“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
TIRANË- Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Hoxha, e ka konsideruar të pashmangshëm shoqërimin me forcë të ish-presidentit, Ilir Meta. Reagimi i tij vjen një ditë pas arrestimit të Metës, i cili ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme në hierarkinë shtetërore si president, kryetar Kuvendi, kryeministër, ministër i Jashtëm dhe ministër i Ekonomisë.
Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), që ka deklaruar se Meta dyshohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Arrestimi i tij shkaktoi debate në Shqipëri. Partia e Lirisë, e cila drejtohet nga Ilir Meta, tha se arrestimi i tij "ishte një rrëmbim banditeskt". PL-ja tha se ndaj Metës është ushtruar dhunë dhe policia duhet të përgjigjet para ligjit.
Reagim të njëjtë pati edhe Partia Demokratike në opozitë. Policia, ndërkaq, tha se Meta kishte refuzuar që të arrestohej dhe kishte ofenduar zyrtarët policorë, andaj në bazë të rregullave, “ai është nxjerrë nga automjeti dhe është shoqëruar forcërisht”. Edhe ministri Hoxha mbrojti veprimet e policisë, duke thënë se ajo zbatoi ligjin.
"Kur Policia e Shtetit, jo në Shqipëri, por kudo në botë, merr një urdhër arresti, nuk ka në dispozicion shumë opsione, por vetëm një: Të ndalojë personin e kërkuar dhe pikë. As mund ta lajmërojë, as mund ta ftojë dhe as mund të koordinojë me të, vendin dhe orën e ndalimit. Të gjitha këto nuk janë thjeshtë të pamundura, por janë vepër penale, që ndëshkohen me burg”, tha Hoxha.
Ai shkroi në Facebook se Policia e Shtetit më 21 tetor u detyrua ta kryente arrestimin duke përdorur forcën. Partia e Lirisë ka thënë se është duke gjetur emrat e punonjësve policorë që morën pjesë në arrestimin e Metës, duke shtuar se ata “do të ndëshkohen”.
Ndërkaq, edhe avokati i Metës, Genc Gjokutaj, ka thënë se ish-presidenti është “rrëmbyer në mënyrë banditeske". Meta kishte njoftuar për një konferencë për media për në orën 13:40 dhe ishte duke udhëtuar drejt selisë së partisë së tij kur është arrestuar.
SPAK theksoi se Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, “në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë, janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale”. Hetimet ndaj Metës nisën në vitin 2019 në lidhje me aferën e njohur si ÇEZ-DIA, që lidhet me privatizimin e ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë dhe mbledhjen e borxheve të mbetura.
Tre vjet më vonë është hapur një tjetër rast, pas një kallëzimi për pagesa në vlerë të mijëra eurove të padeklaruara nga partia e drejtuar nga Meta, për lobim në Shtetet e Bashkuara. Dy rastet, më pas, janë shkrirë në një të vetëm më 2024.
Prokuroria e Posaçme tha se Meta në cilësinë e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, “ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e përzgjedhjes së kompanisë DIA për të mbledhur borxhet e ÇEZ, edhe pse ajo nuk i përmbushte kriteret ligjore e profesionale”.
Prokuroria tha se Meta si kryetar Kuvendi, dhe bashkëshortja e tij si deputete, në vitin 2014 kanë përdorur ndikimin e tyre për të futur në tregun e fibrave optike një kompani dhe kanë përfituar më pas përqindje nga fitimet e kompanisë.
Kryetari i Agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Piro Xhixho, për të cilin është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” është thënë se ka ndikuar te drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizimin e marrëveshjes, por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.
Mes tjerash, SPAK tha më 21 tetor se Meta dhe Kryemadhi janë përfshirë në marrëdhënie korruptive me një biznesmen (S.M), duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për ndikimin e paligjshëm që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të biznesmenit në fjalë.
Kryemadhi, me porosi të këtij biznesmeni, ka ndryshuar një ligj në Kuvendin e Shqipërisë, tha SPAK-u. Nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se Meta e bashkëshortja nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106 mijë eurosh. Hetimet janë duke vazhduar, me qëllim të mbledhjes së provave dhe për të kuptuar përfshirjen e personave tjerë në këto veprimtari./REL
Jurgis Çyrbja TIRANË- GJKKO ditën e sotme ka marrë vendimin për të lënë në burg ish-deputetin Jurgis Ç...
Foto ilustruese ITALI- Qeveria e Italisë miratoi të hënën një dekret që synon të kapërcejë kundërshtimet ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e bizneseve lidhur me kontributet e tyre për pe...
edi rama GREQI- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë javën e ardhshme në Selanik një takim me shqiptarët që jetojnë...
arrestimi i metes TIRANË- Sekretari i Përgjithsëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar sërish ditën e sotme ...
jurgis cyrbja TIRANË- Është shtyrë përkohësisht seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çy...
jurgis cyrbja ne gjkkop TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka mbërritur pak më herët në ambiente...
pamje nga arrestimi TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-presidentit dhe kreut të Partisë s...
Foto ilustruese TIRANË- Prej muaj Shqipëria ka qenë dhe mbetet një nga vendet e cila po diskutohet gjerësisht nga mediat ndër...
TIRANË- Pamje nga arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja janë janë publikuar. Siç shihet edhe në foto &Ccedi...