Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...

Bajram Begaj dekretoi datën 12 shtator për nisjen e legjislaturës së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, zyra e shtypit e presidentit publikoi foton e dekretit dhe të Presidentit duke hedhur firmën në letër. Dekretin e tij kreu i shtetit e shoqëroi edhe me një mesazh për deputetët e rinj të Kuvendit, duke kërkuar nga ta bashkëpunim në interes të aspiratës së shqiptarëve për t’u bërë pjesë e BE-së.
“Kuvendi është simbol i demokracisë, është hapësira ku ju, të nderuar deputetë, do t’i përkushtoheni përgjegjësisë dhe angazhimeve të marra, është hapësira ku duhet të dëgjohen dhe të respektohen zërat e të gjithë shqiptarëve. Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në përmbushjen e këtij prioriteti madhor, Kuvendi ka nderin dhe detyrimin të jetë përfaqësuesi i vizionit dhe aspiratës së shqiptarëve për një Shqipëri evropiane”, shkroi presidenti.
Por fjalët e presidentit nuk prodhuan reagim konstruktiv në sytë e opozitës. Gazment Bardhi nga PD ishte i pari që e cilësoi datën e përzgjedhur si të caktuar në zyrat e Partisë Socialiste, e jo të kreut të shtetit.
“Shqipëria nuk ka President të Republikës, por një ministër të Ramës në Presidencë, që firmos çdo gjë që urdhëron Taulant Balla. Çfarë turpi, çfarë niveli mediokër”, u shpreh Bardhi.
Sipas Kushtetutës, Presidenti Begaj kishte mundësi të përzgjidhte një ditë nga data 10 shtator deri më 20 shtator, por dita e 12 e muajit kishte ditë që ishte artikuluar jozyrtarisht nga socialistët. A2 CNN e pyeti zyrën e Presidentit se mbi cilat kritere kreu i shtetit përzgjidhi këtë datë për nisjen e legjislaturës, e jo një datë më të hershme. Përgjigja ishte se 12 shtatori ishte dita më e afërt që Kuvendi mund të mblidhej.
“Deri ditën e enjte, Presidenti nuk mund të nxirrte datën pa u certifikuar rezultati, dhe dita e vetme më e shpejtë për thirrjen ishte 12 shtatori”, sqaron presidenca.
Pavarësisht qëndrimeve, e premtja e 12 shtatorit do të shënojë edhe nisjen e legjislaturës së re parlamentare, ku përplasja për datën se kur duhet të nisë parlamenti tingëllon si një paralajmërim për atë çfarë do të ndodhë në këtë legjislaturë të re parlamentare.
Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Admiralin Stuart B....
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar një tjetër kërkesë të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Met...
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka ngritur alarmin për situatën e rënduar në arsimin paraun...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar datën e mbledhjes së Parlamentit të ri të Legjislaturës së XI, i da...
“Rastet konfirmojnë dështimin kriminal të qeverisë në fushën jetike të sigurisë ushqimore.” Kështu &e...
Partia Demokratike denoncoI gjendjen e rëndë të sigurisë publike në vend, konkretisht në qytetin e Shkodrës. Deputeti i PD-S...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është drejtuar zyrtarisht SPAK lidhur me provat e reja të bë...
Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se vetë Rama ka i dhënë dritën jeshile strukturave të krimit, duke i përdorur ato për i...
Skandali McGonigal është rikthyer në skenë më fuqishëm se kurrë më parë. Publikimi i një raporti investigues n...
Skandali Rama-McGonigal po dominon mediat amerikane. Sot gazeta e njohur ‘The Washington Free Beacon’ shkruan se në lojë është e...