POLITIKE

Rama: Burimin e Tragjasit do e marrin “strategjikët”, uji nuk është i atyre që e kanë afër

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Shtator 2025, 13:54

Rama: Burimin e Tragjasit do e marrin “strategjikët”, uji nuk

Kryeministri Edi Rama është detyruar sërish t’u kthehet polemikave për projektin e ujësjellësit të Tragjasit, që synon të furnizojë me ujë zonat elitare turistike të Dhërmiut dhe Palasës. Në një dalje publike për prezantimin e Operatorit Kombëtar të Prodhimit të Ujit, Rama mohoi kategorikisht se burimet ujore po i merren komuniteteve vendase për t'iu dhënë oligarkëve.

Por ndonëse i mohon si "konspiracione", zërat kritikë janë të shumtë. Banorët kanë ngritur shqetësimin se projektet e fundit rrezikojnë të lënë fshatra të tëra pa furnizim të qëndrueshëm, për të përmbushur kërkesat e komplekseve luksoze turistike.

“Sot po ndërtohet ujësjellësi i Tragjasit. Nuk kishte ujë e bërtisnin për burimin a thua se vajti një kuçedër që tu thante burimin ku e pinin uji nga burimi”, theksoi ai.

Rama shtoi se uji është i Shqipërisë dhe jo i atyre që e kanë më afër, duke shtuar se ai nuk ka qëllime të errëta. Po ashtu, ai shtoi edhe se në Shqipëri, sipas tij, nuk ka oligarkë.

“Të gjithë do ta kuptojnë që burimet ujore të Republikës së Shqipërisë, nuk janë burimet e atij që i ka më afër, janë burimet ujore të Republikës së Shqipërisë. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka njerëz me fat që e kanë ujin afër dhe njerëz pafat që kanë burimin larg. Siç ua kam shpjeguar shumë banorëve të Tragjasit, as nuk diskutohet që nuk ekziston në asnjë botë tjetër, veçse në botën e konspiracioneve dhe fantazive politike, mediatike, apo rreth tryezës duke pirë raki, që qeveria e Shqipërisë, ministria, t’i marrin ujin disave për t’ia dhënë disave.

Ata që çohen dhe flasin, janë dhe ca që falsin anglisht për Vjosën, dhe se si ne po thajmë një burim të Shushicës për të shuar etjen e popullit tonë dhe se si ne po thajmë një degë të lumit për të furnizuar me ujë të pijshëm banorët e Himarës. Ata s’kanë për ta kuptuar, se marrin fonde për këtë punë, por duhet ta dinë që prioriteti është furnizimi me ujë i popullsisë. Në ekuilibrin më të mirë të mundshëm me natyrën, as në rastin e Shushicës, as Tragjasit nuk bëhet fjalë për investime të papërgjegjshme për të tharë. Duke respektuar njerëzit atje, 9 muaj, ditë për ditë, kemi bërë të gjithë raportin e monitorimit të burimit, shifrat janë kaq kokëforta dhe kuptim plota, sa s’kanë diskutim që projekti ishte i drejtë, jo se ishte projekt që financohej nga qeveria, por i bërë mbi monitorimin e burimit. Nuk ka qeveria qëllime të errëta, nuk ua heqim uji njerëz të për t’ua dhënë oligarkëve. Oligarkë në Shqipëri nuk ka, nuk bën vaki kjo”, tha Rama./Piranjat.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë