POLITIKE

'Rama s'ka asnjë arritje reale për të treguar'/ Vasili: Shqipëria sot më e dobët në çdo tregues krahasuar me 2013

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Prill 2026, 19:33
'Rama s'ka asnjë arritje reale për të treguar'/

Ish-deputeti Petrit Vasili ka artikuluar një sërë kritikash ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë bisedës, Vasili u shpreh se çdo qytetar ka të drejtë të besojë dhe të mendojë sipas bindjeve të tij, por theksoi se realiteti mbetet “kokëfortë”. Ai vuri në pikëpyetje 'arritjet' e qeverisë, duke kërkuar që të identifikohen konkretisht “punët e mira” të përmendura nga kryeministri.

Vasili: Tani çdo njeri ka të drejtë të besojë çdo gjë që mendon ai dhe çdo njeri ka të drejtën e tij të gënjehet në paqe. Nuk e pengon njeri, kërkënd të gënjehet, kur bëhet fjalë për ata që duan të gënjehen. Sepse, ne nuk do kemi nevojë të përdorim retorika të forta politike, por po përdorim një gjuhë shumë të thjeshtë që na kupton çdo qytetar. Praktikisht Edi Rama ka thënë që opozita do të nxihet, hedh baltë mbi punët e mira që kemi bërë ne. Në një, çdo mendje e qetë nuk ka nevojë të jetë ndonjë as me ezën e politikës asgjë, pyet, cilat janë punët e mira që ka bërë Edi Rama? Cili është ajo punë e mirë e Edi Ramës apo arritje e vërtetë e shënuar, e shkëlqyer që është arritur dhe të cilën janë djegur.

Por realiteti është kokëfortë. Edi Rama sot, në mënyrë absolute dhe të padiskutuar, nuk ka mbajtur dot asnjë nga treguesit e funksionimit të shtetit, treguesit ekonomikë apo tregues të tjerë, me të cilat, nga ata që i gjeti kur erdhi në pushtet në 2013. Tani, ka, Edi Rama ka një të drejtë, në thonjëza, në thonjëza, mos keqkuptohemi, se ka portale idiote që fjalën i dha të drejtë Edi Ramës mund ta përkthejnë sikur i kam dhënë të drejtë. Po, ka të drejtë në rast se konsiderohet sukses, që e ka kthyer Shqipërinë në narko-shtet. Që e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës dhe i dyti në botë. Ka arritje të shënuar për shpopullimin e Shqipërisë. Shqipëria edhe me shifrat e djeshme dhe pardjeshme mbetet vendi më problematik dhe në gjendje më kritike për shpopullim.

Është sigurisht arritje e shënuar korrupsioni përsa i takon, atij qeveritar, me çdo vend kryeministra, ministra, kryetarë bashkie, deputetë, drejtorë, specialistë, komisarë policie, komandantë ushtarakë, sepse këtu edhe edhe policia e ushtria mbjellin drogë e të tjera e të tjera, po, e ka arritur. Ka tregues shumë pozitiv në thonjëza, që ka shkatërruar kryekëput themelet e shtetit ligjor. Në të gjithë treguesit, shteti ligjor në Shqipëri është në një gjendje të tij më katastrofike, është ku e ku larg Kosovës, marrim dy realitete, Shqipërinë me një fjalë, Shqipërinë në Kosovë dhe Shqipërinë në Shqipëri dhe njëherazi ka sigurisht arritje të madhe sepse, dhe këtu vijmë tek ai që është fillim i pyetjes suaj, arritje të madhe ka në shkatërrimin e procesit të integrimit.

Dikush do pyesë, ka argumente për këtë punë?

Po, ka. I marrim me radhë. Shqipëria që mori ky në dorë vinte mbas një procesi shumë intensiv bashkëpunimi me Europën, falë të cilit në vitin 2011 u arrit më e madhja gjë që shqiptarët kanë pasur në raport me Europën, të lëviznin e lirë në Europë. Dhe mori pashaportën kushdo shqiptar që thotë, nga ai më kryet e shtetit deri tek një shqiptar i më i zakonshëm, ka një pashaportë ku lëviz lirshëm në tërë Shqipëri. Si u arrit kjo?

Kjo u arrit pas plotësimit të pyetësorit me 2200 pyetje dhe me 400 pyetje të tjera shtesë nga qeveria e kohës. Dhe kalimi me sukses absolut e bëri që kjo arritje t'i jepte shqiptarëve këtë gjë. Përkundrazi asaj që bënte Edi Rama dhe plot nga këta hajvanët që e rrethonin, që thoshin do shkonin 1 milion shqiptarë tani do ikin drejt Europës. E paguan ca eurodeputetë rumunë, e mbani end atë Boshtinarun, e të tjera që i paguan dhe para që të venin të votonin kundra Shqipërisë që të mos merrte liberalizimin e vizave. E megjithatë, në raportin e menjëhershëm që u krye mbas një viti e gjysëm, komisionerja për çështjet e brendshme, Cecilia Malmström, me atë kohë, erdhi dhe tha, ecurinë më të mirë mbas liberalizimit të vizave e ka Shqipëria dhe më problematike e kishte Serbia dhe Mali i Zi. Pra, këto ishin treguesit.

Njëherazi, në funksion të kësaj, në të gjithë aparatin shtetëror u ndërtua Ministria e Integrimit, drejtoritë e integrimit për të ndjekur se procesi është i komplikuar, është proces shumë teknik, kërkon shumë impenjim, të cilat monitoroheshin dhe funksiononin me monitorim të përjavshëm. Çfarë ndodhi me pak fjalë? U shkatërrua Ministria e Integrimit, ju e dini që s'ekziston më as emri as nishani, drejtoritë e gjithçka. Pse u bë kjo? Për të dhënë përgjigjen e qartë dhe e prerë. Integrimi Europian nuk ishte prioriteti i Edi Ramës. Po kush ishte prioriteti i Edi Ramës? Do vijë prapë pyetja nga publiku që na ndjek. Prioriteti ishte që të bënte Ballkanin e Hapur. Që të zhvlerësonte nismën e Berlinit, po e mbani mend, në paktin Rama-Vuçiç, i cili qe një dështim katastrofik. I paralajmëruar nga opozita shqiptare.

Dua të them, filloi me Ballkanin e Hapur. Mos harrojmë këtë gjë. E para. E dyta vazhdoi me lojërat që bënte kundra Kosovës, sanksionet kundra Kosovës e të tjera e të tjera. Më së fundi kulmoi, ja pak kohë më parë, me letrën e famshme Rama-Vuçiç që të futemi si vende të kategorisë së dytë, pra, kundër çdo lloj, kundër çdo lloj kriteri, principi, parimi të Europës e të tjera e të tjera, përse? Që të bëjmë sikur dhe njëherazi të kemi të drejtën të rrimë me dy këmbë, një këmbë të shikojë nga lindja dhe një këmbë të shikojë nga perëndimi. Një kërkesë që siç e keni parë është refuzuar në mënyrë kategorike, ashtu sikur u rrëzua në tokë Ballkani i Hapur e të tjera, por ky, në të gjitha rastet, ka qenë publikisht dhe ka thënë shumë qartë, unë me Europën, ju jeni të prapambetur, ju jeni mbrapa, ky ishte shumë përpara. Edhe njëherazi ka thënë, ne do jemi të detyruar sepse ka realitete në lindje që janë shumë joshëse dhe vendet nuk kanë çfarë të bëjnë, nuk rezistojnë dot. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?