Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANA- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka caktuar 4 gushtin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri në bashkinë e Himarës. Caktimi i datës së zgjedhjeve u bë disa orë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi më 5 korrik se ia ka hequr Alfred Belerit mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, pasi Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin e tij me burgim muajin e kaluar.
“Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat”, tha të premten Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ-së.
Beleri, me shtetësi shqiptare dhe greke, i fitoi zgjedhjet e majit 2023 si kandidat i opozitës për kryetar të Bashkisë së Himarës - qytet i banuar edhe me popullsi greke në jug të Shqipërisë. Por, ai u arrestua pak ditë para zgjedhjeve nën dyshimet për blerje votash dhe u dënua me dy vjet burgim në mars. Apeli e konfirmoi dënimin e tij në qershor.
Beleri ishte i pranishëm në seancën që u zhvillua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të premten. Ai u përcoll nga forcat e policisë nga burgu i Fierit, ku po e vuan dënimin. Ai bëri thirrje që çështja e vlefshmërisë së mandatit të tij të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
"Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar, por duket qartë arroganca e tyre që t’i bëjnë votimet në gusht. Pse KQZ t'i bashkohet kësaj kërkesë. Kam frikë se gjysma e bashkisë do të verë në burg", tha Beleri.
Pas vendimit, Ministria e Jashtme greke procesi kishte një përfundim të parashikuar. Kjo ministri kërkoi nga autoritetet shqiptare që të ndërmarrin masat e nevojshme “për t’i mundësuar menjëherë zotit Beleri, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Evropian, të kryejë punën e tij, duke nisur nga seanca plenare e 16 korrikut në Strasburg”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta shqyrtojë vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut të Himarës, pas një kërkese të dorëzuar nga kryetari i forumit të të rinjve socialistë të Himarës. Ekipi mbrojtës i Belerit ka një muaj kohë për t’u ankuar ndaj vendimit në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Beleri nuk u betua asnjëherë si kryetar i Himarës, pasi ndodhej në paraburgim dhe më pas u dënua, për akuzat që ai dhe ekipi i tij i kanë hedhur poshtë si "politike dhe të pabazuara". Dënimi i tij nxiti fërkime mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ministria e Jashtme e Greqisë tha se “dënimi dyvjeçar është padyshim joproporcional me masën e veprës së supozuar”.
Partia e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, e emëroi pastaj atë kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor, ku ai u zgjodh deputet.
Zgjedhja e Belerit si deputet i Parlamentit Evropian shkaktoi polemika - si për legjitimitetin e tij, ashtu edhe për ndikimin e rastit të tij në integrimin evropian të Shqipërisë. Juristë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se rasti i tij ngre shqetësime kushtetuese dhe ligjore. Sipas tyre, ai mund të ndikojë edhe në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe në marrëdhëniet e saj me Greqinë./ REL
Fredi Beleri TIRANA- Në Shqipëri, Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot pavlefshmërinë e mandatit t&e...
Fredi Beleri në mbledhjen e Komisionit të zgjedhjeve TIRANA- Në Shqipëri, Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi de...
Fredi Beleri GREQIA- Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandati...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pasi presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 4 gushtin p&eu...
Presidenca TIRANA- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie të ...
Fredi Belerii TIRANA- Presidenti Bajram Begaj, ka thirrur në një takim kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin. Kjo kërkesë pë...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar gruan e tij, Liri Berisha për ditëlindjen e saj. Në urimin e tij publik përmes një...
Fredi Beleri TIRANË- Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit, Këshilli i Ministrave i ...
Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha për mes një videomesazh në llogarinë e tij në "Facebook" ka...
fredi beleri GREQI- Mediat greke kanë shkruar lidhur me vendimin e KQZ për shpalljen të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të H...