Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë një reagim pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama më herët lidhur me burgosjen e deputetit Ervin Salianji.
Në një postim në Facebook, Bardhi shprehet se vëllezërit janë halli i Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt dhe jo drejtësia. Ai shkruan se Rama po bën çmos për të ndikuar në hetimin e vëllait të tij dhe për të penguar të vërtetën, sipas tij, të përfshirjes së Olsi Ramës me trafikantët e kokainës në Xibrakë.
Më tej Bardhi thotë se Ervin Salianji u bë zëri publik i një denoncimi të ardhur në Partinë Demokratike se vëllai trafikant i Ministrit të Brendshëm të Edi Ramës vazhdonte i qetë aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës.
POSTIMI I BARDHIT:
Olsi Rama është halli i Edi Ramës, jo drejtësia; njëlloj siç Geroni ishte halli i Fatmir Xhafajt, dhe jo drejtësia!
Fushata e egër e Edi Ramës për dënimin politik të Ervin Salianjit nga disa gjyqtarë hallexhinj s’ka të bëjë me drejtësinë. Ai po bën çfarë mundet për të ndikuar në hetimin e vëllait të tij dhe për të penguar të vërtetën e përfshirjes së Olsi Ramës me trafikantët ndërkomëbtarë të kokainës në Xibrakë.
Me të tilla fushata, e mbajmë mend që mohoi kanabizimin e vendit. Ne ishim shpifësit që i nxinim imazhin vendit.
Mbrojti Saimir Tahirin. Edhe atëherë ne dolëm shpifës për trafikun e drogës me makinën e Ministrit të Brendshëm. Madje u dënuan dy zyrtarë të lartë të PD nga Dvorani me shokë, por e vërteta doli shpejt në dritë.
Mbrojti Elvis Roshin, Arben Ndokën, Armando Prengën, Valdrin Pjetrin, Agim Kajmakun, dhe të ngjashmit e tyre. Ne ishim shpifësit për akuzat e përdhunimit, vrasjeve dhe trafikur të drogës edhe për to.
Mbrojti incineratorët. Ne shpifnim për korrupsionin, por një dyzinë zyrtarësh janë në burg për këtë.
Me këto fushata shpifjesh, sulmesh dhe dhune ndaj opozitës, Edi Rama ka mbrojtur çdokënd dhe çdo gjë që i rrezikonte pushtetin e vet.
Ervin Salianji nuk e ka sajuar që vëllai i Ministrit të Brendshëm të Edi Ramës ishte një trafikant i dënuar droge në Itali dhe qendronte i qetë në Shqipëri, pa kryer dënimin, nën mbrojtjen politike të qeverisë së Edi Ramës. Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?
Ervin Salianji u bë zëri publik i një denoncimi të ardhur në Partinë Demokratike se vëllai trafikant i Ministrit të Brendshëm të Edi Ramës vazhdonte i qetë aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës. Cili institucion e hetoi që kjo nuk është e vërtetë? Policia e Shtetit vartëse e Ministrit me vëllain trafikant? Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?
Pse nuk iu morën mostrat e zërit vëllait të MInistrit të Brendshëm, por u nis paketë postale për të bërë burgun në Itali? Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?
Përpara se të na tregojë përrallat e vjetëruara me drejtësi të pavarur, Edi Rama duhet të na thotë edhe diçka tjetër. Çfarë bënte vëllai i tij me makinën që përdornin trafikantët e drogës së Xibrakës në të njëjtën kohë kur ngrihej laboratori i drogës dhe kishte nisur përpunimi i kokainës në Xibrakë? Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?
Kryeministri Edi Rama tha se vendimi i djeshëm gjyqësor tregon sipas tij dallimin mes dy botëve që ndajnë shumicën e Shqipërisë me "Mbretërinë e Shpifarakëve nën Penxheren e Katit të Tetë të pakicës!" Edhe në postimin aktual ashtu si në reagimet e tjera gjatë 24 orëve të fundit, kryeministri nuk ka kursyer akuzat ndaj opozitës. Ai shprehet se pas dënimit të Salianjit, opozita ndihet "e kërcënuar" në lirinë e tyre për të sulmuar me shpifje, atë që sipas tij nuk e mundin politikisht me fakte dhe argumenta.
"Sa për mua që nuk i komentoj vendimet e gjykatave, kjo vlen gjithnjë kur ato vendime nuk janë të formës së prerë apo edhe kur mund të mos më bindin personalisht, sepse kurrë nuk mund t’i ve në diskutim punët e drejtësisë, por nuk më ndalon dot askush që ta ndaj publikisht opinionin tim kur drejtësia bën drejtësi deri në fund.", shprehet Rama ndër të tjera.
burgu i fierit FIER- Deputeti Ervin Salianji ka mbërritur në IEVP Fier, ku do të vuajë dënimin me 1 vit burg për ka...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e stome u ka bërë thirr...
edi rama, ervin salianji TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Ervin Salianji u vetëdorëzuar sot në polici dhe që tashm&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme u shpreh se opozita sot ë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme u shpreh se burgosja e n/krye...
ledio braho TIRANË- Ervin Salianji ka lënë ambientet e Policisë së Tiranës dhe do të transferohet drejt burgut të ...
ervin salianji TIRANË- Para pak çastesh, Ervin Salianji i shoqëruar nga avokatët e tij ka mbërritur në ambientet e drejtor...
gazment bardhi TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila ishte planifikuar të zhvillohej më 30 shtator në or...
ervin salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Saliani është paraqitur në ambientet e drejtorisë së Polic...
ervin salianji TIRANË- Deputeti Ervin Salianji i cili për pak minuta pritet të dorëzohet në drejtorinë e Policisë s&eum...