POLITIKE

Raporti i PE/ McCallister: Korrupsioni mbetet problem në Shqipëri

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2026, 12:13

Raporti i PE/ McCallister: Korrupsioni mbetet problem në Shqipëri

Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian po diskutohet për Shqipërinë, ku u prezantua draft-raporti për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister, tha se ndërsa Tirana zyrtare po i afrohet edhe më shumë anëtarësimit ajo duhet të intensifikojë punën për t'ju përafruar standardeve të Bashkimit Europian. Theksin e vuri tek miratimi i legjilacionit, për të cilin tha se nuk është i mjaftueshëm vetëm përshtatja e ligjeve shqiptare me ato europiane, por edhe implementimi i tyre. 

"Ndërkohë që Shqipëria ka hapur negociatat, ne mbështesim ecurinë. Shqipëria duhet të punojë edhe më shumë teksa vendin hyn në fazë të rëndësishme.

Procesi është strikt në bazë merite, për kriteret e Kopenhagenit. 

Miratimi i legjislacionit nuk është i mjaftueshëm, duhen ndryshime konkrete dhe impementimi i tyre. 

Raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder, tha se në Shqipëri korrupsioni mbetet një shqetësim i madh që kërkon adresim, ndërsa nënvizoi politikën tejet të polaziuar që ka vendi.

"Klima politika nuk është më e mira e mundshme. Ka shqetësime në lidhje me zgjedhjet, për dyshime për blerje votash, por gjithashtu ka shqetësime në lidhje me miniminim e bashkëpunimit politik, radikalizimin e politikës. 

Sidomos javët e fundit ka pasur një radikalizim, të fortë për ta bërë politikën në rrugë dhe jo në sallën e Parlamentit. Korrupsioni mbetet shqetësim i madh që kërkon adresim. 

Prioritet tani duhet të jetë mbylla e kapitujve të negocimit me ndryshim konkret. Objektivi për 20274-n është shumë më i arritshëm",- tha Schieder.

Për Shqipërinë foli edhe eurodeputeti Andrey Kovatchev, i cili përmendi "çështjen Balluku" duke thënë se hetimet nga SPAK duhet të vazhdojnë të pacënuara dhe se kërkesa për heqjen e imunitetit duhet të marrë një përgjigje tashmë nga Kuvendi pa vonesë.

"Lufta kundër korrupsionit duhet të japë rezultate edhe më konkrete. Institucione si SPAK duhet të veprojnë të pavarur dhe në mënyrë efecientë, të lira nga presioni politik. Hetimet që janë në vijim, përfshirë atë të Zv. Kryeministres duhet të vazhdojnë pa asnjë ndërhyrje. Zbatimi i ligjit nuk mund të jetë selektiv. Shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imuniteti pa asnjë vonesë është përgjegjësi e parlamentit. Jam i shqetësuar për amandamentet në Kodin e Procedurës Penale për të mbrojtur zyrtarët nga pezullimi kur janë nën hetim",- tha Kovatchev.

Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, kryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, eurodeputeti Marco Tarquinio, ngriti shqetësimin e numrit të lartë të të paraburgosurve në vendin tonë. 

Tarquinio shprehu vlerësimin e tij për propozimin e kryeministrit Edi Rama që Shqipëria të heqë dorë nga nga e drejta e vetos në BE, si nga Komisioneri, që procesi i integrimit të ecë përpara.

"Tek polarizimi politik inbsistojmë sepse është shumë shqetësues, në një vend ku opinioni publik ka një impaktësi për integrimin evropian. 

Respektimi i minoriteteve ka një avancim shumë të mirë. 

Edhe reforma elektorale ka nisur, ka një bashkëpunim, me një komision që tashmë ka filluar punën, sigurisht me vështirësitë që i imagjinoni. 

Edhe reforma territoriale është shumë e rëndësishme, është në vijim, që do të prekë edhe qeverisjen vendore. Dua të ndalem te një problem tjetër: Vendi ka gati 60% të njerëzve në burg të paraburgosur, pra pa një vendim të formës së prerë. Një shifër shumë e madhe. 

Çështje janë nisur edhe për ish Presidentin, kryetari i bashkisë Tiranës, apo edhe në hetim lideri i opozitës Berisha.

Pra vendi është në një moment të rëndësishëm dhe delikat dhe duhet të dimë t’i ndihmojmë për një proces që t’i shpejtojë të gjithë elementët. Pika e fundit për lëvizjen spektakolare të Kryeministrit Rama që ka vënë në dispozicion që Shqipëria të heqë dorë si nga e drejta e vetos, si nga Komisioneri, që procesi të ecë përpara, është një moment që na mëson për bujarinë që duhet për të ndihmuar proceset, që na shërben edhe ne të gjithëve",- tha Tarquinio gjatë prezantimit të draft-raportit për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?