POLITIKE

Eurodeputetët “shuplakë” qeverisë “Rama”: Hetimet ndaj Ballukut të mos cenohen

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2026, 12:04

Eurodeputetët “shuplakë” qeverisë “Rama”:

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian po diskuton draft-raportin për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Gjatë diskutimeve, kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister, tha se Tirana duhet të intensifikojë punën për t'iu përafruar standardeve të Bashkimit Europian. Theksin e vuri tek miratimi i legjislacionit, për të cilin tha se nuk është i mjaftueshëm vetëm përshtatja e ligjeve shqiptare me ato europiane, por edhe implementimi i tyre. 

"Ndërkohë që Shqipëria ka hapur negociatat, ne mbështesim ecurinë. Shqipëria duhet të punojë edhe më shumë teksa vendin hyn në fazë të rëndësishme. Procesi është strikt në bazë merite, për kriteret e Kopenhagenit.  Miratimi i legjislacionit nuk është i mjaftueshëm, duhen ndryshime konkrete dhe impementimi i tyre",- tha McAllister.

Për Shqipërinë foli edhe eurodeputeti Andrey Kovatchev, i cili përmendi "çështjen Balluku" duke thënë se hetimet nga SPAK duhet të vazhdojnë të pacenuara dhe se kërkesa për heqjen e imunitetit duhet të marrë një përgjigje pa vonesë nga Kuvendi, ndërsa kritika pati dhe për nismën ligjore të mazhorancën për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.

"Lufta kundër korrupsionit duhet të japë rezultate edhe më konkrete. Institucione si SPAK duhet të veprojnë të pavarur dhe në mënyrë efeciente, të lira nga presioni politik.  Hetimet që janë në vijim, përfshirë atë të Zv. Kryeministres duhet të vazhdojnë pa asnjë ndërhyrje. Zbatimi i ligjit nuk mund të jetë selektiv. Shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imuniteti pa asnjë vonesë është përgjegjësi e parlamentit. Jam i shqetësuar për amandamentet në Kodin e Procedurës Penale për të mbrojtur zyrtarët nga pezullimi kur janë nën hetim",- tha Kovatchev.

Raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder, tha se në Shqipëri korrupsioni mbetet një shqetësim i madh që kërkon adresim, sikurse edhe shqetësimi për blerjen e votave në zgjedhjet parlamentare.

"Klima politika nuk është më e mira e mundshme. Ka shqetësime në lidhje me zgjedhjet, për dyshime për blerje votash, por gjithashtu ka shqetësime në lidhje me miniminim e bashkëpunimit politik, radikalizimin e politikës.  Sidomos javët e fundit ka pasur një radikalizim, të fortë për ta bërë politikën në rrugë dhe jo në sallën e Parlamentit. Korrupsioni mbetet shqetësim i madh që kërkon adresim.  Prioritet tani duhet të jetë mbylla e kapitujve të negocimit me ndryshim konkret. Objektivi për 2027-ën është shumë më i arritshëm",- tha Schieder.

Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, eurodeputeti Thomas Waitz tha se pavarësia e gjyqësorit në Shqipëri është një aspekt që ka treguar rezultate konkrete, të mishëruara kryesisht nga SPAK. 

"Pavarësia e gjyqësorit është pikë kyçe dhe avancimi duhet të vijojë. Jo vetëm legjislacioni por edhe implementim i mirë.  Fakti që SPAK ka pasur kapacitetin që të arrestojë zyrtarë të nivelit të lartë tregon se kanë kapacitet dhe kjo është një shenjë shumë e mirë.  Na duhet të shohim më shumë gjithë-përfshirje, sidomos të shoqërisë civile",- tha Waitz gjatë prezantimit të draft-raportit për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?