Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat ku ka reaguar në lidhje me raportin e BE-së për Shqipërinë. Gjatë fjalës së saj Garo u shpreh se në vendin tonë ka probleme në drejtësisi dhë shtoi se ka korrupsio në të gjitha fushat.
Ajo më tej u shpreh se ka presion mbi gjyqtarët nga qeveria. Garo u shpreh se BE shqetësohet edhe për mungesën e transparencës për lëvizjet dhe emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe, veçanërisht kohën e gjatë që merr një vendim në gjykatat shqiptare dhe çështjet e mbartura.
Zëdhënësja e PD-së gjatë deklaratës së saj më tej thekson se një goditje në raport marrin edhe institucionet, në letër të pavarura, por që shërbejnë si antena të qeverisë si AMA dhe Televizioni publik, duke u përmendur shqetësimet e ngritura në lidhje me pavarësinë e autoritetit rregullator audio-vizual. Ajo tha se po ashtu BE vëren se nuk ka një shpërndarje të drejtë të reklamave shtetërore dhe të burimeve të tjera shtetërore.
Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Floriana Garo:
Drejtësi me probleme, presion i qeverisë mbi gjyqësorin, AMA e kontrolluar nga pushteti dhe korrupsion në të gjitha fushat, përfshirë edhe në fushata zgjedhore. Këto janë disa nga shumë përfundimet e raportit të BE për Shqipërinë ku hija e zezë e qeverisë nxihet edhe më tej.
Reforma në drejtësi nuk i ka zgjidhur problemet e drejtësisë, thekson raporti i Bashkimit Europian në kapitullin për shtetin e së drejtës. Edhe pse ruan gjuhën zakonisht të drunjtë të institucioneve ndërkombëtare, raporti cek shumë problematika që Partia Demokratike i trajton përditë dhe bien ndesh me propagandën qeveritare.
Nuk bëhet fjalë vetëm për një drejtësi të dobët përballë sistemit, por edhe mungesën e gjyqtarëve dhe vendet bosh mbetur nga spastrimet e vetingut. BE shqetësohet edhe për mungesën e transparencës për lëvizjet dhe emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe, veçanërisht kohën e gjatë që merr një vendim në gjykatat shqiptare dhe çështjet e mbartura.
Raporti e vë theksin edhe te ‘tentativat për ndërhyrje dhe presion mbi sistemin gjyqësor nga zyrtarë publikë apo politikanë’. Në këtë pikë duhet dalluar një fakt thelbësor: I vetmi politikan i pa prekur apo hetuar në Shqipëri është Edi Rama dhe njerëzit më të afërt të tij. Ndërkohë ‘drejtësia e re’ ka nën hetim krerët e tri partive kryesore opozitare, duke filluar me kryetarin e arrestuar të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili mbahet i izoluar pa akuzë prej 7 muajsh.
Raporti cek edhe korrupsionin ‘e përhapur në shumë fusha, duke përfshirë edhe fushatat zgjedhore’ duke ringritur kështu alarmin e opozitës për zgjedhje të manipuluara. Nuk kalojnë pa u ‘ndëshkuar’ as ndryshimet në Ligjin për Komisionet Hetimore, të kritikuara sipas BE, për kufizimin e rolit mbikëqyrës të parlamentit. Sipas raportit Parlamenti ka dështuar të respektojë disa nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Një goditje në raport marrin edhe institucionet, në letër të pavarura, por që shërbejnë si antena të qeverisë, AMA dhe Televizioni publik, duke u përmendur shqetësimet e ngritura në lidhje me pavarësinë e autoritetit rregullator audio-vizual. Po ashtu BE vëren se nuk ka një shpërndarje të drejtë të reklamave shtetërore dhe të burimeve të tjera shtetërore.
Partia Demokratike e përshëndet raportin e BE, edhe pse mendon se gjendja e Shqipërisë aktualisht, dhe prospektet e saj, janë në rrugë të kundërt me integrimin dhe vlerat europiane. Edi Rama dhe demokracia e tij iliberale përbën një rrezik për Shqipërinë dhe zvogëlon shanset e saj të integrimit.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në seancën e sotme parlamentare foli lidhur me tenderat dhe menaxhimin e taksa...
Plarent Ndreca TIRANA- Dalin në dritë detaje të reja nga hetimi për deputetin e Partisë Socialiste Plarent Ndreca. Ky i fundi...
Oerd Bylykbashi TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso morën pjesë në një konferenc&eum...
Agron Shehaj dhe Ervin Mete TIRANA- Deputeti Agron Shehaj ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Financave, Ervin Mete në lidhje me ko...
TIRANË- Ministri i Financave Ervin Mete gjatë fjalës së tij në interpelancën e thirrur nga deputeti Agron Shehaj në seanc&e...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka reaguar sot pas publikimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë. ...
Ina Zhupa dhe Blendi Gonxhja TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa parashtroi disa pyetje për ministrin e Ekonomisë, Kultu...
Erzen Breçani TIRANA- Ish-drejtuesi i lartë i policisë së Tiranës, Erzen Breçani është paraqitur sot n&eum...
TIRANË- Pas disa minutash tubim ka përfunduar edhe protesta e radhës e qytetarëve para bashkisë së Tiranës. Qytetarët ...
TIRANË- Blendi Këlliçi gjatë fjalës së tij në protestën e sotme para Bashkisë ka deklaruar se ata janë...