Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Parcelat e klasifikuara si pemëtore apo ullishte por që nuk kanë pemë dhe prodhim, mund të aktivizohen për ndërtim në projekte që miratohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit por paraprakisht duhet ta vërtetojnë këtë.
Një vendim i mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU) në 25 gusht, nën emërtimin “Për përcaktimin e procedurave të evidentimit në terren të pasurve zë kadastral “pemëtore” apo “ullishte” gjatë shqyrtimit të aplikimit për lejë zhvillimi/ndërtimi në kompetencë të KKUT-së” parashikon pikërisht këtë aspekt.
Kështu pika 1 e vendimit përcakton se “për të gjitha vendimmarrjet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, në rast se projekt – propozimet shtrihen mbi pasuri me zë kadastral “pemëtore” apo “ullishte”, në të cilat nga evidentimi në terren rezulton të mos ketë pemëtore, drufrutorë ose ullinj, subjekti duhet të depozitojë pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit si Sekretariat Teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse, dokumentacionin përkatës.
Së pari procesverbal i gjendjes faktike të sipërfaqes së tokës ullishte apo me kultura drufrutore në terren, të shoqëruar me foto të gjendjes ekzistuese, i mbajtur nga topografi, i cili deklaron se pasuria e cila është verifikuar, është e njëjta sipas dokumentit të pronësisë, dhe agronomi, i cili verifikon gjendjen faktike mbi ekzistencën ose jo të kulturave drufrutore apo ullinjve.
Procesverbali, nënshkruhet gjithashtu nga pronari i pasurisë apo përfaqësuesi i zhvilluesit të projekt propozimit. Së dyti deklaratë noteriale e përbashkët midis zhvilluesit dhe eksperti që ka hartuar procesverbalin e gjendjes faktike, të cilët deklarojnë nën përgjegjësinë e tyre të plotë civile dhe penale për vërtetësinë e dokumentacionit të depozituar.
Pas depozitimit të dokumentacionit
Vendimi i KKUT përcakton se pas depozitimit të dokumentacionit bëhet edhe konfirmimi i gjendjes faktike të parcelës.
– Për sipërfaqet deri në 0.1 ha, konfirmimi i gjendjes faktike të pasurive, për të cilat është deklaruar që nuk ka pemëtore/ drufrutorë, kryhet nga specialisti agronom përkatës pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore brenda 5 ditëve pune. Në rast se njësia e vetëqeverisjes vendore nuk përgjigjet brenda afatit 5 ditor, konfirmimi kryhet nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse.
– Për sipërfaqet mbi 0.1 ha, konfirmimi i gjendjes faktike të pasurive, për të cilat është deklaruar që nuk ka pemëtore/ drufrutorë, kryhet nga specialisti agronom përkatës pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse, brenda 5 ditëve pune. Në rast se njësia e vetëqeverisjes vendore nuk përgjigjet brenda afatit 5 ditor, konfirmimi kryhet nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse brenda 5 ditëve.
– Për sipërfaqet deri 0.1 ha, konfirmimi i gjendjes faktike të pasurive, për të cilat është deklaruar që nuk ka ullinj, kryhet nga specialisti agronom përkatës pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse, brenda 5 ditëve pune. Në rast se njësia е vetëqeverisjes vendore nuk përgjigjet brenda afatit 5 ditor, konfirmimi kryhet nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse brenda 5 ditëve.
– Për sipërfaqet mbi 0.1 ha, konfirmimi i gjendjes faktike të pasurive, për të cilat është deklaruar që nuk ka ullinj, kryhet nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse dhe specialisti përkatës i MBZHR, brenda 5 ditëve pune.
Pas konfirmimit të kryer nga njësia e vetëqeverisjes vendore apo Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor përkatëse Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit mund të vijojë me procedurat përkatëse për lëshimin e dokumentit të lejes së zhvillimit apo ndërtimit.
Një kopje e konfirmimit të kryer nga njësia e vetëqeverisjes vendore apo Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor depozitohet edhe pranë Drejtorisë përkatëse Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës./Monitor.al
Gazetari dhe analisti nga Kosova, Berat Buzhala mendon se, Edi Rama e ka mandatin e tij të fundit si kryeministër. Gjatë bisedës në ...
Klevis Balliu fajëson drejtpërdrejt shtetin për situatën e rendit në vend, nisur nga ngjarja e fundit në Shkodër, ku dy per...
Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas ngjarjes së rëndë kriminale ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku dy persona ...
Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Mark Crawford, aktualisht President i institutit ‘Republikanët Jashtë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vrasjen e sotme në Shkodër. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se kar...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e sotme në Shkodër, duke theksuar kartelet kriminele përdoren nga Rama për vota, n...
Gjashtë muaj pas ndalimit të TikTok-ut, edhe një nga aleatët më të afërt të kryeministrit Edi Rama vazhdon ta përdo...
Bajram Begaj dekretoi datën 12 shtator për nisjen e legjislaturës së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Nëp&...
Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Admiralin Stuart B....
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar një tjetër kërkesë të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Met...