POLITIKE

“Ata që krijuan “Diellën” po përballen më një skandal korrupsioni”/ Media franceze: Të dyshuarit lidhen me një “grup kriminal të strukturuar”

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Janar 2026, 12:21

“Ata që krijuan “Diellën” po përballen më

Skandali me Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit ka marrë vëmendjen e mediave të huaja ndërkombëtare.

Pas ''New York Times'', edhe media e madhe franceze ''Libération'', ka shkruar për krijuesit e “Diellës” ministres virtuale, të cilët përballen me akuzat e një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas Libération, problemi nuk qëndron te vetë asistenti virtual, por te profili i errët i krijuesve të saj, të lidhur me Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI).

“Ata që krijuan “Diellën” po përballen më

Më 16 dhjetor, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi nisjen e procedimeve penale ndaj tetë shtetasve shqiptarë, përfshirë drejtoreshën e kësaj agjencie dhe zëvendësin e saj.

Sipas komunikatës zyrtare të prokurorisë, të dyshuarit lidhen me një “grup kriminal të strukturuar”, i cili akuzohet për manipulim dhe intimidim në proceset e prokurimeve publike.

Akuzat variojnë nga shkelja e barazisë në tenderë dhe ankande publike, te konkurrenca e pandershme përmes dhunës, e deri te privimi i paligjshëm i lirisë.

AKSHI është institucioni që administron infrastrukturën digjitale të qeverisë shqiptare dhe kontrollon një numër të madh sistemesh publike online, përfshirë edhe platformën e ministres virtuale Diella. Deri më tani, drejtoresha e agjencisë dhe zëvendësi i saj nuk janë zyrtarisht të akuzuar.

I pyetur për çështjen, kryeministri Edi Rama, në deklarata të cituara nga New York Times dhe të përcjella nga Libération, u shpreh: “Duhet të presim dhe të shohim”, duke shtuar se institucioni në fjalë duhet të garantojë “jo vetëm pavarësinë, por edhe profesionalizmin”.

Shqipëria, e cila synon anëtarësimin në Bashkimin Europian, e ka vendosur luftën kundër korrupsionit në qendër të axhendës së saj politike. Kjo është gjithashtu një nga kushtet kryesore për integrimin europian. Që prej majit 2025, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, janë hapur disa hetime të bujshme, përfshirë ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Megjithëse një raport i Komisionit Europian, i publikuar në nëntor, vlerësoi “disa përparime” të Shqipërisë në këtë fushë, ekspertët europianë theksojnë se korrupsioni mbetet ende “gjerësisht i përhapur” në vend, përfundon Libération.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?