtimet e kryeministrit shqiptar na qenkërkan të mbrojtura nga sekreti shtetëror. Ndërkohë që bëhet fjalë për kryeministrin e një vendi të zgjedhur, po supozojmë në rastin ideal domethënë kur ka zgjedhje në një vend, të zgjedhur nga qytetarët e një vendi, të cilit janë të detyruar t'i japin llogari në çdo moment për çdo shpenzim që bëjnë. Po të shohësh, ke dhjetëra raste në perëndim, te vendet vërtet demokratike, ku kanë ikur ministra ka ikur një ministër britanik, sepse i gjetën që kishte përdorur dietat ditore, sa mund të jenë ato, nja 100 euro apo 200 euro, dy ditë më tepër sesa i takonte të merrte dhe dha dorëheqjen. 18.000 të rinj kanë ikur nga Shqipëria më shumë se nga gjithë këto që ndodhin, rrugët e prishura, shkatërrime, sot në Shqipëri, një e paraqitët ju sot në Shqipëri ka të paktën 10 protesta, për çështje të ndryshme, për problemet që kanë shqiptarët.

Domethënë mbas 10 vjetësh që votojnë Ramën po e kuptojnë që Ramës nuk i interesojnë hiç. Sepse Ramës i duhen vetëm për t'i përdorur që ky të vazhdojë të bëjë jetën e tij luksoze. Këtë po thoja, që ti vazhdon t'i bëjë këto pa çarë kokën për asgjë, pa asnjë, pikërisht sepse nuk sheh reagim. Përveç reagimit të opozitës, ky sheh që këtij populli mund t'i bëjë ç'të dojë, mund t'i thotë ulu aty, mbylle gojën, mund t'i bërtasë, të bëjë arrogantin, t'i dhunojë, t'i poshtërojë, t'i shkatërrojë. Sigurisht që Rama do iki. Rama do iki në momentin kur zemërimi i shqiptarëve që shohin përditë dhe vuajnë përditë padrejtësitë, poshtërimin, dhunën, kur zemërimi i shqiptarëve ta tejkalojë frikën e tyre, kur zemërimi i shqiptarëve ta tejkalojë nënshtrimin e tyre dhe ta kuptojnë se ai që ka frikë vërtetë është Rama. Ai arroganti, i forti, i pushtetshmi, i gjithëpushtetshmi, është ai që ka frikë nga ju, nga shqiptarët. Po kur këtë ta kuptojnë shqiptarët, atëherë do të iki Rama. Derisa shqiptarët vazhdojnë të ulin kokën, të kenë frikë nga ai palaço, që është vetë koka e krimit", tha ai në Syti.TV. 

/PiranjatNews/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan