POLITIKE

REL: Urdhri i policisë serbe për arrestimin e policit të Kosovës, “shumë joreal”

E.D Përditësimi i fundit 26 Maj 2025, 20:29

REL: Urdhri i policisë serbe për arrestimin e policit të

KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk ka dhënë përgjigje në pyetjen e Radios Evropa e Lirë nëse do të kërkojë lëshimin e një fletarrestimi ndërkombëtar nga Interpol-i për policin e Kosovës, Dylot Brahimi.

Policia serbe ka lëshuar një urdhër për arrestimin e tij pas një incidenti në Mitrovicën e Veriut gjatë një feste të maturantëve të komunitetit serb.

Predrag Petroviq, nga Qendra për Politika të Sigurisë në Beograd (BCBP), tha për Radion Evropa e Lirë se ky urdhër është akt politik dhe propagandistik.

“Qëllimi i tij është t’i dërgohet një mesazh opinionit serb se shteti i Serbisë dhe institucionet kujdesen kinse për sigurinë e serbëve në Kosovë”, tha ai.

Megjithatë, Petroviq shton se arrestimi i policit kosovar është “shumë, shumë joreal”.

Më 24 maj, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se Brahimi do të arrestohej “kurdo që të jetë i qasshëm për autoritetet serbe, pa parashkrim”.

Një ditë më vonë, ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi në televizionin Prva se urdhri për arrestim është i rëndësishëm si reagim institucional.

“Në momentin që ai bëhet i qasshëm për autoritetet shtetërore të Serbisë, ai do të arrestohet”, tha Daçiq.

Sipas Petroviqit, në praktikë kjo do të thotë se zyrtari i Policisë së Kosovës mund të arrestohet vetëm nëse ndodhet në territorin e Serbisë – gjë që, sipas tij, është shumë pak e mundshme.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e cilësoi urdhrin për arrestim të lëshuar nga autoritetet serbe në “vazhdën e përndjekjeve të policëve të Kosovës”.

“Kemi pasur raste që policë tanë janë arrestuar në Serbi. Ne i përgjigjemi vetëm gjykatave tona, por jo autoriteteve serbe”, tha Hoxha më 25 maj, gjatë një konference për media.

Në prill 2024, autoritetet serbe ndaluan zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, Dejan Jankoviq, bashkë me katër zyrtarë të tjerë policorë. Të nesërmen, ata u liruan, ndërsa autoritetet kosovare thanë se Jankoviq ishte akuzuar për “cenim të rendit kushtetues të Serbisë”.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por përmes ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian është përfshirë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën zyrtare.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njoftoi se autoritetet serbe kanë ndaluar më 26 maj Gramos Agushollin, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, teksa ishte në tranzit drejt Sllovenisë në pikën kufitare në Merdarë.

MPJD e ka cilësuar arrestimin si “arbitrar” dhe ka kërkuar reagimin e bashkësisë ndërkombëtare. Ndërkohë, autoritetet serbe nuk kanë dhënë ndonjë koment publik për këtë rast.

Disa orë më vonë, Ministria njoftoi se ai është liruar.

Disa e akuzojnë policin për reagim selektiv dhe përdorim të forcës së tepruar, ndërsa të tjerë thonë se ai ka vepruar për të parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të situatës.

Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, një grup maturantësh nga komuniteti serb po festonte mbarimin e vitit shkollor me një paradë nëpër qendër të qytetit, kur një polic ndaloi njërin prej tyre për shkak se, siç thuhet, kishte provokuar njerëzit në një kafene lokale aty pranë.

Në video shihet polici duke i vendosur dorën në qafë maturantit, ndërsa të pranishmit kërkojnë që ta lëshojë, duke thënë se i riu nuk kishte bërë asgjë.

Pikërisht ky gjest – mbajtja e dorës në qafën e të riut – ka ngjallur reagime, duke u cilësuar si përdorim i tepruar i forcës.

Në video të tjera shihet se gjatë defilimit, maturanti i kishte drejtuar gishtin e mesëm kafenesë, nga ku një person dyshohet se kishte bërë me duar simbolin e shqiponjës me dy koka – simbol i flamurit shqiptar.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të verifikojë saktësinë e pamjeve, kohën e xhirimit apo se kush e nisi incidentin.

Policia e Kosovës ka mohuar se ka pasur dhunë gjatë ndërhyrjes së saj, por tha se ka nisur një hetim kundër një zyrtari të vet të përfshirë në incident.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha në një konferencë për media të dielën se zyrtari policor do të hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe se, pas incidentit, ai është transferuar në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut nga Mitrovica e Veriut.

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se policia ka vepruar në mënyrë profesionale për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, pasi disa maturantë kishin përdorur simbole nacionaliste dhe thirrje si “Kosova është zemra e Serbisë”.

Kreu i misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka dënuar përdorimin e tepruar të forcës nga ana e policisë.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e mbështetur nga Beogradi, ka kërkuar hetim dhe ndëshkim për zyrtarët policorë që kanë tejkaluar kompetencat.

Policët nga komuniteti serb u larguan nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022, si pjesë e një largimi të organizuar. Në fillim ata u zëvendësuan kryesisht nga policë shqiptarë, ndërsa më vonë janë rekrutuar rreth 100 zyrtarë të rinj nga komuniteti serb dhe ai i pakicave të tjera./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë