‘Shqipëria digjet, Rama krihet!’/ Këlliçi: Tirana po shkrumbohet në kodrat e saj në Daias, Priskë dhe Farkë
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook për situatën e zjarreve në ve...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook për situatën e zjarreve në ve...
Pas mbajtjes së fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit “gdhendën” një mesazh në shesh për kryeministrin Edi Rama....
Një përplasje e fortë politike po zhvillohet rreth Bashkisë Memaliaj. Kryetari Albert Malaj denoncon atë që e cilëson si nj...
Në ditën e 74-t të revoltës kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë sërish mesazhe të forta pë...
Vizita e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Serbi javën e kaluar shkaktoi një sërë reagimesh të ashpra në mbarë...
Takimi i Kryeministrit me kryetarët e bashkive ishte një takim informues për ato bashki që parashikohet të bashkohen, me qëllim sh...
Mbledhja prej 4 orësh e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e majtë të bashkive të preken nga reforma territoriale, është zh...
Një banor i zonës së Laprakës, në rrugën “Jezerca”, i është drejtuar redaksisë së Piranjat news ...
Rreth 17 kilometra larg qytetit të Zubin Potokut, në një zonë malore po vazhdojnë gërmimet nën dyshimet për varrez&eum...
Lufta me flakët në Lurë po vijon prej 24 orësh, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse....
Një i ri, pjesëmarrës në protestën para Kryeministrisë, tha se largimi i të rinjve nga Shqipëria nuk lidhet vetëm me pagat, por edhe me mungesën e meritokracisë dhe dinjitetit.
“Rinia po ikën sepse e ka të pamundur të garojë me një sistem patronazhimi”, u shpreh ai, duke shtuar se në Shqipëri vlerësohet më shumë servilizmi ndaj pushtetit sesa puna dhe ndershmëria.
Protestuesi bëri thirrje për bashkimin e shqiptarëve dhe ftoi diasporën të marrë pjesë në protestat e 14, 15 dhe 16 gushtit. Ai iu drejtua gjithashtu mësuesve, pedagogëve dhe intelektualëve që të mos qëndrojnë spektatorë, por t’i bashkohen protestës.
“Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar”, e mbylli ai fjalën.
Protestuesi: Mbrëma të gjithëve. Të nderuar bashkëqytetarë, të dashur të pranishëm. Shkaku pse rinia po ikën sot nuk është vetëm çështje parash. Është një çështje dinjiteti. Sot në Shqipëri dinjiteti ulet dhe nëpërkëmbet. Nëse je i ndershëm, quhesh i paaftë. Pse? Sepse sistemi i vlerave ka rënë krejtësisht. I aftë sot konsiderohet vetëm ai që serviloset kryetarit, partisë, drejtorit apo nënpunësit të radhës. Si student i vitit 2018, po ju them diçka. Ne në atë kohë protestuam sepse besonim me shpirt se me një arsim më të mirë dhe me barazi mund të ndërtonim të ardhmen tonë këtu, në shtëpinë tonë.
Sot në vitin 2024-ën, rinia nuk po ikën thjesht për një pagë pak më të lartë, por po ikën sepse e ka të pamundur të garojë me një sistem patronazhimi ku vlerësohet më shumë ai që i bën dëm tjetrit sesa ai që punon me ndershmëri. Kjo e bën të ardhmen absolutisht të pamundur. Dhe kjo i detyron studentët e sotëm të mos kërkojnë më as ëndrra, as të ardhme, por të kërkojnë të paktën një të tashme. Të dashur shqiptarë, është koha që të bëhemi të gjithë bashkë, të lëmë mënjanë ndasitë, hatërmbetjet dhe çdo gjë tjetër që pengon këtë bashkim tonin të madh. Shkaktarët e kësaj gjendje nuk do t'i kërkojmë te faktorët e jashtëm. Duhet të ulemi, të reflektojmë dhe të bëhemi një herë të vetme një trup i vetëm si shqiptarë.
Për të rrëzuar këtë sistem të kalbur politik. Për të rrëzuar këtë establishment që për kaq shumë vite ka punuar kundër nesh, duke larguar dhunshëm nga atdheu shqiptarët e ndershëm që nuk i bëjnë dot ballë të keqes së madhe. Për të jetuar të lirë dhe me dinjitet në vendin tonë. Një thirrje të veçantë e kam sot për mërgatën tonë. Ju lutem, na mbështesni! Në datën 14, 15 dhe 16 gusht ejani në shesh. Ju mirëpresim! Shumë persona nga diaspora më kanë kontaktuar, ju kanë ofruar mbështetje, do punojmë për ta natë e ditë kur të vijnë në shesh.
Do të doja që të gjithë të na kontaktoni dhe ju presim në shesh, do të japim kontributin tonë maksimal që t'ju bëjmë një pritje madhështore. Ju, shihni shpresën tek ne, por dhe ne kemi shpresën tek ju. Prandaj, ejani të bëhemi të gjithë bashkë për t'i dhënë një herë e mirë fund tranzicionit të stërzgjatur shqiptar. Dhe së fundmi, dua të shfrytëzoj rastin me fjalën time për të bërë një thirrje për kolegët e mi mësues, arsimtarë, pedagogë dhe intelektualë të këtij vendi. Sot është dita që ju jo vetëm të flisni por dhe të veproni. Konkretisht. Kjo fushëbetejë ka nevojë për pjekurinë dhe përkrahjen tuaj. Mos qëndroni spektatorë ndaj padrejtësive që po na bëhen çdo ditë. Sot është koha, nesër mund të jetë shumë vonë. Bashkohuni, bashkohuni, bashkohuni! Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar! Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!
Një përplasje e fortë politike po zhvillohet rreth Bashkisë Memaliaj. Kryetari Albert Malaj denoncon atë që e cilëson si nj...
Një prej protestuesve që mori pjesë në tubimin kundër qeverisë ka adresuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e...
Në ditën e 74-t të revoltës kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë sërish mesazhe të forta pë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka përcjellë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, duke e c...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot për më shumë se katër orë 20 kryebashkiakë dhe drejtuesit e PS-së në qarqe n&eum...
Detaje të reja janë mësuar nga mbledhja e kryebashkiakëve me kryeministrin Edi Rama, ku në qendër të diskutimeve ka qenë...
Zjarret në Krujë kanë marrë një tjetër dimension pas deklaratave të deputetes së pavarur Marjana Koçeku, e ...
Mbledhja prej 4 orësh e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e majtë të bashkive të preken nga reforma territoriale, është zh...
Kryeministri Edi Rama ka nisur sot takimet konsultative për propozimin e Reformës Administrative, teksa pas rreth 5 orësh ka përfunduar edhe...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Kuçin e Vlorës për të zhvilluar takimin me kryebashkiakët, ku pritet të diskutohet reforma ter...