Mbyllet protesta e shtatë për Zvërnecin: Nesër më shumë
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...

Deputeti demokrat Belind Këlliçi akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor të pasojës së zjarrit katastrofik që ta në pallatin shumëkatësh pranë Farmacisë 10, dje në Tiranë, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe të lënduar.
Ai shprehet se bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj ata ndërtuan industrinë e betonit me qëllime fitimi, teksa bëri thirrje për qytetarët që të ngrihen në protestë dhe më 17 prill t’i bahskohen asaj kombëtare në kryeqytet që do mbajë opozita.
“Pavarësisht kësaj, çdo qytetar e di sot se dy njerëz janë përgjegjësit kryesorë të asaj katastrofe, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Eshtë prej dorës së tyre, prej urdhrave të tyre që është ngritur ky sistem, me ndërtime për të marrë sa më shumë para dhe pa pasur parasysh interesat e qytetarëve, sigurinë e cilësinë e tyre të jetës. Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ngritur industrinë e betonit, që ka zaptuar çdo hapësirë, për të kënaqur klientët e për të shtuar pasurinë e tyre. Një industri kriminale që nuk ofron elementët bazike të sigurisë për njerëzit, ku duhet sakrifica e heroizmi nga disa zjarrfikës e punonjës policie për të evituar tragjedinë”, shprehet deputeti i PD mes të tjerash në reagimin e tij në rrjetin social.
Këlliçi e cilëson ngjarjen si një katastrofë të rëndë, ku dhjetëra banorë rrezikuan jetën dhe humbën pasurinë, duke kërkuar një hetim të shpejtë dhe të plotë nga organet e drejtësisë për të nxjerrë përpara përgjegjësisë çdo shkelës.
“Unë nxis hetim serioz e të plotë nga Prokuroria. Por është e qartë se autorët kryesorë të kësaj maskarade, janë mbi ligjin dhe nuk do të hetohen”, vijon ai.
Deputeti i opozitës bëri thirrje për përgjegjësi politike nga ana e qeverisë dhe autoriteteve vendore, ndërsa ftoi qytetarët të reagojnë publikisht, duke përmendur edhe një datë proteste të paralajmëruar më 17 prill.
Reagimi i plotë i Belind Këlliçit:
“Ka dy përgjegjës për katastrofën dje në Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj!
Ngjarja e rëndë dje në një zonë shumë të banuar në mes të Tiranës, ku dhjetëra banorë rrezikuan jetën dhe humbën pasurinë për shkak të zjarrit që pushtoi një kompleks për disa orë, duhet të hetohet me seriozitet dhe me shpejtësi nga Prokuroria. Të dalin shkelësit në secilën hallkë dhe të vihen para drejtësisë menjëherë!
Pavarësisht kësaj, çdo qytetar e di sot se dy njerëz janë përgjegjësit kryesorë të asaj katastrofe, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Eshtë prej dorës së tyre, prej urdhrave të tyre që është ngritur ky sistem, me ndërtime për të marrë sa më shumë para dhe pa pasur parasysh interesat e qytetarëve, sigurinë e cilësinë e tyre të jetës.
Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ngritur industrinë e betonit, që ka zaptuar çdo hapësirë, për të kënaqur klientët e për të shtuar pasurinë e tyre.
Një industri kriminale që nuk ofron elementët bazike të sigurisë për njerëzit, ku duhet sakrifica e heroizmi nga disa zjarrfikës e punonjës policie për të evituar tragjedinë.
Kur Erion Veliaj dhe Edi Rama e lejojnë të njëjtin ndërtues (famozin Armand Lilo) të shtojë 7 kate pa leje mu para zyrës së Kryebashkiakut, në mes të sheshit Skënderbej, a presin vallë qytetarët që bashkia dhe qeveria të kenë ushtruar kontroll për standardet e lejes, apo të cilësisë së punimeve në një kompleks banimi?!
Unë nxis hetim serioz e të plotë nga Prokuroria. Por është e qartë se autorët kryesorë të kësaj maskarade, janë mbi ligjin dhe nuk do të hetohen.
Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi para qytetarëve.
Dhe pasnesër, të premten, datë 17 prill, në orën 19:00, është dita që qytetarët ta bëjnë atë përgjegjës për këtë dramë e shumë të tjera që ai po i shkakton vendit”.
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka deklaruar se thirrja e kryeministrit Rama nga GJKKO për të dëshmuar në procesin e dosjes &l...
Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë, në bashkëpunim me Këshillin e Europës, zhvilluan nj&...
Edhe pak transport urban në Tiranë mori një goditje të rëndë nga reduktimi i autobusëve në masën 40% në mung...
Zv. presidentja e PL, Erisa Xhixho në një postim në rrjete sociale shkruan se situata në sistemin shëndetësor është alar...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook mesazhin e një qytetari që shpjegon të vërt...
Kryeministri Edi Rama do të thirret si dëshmitar në gjyqin që po zhvillohet mbi dosjen ‘Partizani’. GJKKO është shp...
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas zjarrit të rënë në pallatin te kompleksi Arlis në Tiranë. Braçe t...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar se opozita ka një plan të mirëpërcaktuar dhe të detajuar ...
Edi Rama i dorëzoi ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Erik Adams, pasaportën dhe kartën e identitetit të Republikës së Shqip&e...
Samiti i katërt i Diasporës ka nxitur reagime të ndryshme nga pjesëmarrësit, mes tyre edhe kritika për mungesën e trajtimit t...